Lajmet

​Kullat e Jasharëve në gjendje të rëndë edhe pas 23 vjetëve nga Epopeja e UÇK-së

Published

on

Edhe këtë vit, në shënimin e 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “dora” e shtetit po mungon në ruajtjen dhe konservimin e kullave të Jasharëve që të mos shemben.

23 vjet nga beteja dhe sakrifica e lavdishme e komandantit legjendar Adem Jashari, qytetarët shprehën të mllefosur me institucionet për neglizhencën që i kanë bërë kullave të Jasharëve. Ndërsa përgjegjësitë nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale nuk pranuan të flasin.

Faruk Rexha, i cili ka ardhur nga Komuna e Vitisë për të nderuar familjen Jashari thotë për KosovaPress se gjendja e mjerueshme e kullave është për shkak të neglizhencës së institucioneve.

“Institucionet është dashur të merren me këtë. Fatkeqësisht nuk kanë punuar mjaftueshëm deri tani. Është dashur të punohet më shumë sidomos në monumentet historike që duhet të riparohen, është për brezat e ardhshme. Pasi gjendja është e mjerueshme krejt faji është tek institucionet”, thotë ai.

Më kritikë ndaj institucioneve shprehët, Selman Sylejmani, i cili thotë se këtë gjendje të mjerueshme të kullave nuk mund ta sheh askund.

“Këtu shteti ka neglizhuar çdo gjë. Ky vend është dashur të bëhet në lule, por gjithsesi është mjerim me pa në këtë gjendje këto kulla. Këtë vend, këtu veç syri mundet me pa, se ma gjendje të mjerueshme nuk mund të sheh as në Afrikë”, deklaron ai.

Lidhur me këtë gjendje, ciceroni i cili është angazhuar nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale nuk pranoi të flas. Por, Xhevat Imeri ka përshkruar sakrificën e familjes Jashari për liri të vendit në vitin 1998.

“Gjithçka është e lidhur rreth këtij vendi dhe kësaj familje. Kur e them këtë është se në Prekaz u derdh gjaku, por edhe ai vend nga i cili erdhi liria e Kosovës. Ka qenë familja që ka sakrifikuar edhe më të shenjtën me të vetëm qëllim lirinë e Kosovës. Duke pasur parasysh edhe sulmin e parë që ka ndodhur në viti 1991 dhe sulmin e dytë në 22 janar në vitin 1998 kur familja kishte mundësi të tërhiqet, por vendosën të qëndrojnë e të bëjnë edhe më të fortë rezistencën”, thotë ai.

E detaj rreth betejës që është zhvilluar 23 vjet më parë për KosovaPress shpalosi Selman Sylejmani.

“Më 9 mars kam hyrë në këtë kullë këtu e kam gjetur të rrënuar e si më keq. Kemi qenë të pikëlluar për atë tragjedi dhe gjenocid që e bëri serbi në këtë vend padrejtësisht. Por jemi krenar me familjen Jashari”, deklaron ai.

Konservimi i kullave të Jasharëve është planifikuar të niste në vitin 2019 përmes një vendimi qeveritar. Ndërsa në vitin 2018 kishte miratuar Ligjin për Kompleksin Adem Jashari.

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Lajmet

Paradite mot i ngrohtë, pasdite priten reshje lokale e rrufe

Published

on

By

Të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C.

Ndërkohë, ato maksimale gjatë ditës pritet të ngrihen duke arritur nga 28°C deri në 32°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 m/s.

Ndryshim i lehtë i motit parashihet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ku në vende-vende priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Breshëri dëmton rreth 90% të të mbjellave në Istog

Published

on

By

Stuhia e fuqishme e breshërit që goditi komunën e Istogut ka shkaktuar dëme materiale në sektorin e bujqësisë.

Siç raporton RTK, vlerësimet fillestare të autoriteteve lokale tregojnë se rreth 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella në këtë territor mund të jenë prekur nga moti i ligë.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut, Artan Gegaj, bëri me dije për RTKlive se, ndonëse ende nuk ka një bilanc përfundimtar, stuhia ka dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave bujqësore.

Ai njoftoi se nga mëngjesi i së martës do të formohen komisionet përkatëse për të dalë në terren me qëllim evidentimin e saktë të dëmeve dhe identifikimin e fermerëve të prekur.

Sipas Gegës, Komuna e Istogut dhe kryetari Ilir Ferati do të angazhohen për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë procesit të vlerësimit. Gjithashtu, ai i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje emergjente, duke theksuar se “dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”. /RTK/

Continue Reading

Të kërkuara