Lajmet

​KQZ: Nuk është e kufizuar përqindja e pjesëmarrjes së votuesve për zgjedhjet në veri

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale nuk e kufizojnë se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve, sipas Elezit.

Published

on

Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët ose jo të votuesve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore, mund të zgjidhen kryetarët e rinj në katër komunat e Kosovës, si në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kështu çfarëdo rezultati në zgjedhjet e 18 dhjetorit, ato do të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës.

Pas braktisjes së institucioneve të Kosovës, qëndrimi zyrtar i Listës Serbe deri më tani është se ky subjekt nuk do të merr pjesë në këto zgjedhje. Po kështu skeptike janë shprehur edhe subjektet tjera politike nga komuniteti serb.

Megjithatë, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bazë të ligjeve në fuqi as çështja e numrit të kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje nuk është e kufizuar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KP se Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe Ligji për zgjedhjet lokale nuk e kufizojnë se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje në një komunë në mënyrë që rezultati të mund të certifikohet nga KQZ-ja.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe Ligji për zgjedhjet lokale nuk e kufizojnë se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në një komunë të caktuar, në mënyrë që pastaj rezultati të mund të certifikohet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha Elezi.

Zëdhënësi Elezi bëri të ditur se për zgjedhjet në veri, fletëvotimi për zgjedhjen e një kryetari mund të ketë edhe vetëm një kandidat.

“As çështja e numrit të kandidatëve të certifikuar nuk është e kufizuar në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe as në Ligjin për zgjedhjet lokale. Pra, fletëvotimi mund të ketë edhe vetëm një kandidat, i cili certifikohet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetar të një komune të caktuar”, tha ai.

Elezi si shembull përmend zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021, për kryetar të komunës së Ranillugut ku ka pasur vetëm një kandidat në fletëvotim.

“Rast të tillë ne kemi pasur në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021, pra për zgjedhjet për kryetar të komunës së Ranillugut, kemi pasur vetëm një kandidat në fletëvotim”, thekson ai.

Pas dorëheqjeve të katër kryetarëve nga radhët e komunitetit serbë në katër komunat veriore, presidentja e Kosovës ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme më 18 dhjetor për Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. 

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara