Lajmet

​Kurti: Gjendja e komuniteteve nuk është e mirë

Kurti u zotua për përmirësimin e të drejtave të komuniteteve.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjendja e komuniteteve romë, ashkalinjë e egjiptianë nuk është e mirë. Sipas tij, komunitet RAE po përballen me diskriminim, varfëri dhe mungesë të shanseve në aspektin socio-ekonomik. Në hapjen e samitit të parë të Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor, Kurti u zotua se një nga objektivat më të rëndësishme mbetet hartimi dhe zbatimi i politikave dhe legjislacionit për përmirësimin e të drejtave të komuniteteve.

Ai shtoi se ky samit ka për qëllim krijimin e praktikave të vendeve të ballkanit që të luftohet diskriminimi i komuniteteve.


“Ky samit ka për qëllim krijimin e një praktike të mbledhjes së akterëve kryesor për të diskutuar se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të luftojnë diskriminimin ndaj komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptianë, duke bashkëpunuar dhe ndarë praktikat më të mira institucionale, në mënyrë që të rritet mirëqenia e të përmirësohet cilësia e jetës së komuniteteve në vendet e rajonit tonë. Na duhet angazhim i përbashkët që të gjithë qytetarët tanë të ndjehen dhe të jenë pjesë e barabartë, si edhe vlerë e shtuar e shoqërisë. Krahas ndërgjegjësimit institucional si pikënisje, na duhet puna e përbashkët edhe me qytetarët. Pra, përgjegjësi institucionale, por edhe vetëdijësim shoqëror”, ka thënë Kurti.

Kurti u zotua se ekzekutivi do të vazhdojë përkushtimin për të përmirësuar kushtet socio-ekonomike përmes gjithëpërfshirjes dhe avancimit të komuniteteve.

“Ka ende shumë sfida, ngase gjendja e komuniteteve nuk është e mirë si nga aspekti i diskriminimit, po ashtu edhe nga ai i varfërisë edhe mungesa e shanseve në aspektin socio-ekonomik. Progresin e zhvillimit të shoqërive tona mund ta masim jo me atë se sa mirë jetojnë ata që kanë më së shumti, sepse ne e dimë që ata që kanë më së shumti ja bëjnë vetes qaren kollaj e shpejt. Por, ata të cilët kanë më së paku. Andaj si kryeministër i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim përkatësie etnike, feje apo prejardhje angazhohem për të gjithë njëlloj, por më së shumti e më së pari për ata të cilët kanë më së shumti nevojë”, ka shtuar Kurti.

Shefi i ekzekutivit në hapjen e këtij samiti ka shtuar se janë ndarë bursa për studentët e të tri komuniteteve me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të gjendjes së tyre.

“Një nga objektivat më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës mbetet hartimi dhe zbatimi i politikave dhe legjislacionet që përmirësojnë dhe përmbushin të drejtat e të gjithë qytetarëve në vend, sidomos me fokus grupet më të margjinalizuara të shoqërisë. Po punojmë bashkë për të përmbushur synimet e programit të qeverisë, ku prioritet në kuadër të qëllimeve strategjike dhe objektivave operacionale të Zyrës së Kryeministrit është edhe përmirësimi dhe avancimi i gjendjes së komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptianë. Me këtë qëllim kemi ndarë bursa për 100 nxënës të komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptianë për studime në Fakultet të Edukimit… Po ashtu, kemi ndarë 500 bursa për studentët e komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptianë në drejtime të tjera të studimeve përveç edukimit”, ka përfunduar Kurti.

Drejtori e organizatës “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, Isak Skenderi deklaroi se komunitetet nuk po gëzojnë të drejtat e tyre dhe po u mungojnë mundësitë.


“Sot në Kosovë, si kudo në vendet e Ballkanit Perëndimor, romët janë të bllokuar në një rreth vicioz përjashtimi. Ata nuk i gëzojnë të drejtat e tyre dhe u mungojnë mundësitë, pa mbrojtje, ata nuk janë të fuqizuar dhe një numër i madh i të rinjve romë përballen me mungesë të mundësive për të pasur qasje në hapësirë digjitale të shpejt të kërkuar nga tregu i punës në sektorin privat. Mungesa e njohurive për historinë e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve dhe kulturës së tyre janë ndër shtypësit kryesor të antigjipsizmit në Kosovë. Antigjipsismi gjithmonë mohohet nga ofruesit e shërbimeve, të cilët pretendojnë se i trajtojnë të gjithë njësoj”, ka deklaruar ai.

Kryeministri Albin Kurti tha senjë pjesë e madhe e diskriminimit ndodhë për shkak se mbetet në heshtje e nuk raportohet. Platforma digjitale për mbrojtje nga diskriminimi për komunitet romë, ashkalinj dhe egjiptianë. Ai ka ftuar që të raportojnë rastet e diskriminimit në këtë platformë. 

Lajmet

Murati: Depozitat e familjeve kosovare arrijnë rekord prej 4.69 miliardë euro

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një postimi se kursimet dhe depozitat e familjeve në Kosovë kanë arritur një nivel rekord. Sipas tij, në fund të muajit tetor, këto depozita në bankat komerciale kanë kapur vlerën prej 4.69 miliardë euro.

Murati theksoi se, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, rritja e depozitave familjare në pesë vitet e fundit ka qenë e dukshme. Ato janë shtuar me 2.12 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 82.5% krahasuar me tetorin e vitit 2019, kur vlera totale e tyre ishte 2.57 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro.
Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro.“, ka shkruar në postim Murati./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Milkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Published

on

By

Lubisha Milkoviq është dënuar me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan, ku ai akuzohej për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Milkoviq ka pranuar fajësinë pas arritjes së një marrëveshjeje me Prokurorinë Speciale, marrëveshje që përfshin veprat penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”.

Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, deklaroi i pandehuri gjatë seancës.

Avokati i tij, Milosh Deleviq, konfirmoi se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme mes palëve. Ai propozoi që Milkoviq t’i mundësohet pagesa e gjobës me këste gjatë një periudhe dyvjeçare.

Prokurori Bekim Kodraliu sqaroi se marrëveshja parasheh dënim prej dy vjetësh burg, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim, ndërsa gjashtë muaj të dënimit zëvendësohen me gjobën prej 14 mijë eurosh.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se kushtet ligjore për miratimin e marrëveshjes së fajësisë janë plotësuar dhe se ajo mbështetet në prova të mjaftueshme.

Aktgjykimi pritet të shpallet brenda pak kohësh./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ditët e humbura shkaku i protestës, Trafiku Urban njofton se do të zgjatet për 9 ditë vlefshmëria e biletës

Published

on

By

Trafiku Urban ka njoftuar se të gjitha ditët e humbura gjatë periudhës së protestës do t’u kompensohen qytetarëve përmes zgjatjes automatike të vlefshmërisë së biletave mujore.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se procesi i kompensimit realizohet vetëm pas vulosjes së biletës në njërën nga kioskat zyrtare.

Të nderuar qytetarë, kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës,” thekson ndërmarrja në njoftimin e saj zyrtar./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori gjerman nderon Rugovën: Një avokat për rezistencën paqësore

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nderuar sot figurën e Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke rikujtuar rolin e tij si simbol i rezistencës paqësore dhe i zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada ka bërë të ditur se ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, ku ka vendosur një kurorë me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e Rugovës në shtetformimin e Kosovës.

Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Fotografitë e publikuara shfaqin ambasadorin Rudolph pranë varrit të Rugovës gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorës, duke reflektuar respektin e vazhdueshëm të Gjermanisë ndaj rolit të tij historik.

Continue Reading

Të kërkuara