Lajmet

​KRU “Hidrodrini” reagon pas aktakuzave ndaj dy zyrtarëve të saj

Prokuroria e Pejës sot ngriti aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kësaj kompanie.

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” reagoi pasi siç tha mësoi nga mediat se Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kësaj kompanie, gjegjësisht drejtorit të Departamentit Teknik dhe kimistes së kompanisë, mbi dyshimet për rastin Deçani, të vitit të kaluar.

KRU “Hidrodrini” thotë se që nga momenti i parë i shfaqjes së kësaj problematike, më 11 korrik të vitit të kaluar, krahas veprimeve urgjente mbi ndërmarrjen e masave përkatëse profesionale, ka inkurajuar të gjithë akterët relevantë, organet e rendit, ligjit dhe drejtësisë që të punojnë në zbardhjen e të vërtetës.

Në këtë kuadër, KRU “Hidrodrini” shprehet se ka qenë bashkëpunues edhe me organet e prokurorisë e madje edhe duke ftuar publikisht në zbardhjen e rastit.

“Edhe në shembullin e sotëm, mbi pretendimet e Prokurorisë, KRU ‘Hidrodrini’ zotohet për transparencë me të gjitha organet e hetuesisë dhe me opinionin deri në zbardhjen e së vërtetës së shkakut për rastin në fjalë. Aktakuzat e ngritura sot, deri në verdiktin final të gjykatës përkatëse, mbeten vetëm pretendime. Andaj, me këtë rast, lusim mediat, opinionin dhe të gjithë akterët e përfshirë, për korrektësi e mirëkuptim, kjo duke qenë të bindur thellë se vetëm kështu i ndihmojmë të vërtetës. Po ashtu, cilësimet dhe deklaratat nga politika, mbi çështjen, mendojmë se nuk janë në shërbim të zbardhjes së vet rastit”, përfundon reagimi i KRU “Hidrodrini”.

Prokurori Dorian Juniku sot gjatë ditës në një konferencë për medie tha se të njëjtit, sipas tij, dyshohen për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mosevitim të rrezikut. Në bazë të raporteve, prokurori Juniku tha se helmimi ka ndodhur nga mungesa e klorit dhe testimeve të pakta dhe jo të rregullta të pusetave.

Continue Reading

Lajmet

​Skandal në futbollin turk: Arrestohen 17 gjyqtarë dhe një president klubi

Published

on

Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 21 personave, mes tyre 17 gjyqtarë dhe presidenti i një klubi të Super Ligës, si pjesë e një hetimi për baste të paligjshme në ndeshje futbolli.

Hetimi vjen pas vendimit të Federatës Turke të Futbollit (TFF) javën e kaluar për të pezulluar 149 gjyqtarë dhe asistentë, pasi u zbulua se shumë prej tyre kishin llogari bastesh. Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, deri tani janë ndaluar 18 prej tyre.

Zyra e prokurorit të Stambollit tha se gjyqtarët dhe zyrtarët e dyshuar akuzohen për manipulim rezultatesh dhe shpërdorim detyre. Një ish-pronar klubi dhe një ish-president i një shoqate futbolli janë gjithashtu nën hetim.

Presidenti i TFF-së, Ibrahim Haciosmanoglu, e quajti rastin “një krizë morale për futbollin turk”. Hetimi i federatës zbuloi se mbi gjysma e gjyqtarëve aktivë në ligat turke kishin llogari bastesh, ndërsa disa prej tyre kishin vendosur baste mijëra herë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar A.I lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës për vrasjen e dy vëllezërve, D.M dhe N.M para shtëpisë së tyre.

I njëjti bëhet e ditur se ka qenë më parë kishte qenë në arrati, kurse sot rreth orës 06:30 atë e kishin gjetur zyrtarët policorë derisa fshihej në shtëpi të pabanuara në një fshat aty pranë, në Pllaçicë.

Policia kishte rënë në gjurmët e tij, dhe e kishin arrestuar, i njëjti ishte i lënduar dhe pas arrestimit e kanë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Pas ndihmës mjekësore që mori në QKMF-në në fjalë u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Një person i lënduar nga vetaksidenti me traktor në Suhogërll të Istogut

Published

on

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti me traktor në fshatin Suhogërll të komunës së Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 17:20, Stacioni Policor në Istog është njoftuar për një vetaksident ku është përfshirë një mjet bujqësor (traktor). Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Drita me fitore historike ndaj Shelbourne

Published

on

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka shënuar një fitore historike të enjten mbrëma në Dublin, duke triumfuar 1:0 ndaj Shelbournet në Ligën e Konferencës.Kjo fitore vjen pas dy barazimeve ndaj KuPS-it dhe Omonias në fazën e ligës.

Goli vendimtar u shënua nga sulmuesi i krahut, Almir Ajzeraj, në minutën e 57-të.

Ndeshja kishte momente të forta për të dy ekipet, ku kapiteni i Dritës, Rron Broja, goditi traversën në minutën e 45-të me një gjuajtje me kokë, ndërsa Shelbourne, që luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 17-të pas përjashtimit të James Norrisit, pati disa raste për gol, përfshirë një gjuajtje në shtyllë nga Harry Wood.

Drita me këtë fitore historike i ka sjellë klubit 400 mijë euro të tjera nga UEFA.
Me këtë fitore dhe dy barazimet e mëparshme ndaj Omonias dhe KuPS-it, Drita ka arkëtuar gjithsej 666 mijë euro në tri ndeshjet e para të fazës grupore. Çmimi për një barazim është 133 mijë euro, ndërsa fitorja sjell 400 mijë euro.
Pjesëmarrja në fazën e ligës i ka siguruar Dritës edhe 3.17 milionë euro, duke e çuar fitimin e përgjithshëm të klubit në mbi 3.8 milionë euro në këtë fazë.
Drita ka ende të paktën tri ndeshje të tjera në fazën grupore, ku do të përballet me Shkëndijën dhe Alkmarin në shtëpi, dhe do të udhëtojë te Rayo Vallecano.
Aktualisht, me pesë pikë nga tri ndeshjet e zhvilluara, Drita është në vendin e 13-të, që aktualisht e çon në fazën e plejofit të Ligës së Konferencës./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara