Lajmet

​Krasniqi: Sot do të kërkojmë shtimin e numrit të infermierëve për menaxhimin e pandemisë

Ai tha se sot edhe zyrtarisht do të bëjnë kërkesë në MSh për shtimin e kapaciteteve infermierore.

Published

on

Pas takimit që zhvilloi drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi me drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, tha se qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi për menaxhim të COVID-19 dhe analizën e kapaciteteve hapësinore, por edhe të pajisjeve mbrojtëse. Ai tha se sot edhe zyrtarisht do të bëjnë kërkesë në MSh për shtimin e kapaciteteve infermierore.

Ai tha se aktualisht situata është e qetë dhe numri i të shtrirëve në spitale dhe klinikat e QKUK-së sillet tek 40-shi.

“Me tendencën e rritjes së rasteve epidemiologjike ne si ShSKUK duhet të jemi të përgatitur se që kemi qenë gjithmonë për të përballuar ndonjë fluks më të madh të pacientëve. Tani për tani situata është e qetë numri i të shtrirëve në spitalet tonë dhe në QKUK sillet diku tek 40-të dhe ne kemi planet për menaxhim të pandemisë për rastet që do të kërkojnë spitalizim… Në nivel të ShSKUK-së ne do të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve në mënyrë të rregullt pasi numri i pacientëve të shtrirë në klinikat tona nuk është i madh dhe na lejon të vazhdojmë me shërbime normale”, tha ai. 

Lajmet

Jarinjë: Sekuestrohen mbi 19 mijë euro para të padeklaruara në një automjet me targa serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë realizuar një aksion kontrolli në pikën kufitare në Jarinjë, ku kanë sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Rasti ka ndodhur, rreth orës 13:00, gjatë një kontrolli të detajuar në një automjet të tipit Mercedes kombi me targa të Serbisë. Sipas njoftimit zyrtar, brenda automjetit janë gjetur mjete financiare të fshehura nën ulësen e pasme. Autoritetet kanë gjetur 9,300 euro si dhe 1,200,000 dinarë RSD, shuma këto të cilat në total kapin vlerën prej rreth 19,500 euro.

Pkk Jarinje / 08.09.2025 – 13:00.  Policia e Kosovës në bashkëpunim me doganën e Kosovës gjatë kontrollit në automjetin kombi Mercedes me targa të Serbisë, kanë gjetur mjete financiare të padeklaruara, të fshehura nën ulësen e prapme: 9,300 (nëntëmijë e treqind) bankënota euro si dhe 1,200,000 (njëmilion e dyqindmijë) dinarë RSD. Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara në vlerë prej rreth 19,500 (nëntëmbëdhjetëmijë e pesëqind) Euro janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve Doganor për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm te rastit.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Klinë: Dy të arrestuar për lojëra të fatit të jashtëligjshme, sekuestrohen katër vetura

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni kundër organizimit të lojërave të fatit të jashtëligjshme. Gjatë operacionit policor, përveç arrestimit të dy personave, janë sekuestruar edhe katër automjete, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të implikuarit për zhvillimin e veprimtarisë së jashtëligjshme ose për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Klinë / 08.09.2025 – 21:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona tjerë kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Kosova ballafaqohet sot me Spanjën për Euro U21

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj do të kenë përballë një kundërshtar të madh, Spanjën U21, në një sfidë që nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 vjen në këtë takim pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe aktualisht ka një pikë në Grupin A, ku renditet në mesin e gjashtë përfaqësueseve. Nga ana tjetër, Spanja ka arritur fitoren në ndeshjen hapëse dhe me tri pikë mban pozitën e dytë në grup.

Përveç Kosovës dhe Spanjës, në Grupin A bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, gjë që e bën garën për kualifikim të fortë dhe të pasigurt deri në fund.

Dardanët U21 shpresojnë të marrin mbështetje të madhe nga tifozët në “Fadil Vokrri”, në përpjekje për të befasuar një prej skuadrave më të fuqishme të futbollit evropian të kësaj moshe. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali/S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara