Lajmet

​Kryesia procedon kërkesën e PDK-së për Trustin në Qeveri, VV kundër tërheqjes së kursimeve

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka proceduar sot kërkesën në Qeverinë e Kosovës.

Published

on

Propozimin e Partisw Demokratike të Kosovës për ndryshimet ligjore që iu mundëson qytetarëve tërheqjen e kursimeve pensionale në Trust, kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka proceduar sot në Qeverinë e Kosovës.

Derisa pro këtij propozimi janë edhe deputetë të AAK-së, kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti doli sot grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se qeveria ka afat një muaj që ta shqyrton kërkesën e kryesisë për Trustin, por ai kërkon nga ekzekutivi që këtë çështja ta trajton që në mbledhjen e parë, që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti deri 30 përqind.

“PDK dhe grupi parlamentar i saj kanë propozuar tërheqjen edhe të një sasie të caktuar nga Trusti, pikërisht për ato familje që vërtet e kanë problem që t’ia dalin me të ardhurat e tyre më i mbuluar shpenzimet mujore. Ne e kemi nis plotësim ndryshimin e këtij projektligji. Ky projektligj sot i shkon Qeverisë së Kosovës. Qeveria i ka afat një muaj më së largu që t’i kthej përgjigje Kuvendit të Kosovës. Nëse jo, ky projektligj hyn në procedurë parlamentare. Mirëpo, ne i kërkojmë Qeverisë së Kosovës, duke pasur parasysh faktin që jemi në një situatë shumë të rëndë ekonomike dhe të papërballueshme me rritjen e kostos së madhe të jetës në Kosovë, mos ta pret qeveria të bëhet një muaj, por ta trajtojë qysh në mbledhjen e parë kur do t’i shkojë nga Kryesia e Kuvendit. Nga kryesia i shkon sot, dhe ne besojmë që në këtë javë mund ta trajtojmë çështjen e tërheqjes së Trustit nga qytetarët të cilët e kanë vështirë ta kalojnë muajin me të ardhurat që kanë si rezultat i ngritjes së çmimeve të produkteve esenciale, të naftës dhe energjisë”, tha ai.

Kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, tha se si grup parlamentar nuk e mbështesin tërheqjen e mjeteve të Trustit. Deputetja theksoi se ka mënyra të tjera për t’i ndihmuar qytetarët në këtë krizë me çmimet.

Jo nuk e ka mbështetjen tonë, edhe nuk do ta ketë për arsye se vet koncepti i Trustit dhe dizajnimi i Fondit të Kursimeve pensionale ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65-vjeçare. Ajo çka mbetet të diskutojmë bashkë me opozitën është që të diskutojmë modalitetet tjera të ndihmës. Natyrisht, ato që qeveria në vazhdimësi nuk ka hezituar që t’i prezantojë. Mos të harrojmë se kemi pasur një Pako për rimëkëmbje ekonomike nga qeveria, duke filluar nga qershori i vitit të kaluar. Natyrisht që edhe për këtë vit janë shtuar ato qoftë për rezervën shtetërore, apo për kategoritë tjera buxhetore, në veçanti për kategoritë sociale. A është e mjaftueshme, natyrisht se jo, ne jemi të vetëdijshëm se ballafaqohemi me një ekonomi e cila është shumë fraxhile ndaj rritjes së çmimeve që vijnë si rrjedhojë e importit të madh. Besoj se do të gjenden forma të tjera, nuk mund ta mohojmë krizën, kriza po ka ndikim në Kosovë dhe në rajon… Kjo formë e shpejt, ose kjo mënyrë që vazhdimisht i kthehet PDK-ja kësaj ideje, nuk tregon diçka më shumë se vetëm një koncept në të cilin hahet e ardhmja në dobi të sotmes. E kjo ka qenë edhe koncept i PDK-së për shumë vite, e tash me këto pasoja po ballafaqohemi. Prandaj, nuk dëshirojmë që pas 20 viteve, qytetarët tanë që mbushin moshën 65-vjeçare të ballafaqohen edhe me një problem tjetër që krijohet si rrjedhojë e një vendimi të pa matur sot”, theksoi ajo.

Ndërsa, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së kryesisë, theksoi se gjendja ekonomike në vend mbetet e vështirë, derisa ka kërkuar nga Qeveria miratimin e ligjit për rritjen e pagës minimale në 400 euro, miratimin e Ligjit të pagave, si dhe ndryshimi i ligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Tahiri ka komentuar edhe punën njëvjeçare të qeverisë Kurti.

“Gjendja ekonomike në vend nuk mbahet mend që ka qenë më e vështirë dhe më keq, kjo vjen edhe për shkak të konfliktit global, por edhe për mosveprimin e qeverisë. Kërkesa jona është shumë e thjeshtë, ngriteni pagën minimale në 400 euro me një vendi, lëreni tryezat. Dy, sjelli ligjin për pagat, dhe pastaj merrni vendime të tjera të tipit të Trustit, të cilin ne e kemi mbështetur. Vlerësimi jonë për një vit qeverisjeje, është fjalë të bukura, zhurmë si me tupanë, punë ‘kërkah’ hiq. Për fjalë kush nuk ua kalon, për punë faleminderit”, tha ai.

Në anën tjetër përfaqësues të GP të LDK-së nuk janë deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Lajmet

Rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore në Kosovë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Published

on

By

Që nga mbrëmja e së mërkurës, Kosova është përfshirë nga rënie e ndjeshme e temperaturave dhe reshje bore, pasi ditëve të fundit vendi u përball me vërshime të konsiderueshme që shkaktuan dëme në disa zona.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëroi për krijimin e ngricave dhe kushte të rrezikshme në rrugë, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Apelit të IHMK-së iu bashkuan edhe institucione të tjera, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila kërkoi respektimin e rregullave të trafikut dhe përdorimin e pajisjeve dimërore.

Ndërkohë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) bëri të ditur se situata me vërshime ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut. Megjithatë, sipas AME-së, reshjet e borës dhe ngricat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa rajone të vendit.

“Disa rrugë mbeten ende të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në këtë situatë”, thuhet në njoftimin e AME-së të publikuar më 8 janar.

Sa i përket rrezikut nga vërshimet, AME-ja njoftoi se niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka nisur të bjerë dhe se aktualisht nuk ka rrezik të menjëhershëm për vërshime të reja. Sipas agjencisë, janë kryer disa intervenime në komuna të ndryshme, ndërsa situata vlerësohet si e menaxhueshme.

Si masë parandaluese, në Mitrovicë të Jugut dhe në Istog janë evakuuar përkohësisht disa familje. Ndërkohë, për shkak të vërshimeve, në disa zona të Kosovës janë shënuar probleme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Autoritetet, po ashtu, kanë vendosur të shtyjnë rinisjen e mësimit pas pushimit dimëror deri më 12 janar, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor./REL

Continue Reading

Lajmet

Deri në një orë e gjysmë pritje për dalje nga Kosova

Published

on

By

Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare.

Aty bëhet e ditur se pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në 90 minuta. Kjo situatë është në pikën kufitare në Jarinjë.

Pritje deri në 1 orë ka edhe në Merdarë, ndërsa 40 minuta janë pritjet tek Dheu i Bardhë.

Continue Reading

Lajmet

Sot nis numërimi i fletëvotimeve të fundit nga diaspora

Published

on

By

Sot në Kosovë pritet të arrijnë edhe 3,185 pako të fundit me fletëvotime të ardhura nga diaspora, të tërhequra nga kutitë postare në Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Otavë.

Lajmi është konfirmuar për Ekonomia Online nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se numërimi i tyre pritet të nisë sonte rreth orës 19:00, pas procesit të verifikimit.

“Fillimisht, këto pako do të përfshihen në procesin e vlerësimit dhe verifikimit, me qëllim të vërtetimit nëse të njëjtat janë dërguar nga votuesit e regjistruar jashtë Kosovës dhe pastaj, fletëvotimet e aprovuara do të numërohen. Planifikojmë që numërimi të fillojë sonte rreth orës 19:00”, tha Elezi.

Sipas tij, “numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”.

Elezi ka treguar se me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme të shpall rezultatin përfundimtar, por ky institucion duhet të presë të kalojë afati për ankesa të mundshme në administrimit e numërimit.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tregoi Elezi./EO

Continue Reading

Lajmet

Arrestime nëpër Kosovë, BKS thotë se denoncoi shkeljet e dyshuara

Published

on

By

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë duke realizuar një aksion në disa rajone të Kosovës.

Byroja Kosovare e Sigurimeve tha se sa i përket këtij aksioni ai është iniciuar nga vetë byroja në cilësinë e palës së dëmtuar “rezultat i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm”.

Ish-zyrtar të kësaj byroje është raportuar se janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm.

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Byrosë për transparencë, integritet institucional dhe mbrojtje të interesit publik, pas evidentimit të shkeljeve serioze dhe dyshimeve për keqpërdorime, BKS ka ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore, duke i adresuar gjetjet përkatëse tek organet kompetente të rendit dhe drejtësisë”, tha BKS-ja.

BKS-ja shtoi se ka vënë në dispozicion autoriteteve të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për zhvillimin e hetimeve.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha më herët për Radion Evropa e Lirë se cak i këtij aksioni janë “mbi 40 të dyshuar, në pothuajse të gjitha rajonet e Kosovës”.

Betimi për Drejtësi – ueb-faqe e specializuar për fushën e sundimit të ligjit – duke u thirrur në burime raportoi se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Në mesin e të arrestuarve, sipas Betimit për Drejtësi, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i Financave i kësaj byroje, Valon Berisha. Ata dyshohen se u kanë lëshuar para qytetarëve të ndryshëm në emër të sigurimeve, në vlerë prej mijëra eurosh. Ky medium mëson se nga këto para, qytetarët një pjesë të tyre dyshohet t’ua kenë dhënë vetë atyre në para të gatshme.

Raportohet se aksioni po zhvillohet lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale: “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomike”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe “falsifikim të dokumentit”.

Në këtë aksion thuhet se janë përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe policëve./REL

Continue Reading

Të kërkuara