Lajmet

​Krasniqi: Pas fitores ligjore të PDK-së, qytetarët do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike pa rritje

“Rritja e çmimit të energjisë për familjet që ka qenë nga Qeveria Kurti II, është një precedent i padrejtë nga ZRrE-ja”.

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një konferencë për media ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit për vërtetimin e vendimit të Gjykatës Themelore lidhur me bllokimin e tarifave të shtrenjtuara të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Krasniqi duke falënderuar qytetarët për besimin në kauzën e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se përmes vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit dhe falë punës dhe angazhimit të ekipit të PDK-së, saga për tarifat e shtrenjtuara të energjisë ka marrë fund.

“Sot, jam shumë i lumtur që ky vendim i padrejtë dhe i paarsyeshëm i Qeverisë dhe ZRrE-së, tashmë është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit se ka qenë vendim i kundërligjshëm. Për më shumë të njëjtin vendim e kishin mbështetur në forma të ndryshme edhe presidentja dhe të gjitha levat e pushtetit. Falë punës dhe angazhimit të këtij ekipi, e përmes vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit, saga për tarifat e reja e të padrejta mbi qytetarë ka marrë fund. Nga ky realitet i ri i krijuar, neve na vjen mirë që kemi lehtësuar barrën e kostos së rritur kundërligjshëm të çmimit të energjisë elektrike për rreth 450 mijë familje kosovare. Me këtë rast, para së gjithash dua të shprehë falënderimin për secilin qytetar anekënd Kosovës që i ka besuar kauzës sonë dhe që ka mbështetur angazhimin tonë opozitar për të ndaluar këtë haraç të padrejtë të pushtetit mbi ta”, tha ai.

I pari i PDK-së ka thënë se Qeveria ka insistuar në Gjykatën e Apelit dhe në ZRrE për t’i lënë të ngritura çmimet e energjisë elektrike. Derisa ka shtuar se PDK ka punuar shumë për pezullimin e rritjeve të çmimit të energjisë.

“Rritja e çmimit të energjisë për familjet që ka qenë nga Qeveria Kurti II, është një precedent i padrejtë nga ZRrE-ja. Partia Demokratike ka qenë kundër kësaj, ne si opozitë jemi u drejtuar mjeteve të tjera duke kërkuar pezullimin e këtij vendimi. Ekipi këtu i PDK-së ka punuar shumë për këtë vendim të ZRrE-së, kemi pritur nga pushteti aktual të kemi mbështetje, por ata kanë insistuar në Gjykatën e Apelit që të mbetet ky vendim, ky vendim i padrejtë nga Qeveria dhe ZRrE-ja, u pa që është i padrejtë u pa edhe nga vendimi i Gjykatës së Apelit. Ky vendim ka marrë fund për qytetarët e Kosovës”, tha Krasniqi.

Aktualitet

Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Ujman

Published

on

Operacioni i kërkimit për mërgimtarin që ra të dielën në Liqenin e Ujmanit po vazhdon ende. Që të dielën pasdite thuhet se ai u hodh në liqenin e Ujmanit, dhe nuk u pa më në sipërfaqe. Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar për ta gjetur 33 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka thënë mbrëmë se operacioni i kërkimit duke vazhduar dhe se çdo informacion zyrtar do të bëhet publik vetëm nga institucionet kompetente dhe ekipet e përfshira në terren.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton opinionin publik se informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me lokalizimin e trupit të personit të mbytur në Ujman janë të pabazuara dhe pa fakte.

Kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren. Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar për rastin edhe në raportin 24 orësh.

 

Continue Reading

Lajmet

​Drita përballet Copenhagenit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte skenë e një ndeshjeje të zjarrtë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Drita do të përballet me skuadrën daneze Copenhagen, në ndeshjen e kthimit që nis në orën 20:00.

Takimi i parë i zhvilluar në Danimarkë përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve, duke vendosur Dritën në një pozitë jo të lehtë. Megjithatë, skuadra gjilanase është e vendosur të japë gjithçka në fushë për të realizuar një përmbysje të madhe dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.

Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e madhe në “Fadil Vokrri”, ku atmosfera do të jetë elektrizuese në përkrahje të bardhekaltërve.

Në lojë është më shumë se një kualifikim, është krenaria, historia dhe dëshira për ta çuar më tej emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Continue Reading

Aktualitet

112 vjet nga Konferenca e Londrës

Published

on

Janë bërë 112 vjet që kur përfundoi punimet Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare.

Nga kjo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferenca u diktua prej shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike ku morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i Perandorisë Otomane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe Greqisë.

Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë Perandorisë Otomane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre, por mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918).

Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë, por harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.

Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare.

Harta me propozimet e Qeverisë së përkohshme të Vlorës për hartën e Shqipërisë, propozimet e Francës, Rusisë dhe ligës së Ballkanit ( Serbia, Bullgaria dhe Greqia) si dhe kufijtë e tanishëm të propozuar dhe miratuar nga konferenca e Londrës  që tani quhet Shqipëri.

Konferenca e Ambasadorëve filloi punimet në dhjetor 1912, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.

Continue Reading

Kulturë

​Sopranoja me famë botërore Marigona Qerkezi performon në kryeqytet

Published

on

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë vazhdoi festivali ndërkombëtar i operës Rame Lahaj, ku nën tingujt e pianistes amerikane Jess Rucinski, sopranoja me famë botërore Marigona Qerkezi performoi vepra nga kompozitorë të mëdhenj.

Veprat ishin nga kompozitorë si Vincenzo Bellini, Giacomo Puccini dhe Giuseppe Verdi, por edhe kompozitorë shqiptarë si Prenk Jakova.

Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj, do të vijojë më 29 korrik tek Universiteti i Arteve në Prishtinë, 30 korrik te hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Eventi kryesor Gala Night “Rame Lahaj & Friends” mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më datë 2 gusht 2025.

Continue Reading

Të kërkuara