Sport

​Kurti e Hyseni flasin për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit

Kurti ka deklaruar se punimet janë ndalur për shkak të disa shkeljeve të gjetura në projektin e mëparshëm.

Published

on

Stadiumi i Gjilanit, përkatësisht ndërtimi i tij është njëra nga çështjet më të diskutuara sa i përket infrastrukturës sportive.

Në këtë stadium i zhvillojnë ndeshje dy prej skuadrave më të mëdha në futbollit kosovar si Drita dhe Gjilani, andaj mungesa e kushteve të nevojshme po ua vështirëson punën këtyre klubeve.

Në lidhje me këtë çështje, sot kanë folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Kurti ka deklaruar se punimet janë ndalur për shkak të disa shkeljeve të gjetura në projektin e mëparshëm dhe se duhet të korrigjohen ato gabime në mënyrë që procesi të mos ketë shkelje.

“Disa projekte që i kemi gjetur me shkelje përbrenda nuk kemi mund t’i vazhdojmë sepse ne nuk mund të bëjmë mbindërtim në shkeljet e gjetura, ne duhet të bëjmë edhe korrigjim për ndërtim të mbarë. E kam fjalën për stadiumin e Gjilanit i cili është projekt i yni, por duhet të jetë i tillë që edhe përfundohet me sukses dhe pa shkelje në proces”, theksoi Kurti.

Kurse Hyseni tha se punimet momentalisht janë ndërprerë për shkak se mungon një projekt i detajuar, ndërsa premtoi se në pranverën e vitit të ardhshëm do të bëhen punime intensive për ndërtimin e këtij stadiumi.

“Sa i përket stadiumit tashmë është një çështje shumë e diskutuar. Dihet që e kemi ndërprerë kontratën për shkak të shkeljeve që janë gjetur, ndërkohë që për një projekt të kategorisë së katërt siç është ky në Gjilan nuk ka projekt përfundimtar dhe detal. Ne jemi duke u marrë me projektin aktualisht dhe shpresoj që pranvera e vitit të ardhshëm, me fillimin e sezonës së punimeve do të mund të na gjejë me punë intensive sa i përket stadiumit”, tha Hyseni.

Përveç stadiumit të Gjilanit, probleme për ndërtimin e tyre ka edhe në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, stadiumin e Pejës dhe atë të Prizrenit.

Lajmet

Ballkani fiton 1-2 ndaj Drenicës

Published

on

Ballkani nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, duke marrë pikët e plota në udhëtim te Drenica.

“Xhebrailat” triumfuan me rezultat 1:2 në një sfidë të baraspeshuar. Toni Domgjoni kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 38-të, pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur. Epërsinë e dyfishoi Festim Alidema në minutën e 53-të, pas një tjetër aksioni të organizuar mirë. Drenica arriti vetëm golin e nderit, të realizuar nga mesfushori Igball Jashari në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Ballkani mban pozitën e dytë me 55 pikë, pesë më pak se Drita, ndërsa Drenica renditet në vendin e shtatë me 38 pikë.

 

Continue Reading

Lajmet

Dukagjini fiton 0-2 ndaj Ferizajt

Published

on

Dukagjini ka shënuar një fitore komode në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina arkëtoi pikët e plota pas triumfit 0-2, në një sfidë ku ishte superiore në pjesën më të madhe të lojës. Hekuran Berisha e zhbllokoi rezultatin pas 38 minutash me një supergol, duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Ferizaj pati dy mundësi të mira për të barazuar, por nuk arriti t’i konkretizojë ato. Fitoren e vulosi Dionit Isufi me një tjetër eurogol nga distanca në minutën e 51-të. Gjithçka që arriti Ferizaj ishte goli i nderit, i realizuar nga Betim Haxhimusa në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 41 pikë, ndërsa Ferizaj mban vendin e nëntë me 33 pikë.

Continue Reading

Sport

Mbyllet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid 1-1 Arsenal

Published

on

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Atletico Madridit është mbyllur pa fitues, me rezultatin 1-1, në një përballje të fortë dhe të mbushur me tension.

Golat u shënuan nga Viktor Gyökeres për Arsenalin dhe Julian Alvarez për skuadrën spanjolle, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Te Atletico, më të dalluarit në fushë ishin Alvarez dhe Ruggeri, të cilët u vlerësuan me notën 7.2 për paraqitjen e tyre solide. Në anën tjetër, te Arsenali, lojtari i ndeshjes ishte Gyokeres me notën 7.7, falë golit nga penalltia dhe kontributit të vazhdueshëm në sulm. Ndërkohë, më i dobëti në këtë takim rezultoi David Hancko me notën 5.9, pasi shkaktoi penalltinë që i kushtoi skuadrës së tij.

Ndeshja e kthimit pritet të jetë vendimtare për fatin e finales, me të dy skuadrat që mbeten në garë të hapur për një vend në finalen e madhe.

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalja e Champions League: Atletico Madrid pret Arsenalin në orën 21:00

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, Madridi do të jetë qendra e futbollit evropian, ku Atletico Madrid do të kërkojë finalen e madhe të Champions League në një përballje jetike kundër Arsenalit.

Si e vetmja skuadër spanjolle që ka arritur deri në këtë fazë, “Colchoneros” mbajnë mbi supe peshën e një kombi të tërë, duke u mbështetur te një seri mbresëlënëse fitoresh dhe te një mbrojtje e çeliktë.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur dhe me një atmosferë elektrizuese, ku tifozët do të jenë “lojtari i 12-të” për të ndalur hovin e “Topçinjve” të Londrës.

Kjo gjysmëfinale premton një luftë të vërtetë taktike dhe emocionale, ku pasioni madrilen do të ndeshet me ambicien e madhe angleze për lavdi.

Continue Reading

Të kërkuara