Lajmet

​Kurti mirënjohës ndaj Finlandës dhe Irlandës për mbështetjen që po i japin Kosovës

Tuppurianen theksoi përkrahjen edhe për liberalizim të vizave dhe anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me ministren e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne si dhe delegacionet e tyre.

Shefi i ekzekutivit kosovar shprehu mirënjohje ndaj shtetit të Finlandës dhe Irlandës për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj.

Më lejoni ta shpreh gjithë mirënjohjen dhe falënderimin tim për mbështetjen e Finlandës dhe Irlandës, por edhe të të gjitha vendeve të BE-së. Ne e kemi këtë lidhje të dyfishtë, dypalëshe dhe përmes Brukselit. Jemi shumë të lumtur që ju kemi në Kosovë, në këto kohë të vështira, por kohë nga të cilat do të dalim edhe më të fortë se sa jemi aktualisht. Besoj se BE-ja, Finlanda, Irlanda, Ballkani Perëndimor, Republika e Kosovës, kanë shumë për t’i dhënë secilit, përvoja, bashkëpunim në rritje, tregti ekonomike, kulturë e kështu me radhë, dhe ndihmë për një Evropë dhe BE më të mirë, në aspektin e përparimit dhe mbrojtjes”, tha Kurti.

Kurse, ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen duke shprehur mbështetjen e shtetit finlandez për aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e BE-së, vlerësoi edhe veprimet e Kosovës karshi Rusisë.

Tuppurianen si mike e Kosovës theksoi përkrahjen edhe për liberalizim të vizave dhe anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Unë kam qenë anëtare themeluese e grupit të miqësisë Kosova dhe tani është koha për ta përjetuar këtë miqësi në jetën reale këtu në Prishtinë. Po jetojmë kohë të paprecedentë. Kemi luftë në Evropë. Rusia ka shkaktuar një luftë të pamëshirshme e të paligjshme në Ukrainë, dhe kjo ka qenë një alarm për ne të gjithë, për të luftuar për demokracinë. Ukrainasit po luftojnë për demokraci me jetën e tyre në fushën e betejës, dhe ne duhet të jemi të bashkuar në përgjigjen tonë ndaj Rusisë. I jemi mirënjohës Kosovës e cila ka ndërmarrë veprimet për t’u harmonizuar plotësisht me politikën e sanksioneve të BE-së kur është fjala për kundërvënien ndaj Rusisë. Kjo tregon në jetën reale, përkushtimin tuaj ndaj vlerave perëndimore, sundimit të ligjit, demokracisë, dhe të drejtave të njeriut, të cilat janë elementet thelbësore të integrimit evropian. Ne mbështesim plotësisht aspiratën tuaj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e Bashkëpunimit Evropian. Kjo kërkon shumë punë, ka shumë për të bërë dhe ne jemi këtu për të mësuar më shumë rreth pikëpamjeve tuaja dhe angazhimit tuaj ndaj kësaj kërkese. Ne mbështesim kërkesën tuaj për liberalizimin e vizave dhe gjithashtu ju mirëpresim që të jeni anëtar i Këshillit të Evropës”, theksoi ministrja Tuppurainen.

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne tha se Irlanda mbështet perspektivën evropiane të Kosovës.

Sipas tij, marrëdhëniet ndërmjet Irlandës dhe Kosovës janë shumë të mira.

Ne mbështesim fuqishëm perspektivën tuaj evropiane, po ashtu edhe perspektivën tuaj ndërkombëtare. Dhe unë e di se perspektiva ndërkombëtare dhe evropiane e Irlandës ka qenë absolutisht vendimtare për përparimin tonë ekonomik dhe social gjatë dekadave të fundit. Irlanda, siç e dini, ishte vërtet e përkushtuar për paqen dhe sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, duke përfshirë pjesëmarrjen e vazhdueshme të trupave irlandeze në KFOR. Ne jemi të gatshëm të mbështesim zhvillimin tuaj, përparimin tuaj. Mendoj se dy vendet tona janë shembuj me diaspora të mëdha. Irlanda ka udhëhequr në mënyrën se si ne angazhohemi me diasporën në mbarë botën, është shumë e rëndësishme. Ne nënshkruam një marrëveshje për taksimin e dyfishtë në vitin 2021, që përsëri është një punë normale e përditshme, mes shteteve për të siguruar që qytetarët të mos penalizohen dhe kjo ishte shumë, shumë e mirë, ishte një moment historik në marrëdhëniet tona dypalëshe. Pra, ne mezi presim të ndërtojmë mbi këtë dhe të punojmë me ju për të mbështetur aspiratat tuaja evropiane, aspiratat tuaja ndërkombëtare, ngase e di se është gjë e mirë për ju, por është gjithashtu gjë e mirë për të gjithë të tjerët dhe për stabilitetin në Evropë gjithashtu”, theksoi ministri irlandez.

Këto dy delegacione sot janë takuar edhe me zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.

Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.

Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.

Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.

Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.

Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.

Continue Reading

Të kërkuara