Lajmet

​Kurti: Caku ynë është që të përmirësojmë kushtet arsimore dhe të ngrisim cilësinë

Mëngjesin e së enjtes, kryeministri e ministrja e Arsimit morën pjesë në përurime të shkollave në Podujevë.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci kanë marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të shkollës “Luigj Gurakuqi” dhe sallës së edukatës fizike.

Në paralelen e ndarë të kësaj shkolle në Batllavë të Podujevës, Kurti ka thënë se nxënësit e mësimdhënësit do të kenë kushte më cilësore për arsim. Po ashtu, shefi i ekzekutivit u zotua se deri në fund të vitit do të finalizohen 17 objekte parashkollore ku do të arsimohen rreth 1800 fëmijë.

Mëngjesin e së enjtes, kryeministri e ministrja e Arsimit morën pjesë në përurime të shkollave në Podujevë.

Kryeministri Albin Kurti tha se duke krijuar kushte më të mira infrastrukturore për procesin arsimor do të ngritët edhe cilësia në arsim.

“Me këtë objekt të ri shkollor me sipërfaqe të përgjithshme prej 1100 metra katror, ju presin 10 dhoma mësimi të pajisura me inventar bashkëkohor, të cilat do të jenë në shërbim të nxënësve dhe të komunitetit. Tani ato dhoma mësimi duhet të gumëzhijnë me tinguj pune. Aty duhet të nxitet kureshtja e nxënësve për dije që nesër të kemi profesionistë të mirë e qytetarë të përgjegjshëm. Të tillë që do t’i kontribuojnë zhvillimit të kësaj ane dhe gjithë vendit tonë. Më herët ishim edhe në përurimin të sallës së edukatës fizike me sipërfaqe prej 700 metra katror. Sepse në shkollat tona na duhen edhe librat e bankat për mësimin, por edhe sallat sportive dhe gjimnastika për shëndetin. Për një trup të disiplinuar dhe të shëndetshëm të fëmijëve tanë. Për një mendje të kthjellët e të ditur të nxënësve tanë, na duhen që të dyja”, ka thënë Kurti.

Më tej, ai foli edhe për rolin e mësimdhënësve, ku tha se roli i tyre është i pazëvendësueshëm.

“Arsimi është shtylla jonë qendrore mbi të cilën zhvillohen të gjitha fushat tjera të shtetit dhe shoqërisë. Ne po punojmë me një qasje shumëdimensionale që ta forcojmë arsimin në vend. Caku ynë është që të përmirësojmë kushtet arsimore, por edhe ta ngrisim cilësinë. Për këtë qëllim e kemi ngritur buxhetin e arsimit në këtë vit për 12 për qind. Deri në fund të këtij viti priten të finalizohen 17 objekte parashkollore ku do të arsimohen dhe edukohen rreth 1800 fëmijë. Ndërkaq për tri vitet e ardhshme tani më kemi siguruar 18 milionë euro për investime fillestare në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në infrastrukturën përkatëse në shkolla”, ka shtuar ai.

Edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është zotuar se kanë prioritet arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës.

“Krahas politikave arsimore ne po vazhdojmë të përmirësojmë infrastrukturën shkollore gjithandej në komunat e Republikës së Kosovës. Duke e ditur rolin e rëndësishëm që e ka ambienti shkollor në mësimnxënie e mësimdhënie. Po punojmë pa u ndalur dhe me përkushtim të madh në shumë drejtime, duke i kaluar një nga një të gjitha vështirësitë në mënyrë që secila shkollë, secila klasë, secili mësues në Kosovë të jetë i gatshëm dhe i motivuar për të punuar dhe për t’i ndihmuar secilit fëmijë që të arrij potencialin e plot të tij ose të saj. Në këtë objekt shkollor tash e tutje nxënësit e paraleles së ndarë të shkollës “Luigj Gurakuqi” do të arsimohen e do të kenë mundësinë të zhvillojnë mësimin në kushte moderne në këtë objekt bashkëkohor” , tha Nagavci.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se me qeverisjen në këtë komunë, prioritet mbetet ofrimi i kushteve më cilësore për fëmijët në shkolla duke ndërtuar objekte të reja shkollore, salla sportive e kabinete.


“Ka qenë nevojë dhe kërkesë e kahershme e kësaj ane. Kjo shkollë me infrastrukturë të kompletuar, moderne do të ofrojë mundësi të reja për mësimdhënie dhe mësimnxënie për nxënësit e fshatit Batllavë dhe fshatrave përreth. Investimi më i mirë dhe më i duhur është pikërisht investimi në arsimin dhe edukimin e brezave të rinj. Sepse janë pikërisht ata të cilët me dijen e fituar do të kontribuojnë në ndërtimin e së tashmes dhe të ardhmes së komunës dhe shtetit tonë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se as në shkollën e fshatit Lluga dhe as në atë Batllavës sot nuk është duke u zhvilluar mësimi për shkak të grevës së përgjithshme në arsim tash e 14 ditë. Në shkollën fillore në Lluga mësimdhënësit kanë ndarë vetëm tekstet shkollore për nxënësit.

Lajmet

KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike, paralajmëron rritje të konsumit

Published

on

By

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë me kujdes energjinë elektrike gjatë muajve të dimrit, pas rritjes së ndjeshme të konsumit.

Sipas të dhënave të publikuara nga KESCO, gjatë periudhës 1 shtator – 31 tetor, konsumi i energjisë elektrike është rritur për 4.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, ditët e para të nëntorit kanë shënuar një rritje edhe më të madhe, me afro 25 për qind më shumë konsum krahasuar me muajin paraprak.

KESCO thekson se kursimi i energjisë nuk nënkupton heqjen dorë nga ngrohja apo rehatia në shtëpi, por shmangien e shpenzimeve të panevojshme dhe përdorimin më racional të pajisjeve elektrike.

“Mbajtja e temperaturave të arsyeshme në ambientet e banimit, ngrohja e hapësirave që përdorim, shfrytëzimi efikas i pajisjeve elektrike dhe fikja e tyre kur nuk nevojiten janë veprime të thjeshta që mund të sjellin ndryshim”, thuhet në komunikatën e KESCO-s.

Sipas kompanisë, përdorimi i kujdesshëm i energjisë ndihmon në uljen e shpenzimeve familjare, zvogëlimin e ngarkesës në rrjet gjatë periudhave të konsumit të lartë dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve energjetike.

Në fund, KESCO u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që gjatë këtij dimri të tregojnë kujdes në përdorimin e energjisë elektrike, duke shmangur shpenzimet e panevojshme.

D.L

Continue Reading

Lajmet

United Hospital, standard i ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë – teknologji e avancuar dhe trajtim modern i sëmundjeve vaskulare

Published

on

By

United Hospital, tashmë një nga spitalet private më të mëdha në Kosovë, po fuqizon vazhdimisht ofertën e shërbimeve shëndetësore përmes teknologjisë së avancuar, pajisjeve moderne diagnostikuese dhe trajtimit bashkëkohor në fusha të ndryshme të mjekësisë.

Një ndër fushat ku ky institucion shëndetësor ofron zgjidhje të specializuara është edhe mjekësia vaskulare, e cila merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të enëve të gjakut, nga koka deri te këmbët.

Përmes ekspertizës profesionale të Dr. Halil, pacientët informohen për mundësitë moderne të trajtimit të problemeve vaskulare, duke përfshirë metodat kirurgjike të hapura, intervenimet minimale invazive dhe procedurat endovaskulare.

Në United Hospital trajtohen një sërë patologjish vaskulare, ndër të cilat:

Stenoza e arteries karotide, me rëndësi të veçantë në parandalimin e goditjes në tru.

Aneurizmat e aortës, torakale dhe abdominale.

Ngushtimet e arterieve të veshkave, pelvikut dhe gjymtyrëve të poshtme.

Sëmundjet e venave dhe variçet, përmes metodave moderne të trajtimit, përfshirë përdorimin e ngjitësit biologjik, një alternativë ndaj operacionit klasik për pacientët e përshtatshëm.

Përparësia e këtyre metodave qëndron në mundësinë e trajtimit më pak invaziv, reduktimin e shqetësimeve pas procedurës dhe rikthimin më të shpejtë në aktivitetet e përditshme, varësisht nga gjendja shëndetësore dhe metoda e aplikuar.

Me investimet në teknologji, zgjerimin e shërbimeve dhe angazhimin e profesionistëve shëndetësorë, United Hospital synon të ofrojë standarde bashkëkohore të kujdesit mjekësor, duke krijuar më shumë mundësi për pacientët që kërkojnë diagnostikim dhe trajtim të specializuar brenda Kosovës.

United Hospital – kujdes shëndetësor, teknologji dhe profesionalizëm në shërbim të shëndetit tuaj!

046 60 70 70

M2, Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë – Kosovë

Për informacione dhe konsultime, kontaktoni United Hospital. Përshtatshmëria për secilën procedurë përcaktohet pas vlerësimit nga mjeku specialist.
gazeta speciale./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Lëvizjet me çmimet e derivateve: Kusari-Lila paralajmëron rikthimin e çmimit tavan nëse nafta nuk pocheapërohet në Kosovë

Published

on

By

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se Qeveria do të rikthejë çmimin tavan për naftën nëse rënia e çmimeve të derivateve në tregun botëror nuk reflektohet në tregun kosovar brenda pak ditëve.

Duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare të deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi, e cila ngriti shqetësimin për ndikimin e shtrenjtimit të naftës në çmimet e produkteve të tjera, ministrja Kusari-Lila sqaroi se dy ditët e fundit ka filluar një rënie e çmimeve në tregun ndërkombëtar.

“Arsyeja e çmimit 1.90 ose 1.89, që është sot, e evidentuar, ka të bëjë me rritjen e çmimit në tregun botëror. Megjithatë, pozitive në këto dy ditët e fundit është një fillim i rënies dhe që nga nesër, nëse nuk ka rënie apo reflektim në çmimin në tregun në Kosovë, atëherë ne e rikthejmë çmimin tavan, i cili tashmë kemi edhe bazën ligjore për ta bërë atë”, deklaroi Kusari-Lila.

Ministrja shpjegoi se vendimi për heqjen e çmimit tavan ishte marrë më 8 shtator pas përfundimit të afatit 180-ditor, ndërsa institucionet kanë vazhduar monitorimin e marzhës tregtare në baza ditore.

“Çka kemi bërë? Kemi shqyrtuar gjendjen e inspektimeve, por gjithashtu edhe kemi pasur skadim të afatit bazuar në këtë udhëzim administrativ… Megjithatë, pas heqjes së këtij vendimi, që nga data 8 shtator deri më sot, më 5 nëntor, në baza ditore kemi bërë dhe bëjmë, vazhdojmë të bëjmë monitorimin e çmimit dhe përcaktimin e marzhës sipas çmimeve të tregut… Të dhënat zyrtare të importit tregojnë se marzha që nga heqja e çmimit tavan nuk e ka kaluar 12 centin, i cili është i përcaktuar me udhëzimin administrativ. Ka qenë 11.5 cent”, shtoi ajo.

Ajo po ashtu nënvizoi se Kosova mbetet mjaft e ekspozuar ndaj luhatjeve globale për shkak të shkallës së lartë të importit, por siguroi se ekzekutivi nuk do të qëndrojë pasiv.

“Kosova, siç e dini, nuk është e izoluar dhe nuk ka qenë e izoluar nga këto zhvillime. Në të kundërt, është shumë e ekspozuar për shkak të nivelit të madh të importit. Megjithatë, qeveria nuk ka qëndruar dhe nuk do të qëndrojë pasive përballë këtij çrregullimi të tregut. Ne ndërhyjmë aty ku i kemi kushtet ligjore”, përfundoi Kusari-Lila, duke cituar udhëzimet administrative përkatëse që lehtësojnë ndërhyrjen e shtetit. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Cassis nga Prishtina vlerëson lart diasporën: Rreth 500 mijë kosovarë jetojnë në Zvicër, lidhja jonë është e jashtëzakonshme

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës janë të shkëlqyera dhe të bazuara në një histori të gjatë e të fuqishme bashkëpunimi.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, Cassis theksoi se kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Prishtinë si pjesëtar i Qeverisë zvicerane, ndonëse takimet mes diplomacive të të dyja vendeve kanë qenë të vazhdueshme.

“Zvicra dhe Kosova kanë një histori të gjatë të marrëdhënieve intensive dhe të shkëlqyera. Ne ishim ndër vendet e para që e njohëm pavarësinë e Kosovës, që në orët e para, dhe lidhjet tona janë bërë kaq të forta sepse kemi qenë të hapur për t’i hapur kufijtë për shumë njerëz nga Kosova, të cilët kanë ardhur në Zvicër për të punuar e jetuar”, u shpreh Cassis.Diplomati zviceran vuri theksin te roli i jashtëzakonshëm i diasporës kosovare në Zvicër, duke saktësuar numrin e qytetarëve me prejardhje nga Kosova që jetojnë atje.

“Bëhet fjalë për rreth 500 mijë njerëz, gra, burra dhe fëmijë, që jetojnë në Zvicër dhe që kanë ose pasaportë kosovare, ose vijnë nga kjo trevë. Kjo përbën pothuajse 10 për qind të të gjithë popullsisë sonë, gjë që natyrshëm krijon një lidhje njerëzore jashtëzakonisht të fortë. Përveç kësaj, ata janë edhe heronj të futbollit në vendin tonë”, shtoi ai.

Cassis po ashtu kujtoi vizitën shtetërore të ish-presidentes Vjosa Osmani në Zvicër në mars të vitit të kaluar, duke e cilësuar atë si një moment me rëndësi të veçantë për thellimin e partneritetit dypalësh. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara