Lajmet

​Kurti: E vlefshme për ne kur e kuptojmë dobinë e pakove ekonomike dhe arsimore

Kështu deklaroi ai sot nga Gjilani.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati vizituan sot shkollën private “Hello” në Gjilan, e cila ka përfituar nga masat qeveritare për mbështetje ndaj bizneseve. Aty u potencua se qeveria po përmbush dy zotimet e veta për punësim dhe drejtësi.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se projekti “Super puna” mundëson punësimin e të rinjve dhe rritjen e bizneseve.

“Ju falënderoj për mirënjohjen tuaj për mbështetjen që iu kemi dhënë, sepse është shumë e vlefshme edhe për neve kur e kuptojmë dobinë që ka pasur dikush nga masat e pakove të ndryshme ekonomike dhe arsimore që i kemi dhënë ne. Edhe superpuna dhe masa për mbështetje të punësimit grave dhe ajo për rritjen e pagave si dhe ajo asnjë familje pa të punësuar që të gjitha janë refleruar në kolektivin tuaj dhe neve na vjen shumë mirë. Jeni duke bërë një punë fisnike jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh se projekti super puna do të ketë vazhdimësi.

“Është kënaqësi me pa institucione të tilla që zhvillohen, por njëkohësisht e kanë energjinë dhe proaktivitetin sikur ju që të shohin cilat masa po i ofron mbështetje dhe të aplikojnë. Kjo është shumë e rëndësishme që edhe bizneset të rrinë gati dhe t’i plotësojnë kriteret…Super puna është një projekt që do të jetë në vazhdimësi dhe që shkon rritja proporcionale. Unë iu kisha sugjeru që mos të ndaleni vetëm tek ata 16 të planifikuar, sepse mbështetja është për 30 për qind të stafit. Sa më shumë që rriteni si institucion rritet edhe mbështetja për juve prej qeverisë. Punë dhe drejtësi kanë qenë premtimet tona dhe ato po i realizojmë që të dyja”, shtoi ai.

Në anën tjetër, drejtoresha e shkollës “Hello” në Gjilan, Hysenie Kurtishi u shpreh e kënaqur me masat qeveritare në mbështetje të bizneseve.

Kryeministri Albin Kurti në Gjilan vizitoi të mërkurën edhe biznesin “Albimi LTD”.

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara