Lajmet

​KQZ vendos për rinumërimin edhe të 58 vendvotimeve

Published

on

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka marrë vendim për rinumërimin edhe të 58 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Ndërkohë u bë e ditur se janë rinumëruar 260 vendvotime nga rinumërimi paraprak prej 494 vendvotimeve. Lidhur me numërimin e votave nga diaspora u tha se janë refuzuar 16 mijë e 288 zarfe, ndërsa janë aprovuar rreth 41 mijë zarfe me fletëvotime.

Edhe mbledhja e radhës e KQZ-së nuk kaloi pa tensione, pasi numërimin e madh të votave të refuzuara nga diaspora, Sami Kurteshi nga LVV e quajti të tmerrshme, ndërkaq kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka ia ktheu si tendencë qëllimkeqe të tij për ta paraqitur KQZ si pengues.

Lidhur me numërimin e votave dhe rinumërimin e deritanishëm, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahemtaj tha se ka parregullsi edhe në 58 vendvotime të reja, derisa bëri të ditur se kanë shtuar kapacitetet në QNR.

“Sa i përket procesit të rinumërimit deri në këto momente janë rinumëruar 220 vendvotime, ndërsa në proces janë 40 vendvotime, të cilat janë duke u rinumëruar, e që në total bëjnë 260. Kjo në përqindje i bie se janë në proces edhe 52.63 për qind të vendvotimeve. Pra, kemi të shtuar kapacitetet janë 40 njësi ku numërohen dhe kemi një progres dhe rezultat pozitiv në aspektin e procesit të rinumërimit. Ndërsa në hapësirën tjetër, ku është duke u zhvilluar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara nga shërbimi votues. Deri në këto momente nga 34 mijë e 2 pako të hapura të aprovuara janë 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime. Ndërsa i kemi kategoritë tjera që janë 16 mijë e 288 që nuk e kanë statusin e aprovuar. Gjithsej deri më tani janë trajtuar 57 mijë e 568 zarfe me fletëvotime. Nga ky kontroll i bazës së të dhënave si kriter i votave të subjekteve që janë krahasuar me votat e kandidatëve, si kriter shtesë kemi marrë kur subjekti ka pesë vota më shumë, ndërsa gjithë kandidatët kanë zero vota. Bazë të këtij kriteri na ka rezultuar se një numër i formularëve të rezultateve të kandidatëve, përkundër procedimit të tyre të rregullt në bazën e të dhënave, nga ky krahas bëhet fjalë për 58 vendvotime ku votat për kandidatë nuk janë shënuar fare”, tha Ahmetaj.

Kritika ka shprehur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, i cili tha se është i frikshëm refuzimi i një të tretave të votave nga diaspora, pasi sipas tij nuk mund askush të refuzohet, duke pasur parasysh se nuk është publikuar lista e personave që kanë aplikuar.

“Nuk mund të refuzohet dikush me arsyetimin se nuk ka aplikuar fare, kur nuk është publikuar lista e atyre që kanë aplikuar. Mandej është lista e atyre që janë refuzuar dhe lista e atyre që janë miratuar. Cila është arsyeja që institucioni mos t’i publikojë këtu. Nuk mund të thuash se nuk je këtu, kur nuk ma tregon listën”, tha Kurteshi.

Por këtë kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka e quajti tendencioze përpjekjet për paraqitjen e KQZ-së si pengesë në procesin e votimit të diasporës.

“Edhe tendenca që çdo gjë çka ndodh në KQZ të paraqitet si tendencë për të penguar dikën është qasje shumë e gabuar. Mos harroni se KQZ për 38 ditë ua ka mundësuar 150 mijë qytetarëve të Kosovës brenda 10 dite të aplikojë, regjistrojë dhe verifikojë, dhe të gjitha këto procedura janë kryer përkundër faktit se ju po tentoni se KQZ-ja po i pengon. KQZ-ja nuk është duke e penguar askënd. Përkundrazi, KQZ ka bërë maksimumin e mundshëm që çdo qytetari, kudo qoftë ai t’i jepet e drejta për të votuar. Nëse keni ju prova që KQZ-ja me qëllim dikujt ia ka mohuar të drejtën, apo keqpërdor këtë të drejtë urdhëroni në prokurori, dorëzimi faktet”, u shpreh ajo.

Lidhur me hetimet e prokurorisë për disa nga votat e diasporës, Sami Kurteshi nga ka marrë sinjalizime që emri i tij përmendet, siç tha ai nga bandat kriminale.

“Personalisht, sinjalizuesi më lajmërohet prej Austrisë se emri im përmendet në kërcënimet që i ka marrë ai nga bandat kriminale të kanë organizuar prej këtu fletëvotime dhe dokumente personale që i paska marrë prokuroria. Këtë po e lidhi me emrin tim personal, jo dikujt tjetër. Kjo është shqetësuese sepse jo vetëm sinjalizuesi, por edhe persona të tjerë po kërcënohen, se dikush këtu në këtë institucion ka dhënë dokumente personale, personave të paautorizuar jashtë KQZ-së për t’i dërguar jashtë. Unë mendoj që prokuroria dhe policia e kanë për obligim ta informojnë opinionin pasi kemi të bëjmë me kërcënime direkt”, tha Kurteshi.

Sa i përket votave të komunitetit serb për iniciativën e Adriana Hoxhiq dhe atë të komunitetit rom, Kurteshi kërkoi marrjen e një vendimi të KQZ-së për këtë çështje, pasi sipas tij po shihet qartë se kjo votë është e orientuar politikisht për devijim të votës për komunitete.

“Shihet qartë se në disa komuna që janë të banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, pjesën veriore, por edhe në Graçanicë kemi një devijim të qartë të votës për komunitetet. Cilën formë, kur merren parasysh statistikat, votimet e viteve të kaluara shihet qartë se kemi një orientim të qëllimshëm politik nga komuniteti serb që ka numër më të madh të votueseve në drejtim të subjekteve politike nga komuniteti rom dhe boshnjak. Kjo shihet edhe më qartë kur shihen disa vendvotime se kjo është e orientuar politikisht ku vetëm subjekti ka vota, e asnjë kandidat. Me rëndësi ka qenë të kalohet subjekti i caktuar”, tha Kurteshi.

Por, Valdete Daka tha se KQZ-ja nuk është adresa e duhur për t’u marrë me këtë çështje.

“Nuk jemi ne adresa e cila mund të merret as me këtë çështje, të gjithë po i shohim gjërat, mirëpo adresa është e gabuar. Nuk është KQZ-ja ajo që mund të vendosë lidhur me përfaqësimin e komuniteteve, së paku Kuvendi, apo Gjykata Kushtetuese të cilat kanë kompetenca të tilla. Ne vetëm i organizojmë zgjedhjet, a janë votat e rregullta, s’janë. Unë e kuptoj shqetësimin e të gjithë komuniteteve, por nuk jemi ne ata që mundemi me ndërhy dhe me marrë vendime të tilla”, tha Daka.

Ndërsa, anëtari i KQZ-së, nga komuniteti turk, Rifat Krasniç tha se ndërhyrje në votat e komuniteteve ka pasur edhe nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“Vjen edhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dhe aty hanë pite edhe thonë duhet ndryshim. Ka ardhur koha me ndryshim. Demek të votohet parti tjetër, komuniteti turk s’do të jetë kurrë në parlament. A bëhet ajo fjalë, nuk bëhet askush, pasi kanë formuar një parti tjetër”, tha Krasniç.

Përfaqësuesi i komunitetit ashkali, Artan Asllani tha se për çështjen e votave në komunitete duhet shfrytëzuar mundësitë e ankesave, qoftë edhe në Kushtetuese.

“T’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e ankesave. Qoftë në Gjykatën Kushtetuese, qoftë kudo tjetër”, tha Asllani.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 14 shkurt.

Vendi

United Hospital revolucionarizon diagnostikën private në Kosovë – teknologji moderne dhe çmime të reja promocionale për MRI dhe CT

Published

on

By

Me synimin për ta bërë diagnostikën e avancuar më të qasshme për qytetarët, United Hospital, si një nga spitalet e mëdha private të përgjithshme në vend, sjell një ofertë të veçantë për ekzaminimet e avancuara me MRI Philips MR 5300 1.5 Tesla dhe MSCT Philips 128-shtresor.

Përmes kësaj oferte, spitali synon të ndërthurë teknologjinë bashkëkohore të imazherisë, ekspertizën profesionale dhe çmime më të favorshme, duke u mundësuar pacientëve kryerjen e ekzaminimeve diagnostikuese me standarde të larta dhe në kushte komode.

Në kuadër të ofertës promocionale, pacientët mund të përfitojnë nga çmime të reduktuara për një sërë ekzaminimesh:

MRI – 1 regjion: pa kontrast 70€, nga 100€; me kontrast 90€, nga 130€.
ALL BODY MRI, pa kontrast: 300€.
ALL SPINE MRI, pa kontrast: 150€.
MRI Abdomen + Pelvik, me kontrast: 160€, nga 230€.
CT Koronare: 200€, nga 300€.
Angio CT për karotide, torakale dhe aortë: nga 100€.

Kjo nismë vjen në një kohë kur ekzaminimet moderne imazherike kanë një rol të rëndësishëm në diagnostikimin dhe vlerësimin e shumë gjendjeve shëndetësore. United Hospital thekson se pajisjet moderne të Philips dhe puna e radiologëve specialistë me përvojë synojnë të ofrojnë imazhe të detajuara dhe raporte profesionale.

Një tjetër përparësi e ofertës është edhe qasja e shpejtë në shërbim, me termine të planifikuara dhe pa pritje të gjata, duke i dhënë pacientit mundësinë që procesin diagnostikues ta kryejë në një ambient të përshtatshëm dhe me komfor.

Me këtë ofertë, United Hospital synon të vendosë një standard të ri në qasjen ndaj diagnostikës private, duke e afruar teknologjinë moderne me pacientin dhe duke e bërë më të përballueshme kryerjen e ekzaminimeve të avancuara./rajonipress/

Rezervimet për termin mund të bëhen në numrat:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

Shënim: Ekzaminimet diagnostikuese duhet të kryhen sipas rekomandimit të mjekut dhe nevojës individuale të pacientit. /rajoni press/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja i bën thirrje Kosovës për respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, duke përcjellë mesazhin e BE-së për respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik të institucioneve.

Palatova është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku ka theksuar nevojën që institucionet e Kosovës të veprojnë në përputhje me parimet e sundimit të ligjit.

Sipas mesazhit të BE-së, pretendimet për sjellje të pahijshme nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës duhet të hetohen, ndërsa çdo veprim duhet të ndërmerret duke respektuar procedurat e rregullta ligjore.

Në të njëjtën ditë, Palatova është pritur në një takim lamtumirës nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Konjufca e ka falënderuar për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të saj në Kosovë, duke vlerësuar kontributin në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në takim është theksuar rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe vazhdimit të bashkëpunimit me BE-në në fushat me interes të përbashkët.

Palatova ka përcjellë mesazhin se BE-ja vazhdon ta mbështesë rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, ndërsa ka theksuar se Kosova duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në këtë proces.

Në fund të takimit, Konjufca i ka uruar Palatovës sukses në angazhimet e saj të ardhshme./A.K/

Continue Reading

Vendi

Ekzekutohen pagesat për Masat Aktive të Tregut të Punës dhe Pushimin e Lehonisë

Published

on

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për përfituesit e Masave Aktive të Tregut të Punës dhe për Pushimin e Lehonisë.

Sipas njoftimit të ministrisë, përfituesit e të dyja skemave kanë marrë pagesat përkatëse, duke mundësuar realizimin e mbështetjes financiare të paraparë për ta.

Ministria ka bërë të ditur se procesi i pagesave është përfunduar për përfituesit e të dy kategorive./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ulen çmimet e mjeteve shkollore, pakicat duhet t’i shesin të paktën 15% më lirë

Published

on

Qeveria ka marrë vendim për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore, në kuadër të masave për të lehtësuar shpenzimet e familjeve para fillimit të vitit të ri shkollor.

Nga sot deri më 30 shtator, tregtarët me shumicë duhet t’i ulin çmimet e mjeteve shkollore për të paktën 10%, ndërsa tregtarët me pakicë duhet të ofrojnë ulje prej të paktën 15%, krahasuar me çmimet që kanë qenë në fuqi në qershor.

Masa përfshin një gamë të gjerë produktesh, si çanta, fletore, blloqe, lapsa, stilolapsa, ngjyra, plastelinë, flomasterë, markerë, tempera, furça, vizore, goma, mprehëse, gërshërë, futrola, ngjitëse, kompasë, kalkulatorë, dosje dhe materiale për punë praktike.

Sipas Qeverisë, tregtarët janë të detyruar të shfaqin përkrah çmimit të ri edhe çmimin e vjetër të produktit, të vlefshëm më 1 qershor 2026, në mënyrë që konsumatorët të mund të verifikojnë uljen.

Qeveria ka vlerësuar se kjo masë synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për familjet në periudhën kur shpenzimet për përgatitjen e fëmijëve për vitin shkollor janë më të larta./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara