Lajmet

​Kosova e Izraeli nesër nënshkruajnë memorandumin e parë të mirëkuptimit

Në njoftim thuhet se memorandumi do të nënshkruhet në kuadër të kësaj qendre.

Publikuar

Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit, Yad Vashem, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se nesër më datën 9 maj do të nënshkruhet Memorandumi i parë i Mirëkuptimit midis Kosovës dhe Izraelit.

Në njoftim thuhet se memorandumi do të nënshkruhet në kuadër të kësaj qendre.

“Nesër më 9 maj, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, do të vizitojë Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit, ku do të nënshkruajë memorandum e parë të mirëkuptimit duke i etabluar zyrtarisht marrëdhëniet formale mes Shkollës Ndërkombëtare për Studime të Holokaustit, Yad Vashemm dhe MASHTI-t në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Yad Vashem ka një rrjet ndërkombëtar shkollash dhe ofruesish shërbimesh arsimore në gjashtë kontinente.

Kulturë, Lifestyle

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Ismail Kadare, trashëgimia e një gjeniu

Publikuar

nga

Në ditën e vdekjes së Ismail Kadaresë, një nga shkrimtarët më të shquar dhe të përkryer të letërsisë shqiptare, reagimi dhe refleksioni për trashëgiminë e tij të pashuar ka qenë i ndjeshëm dhe i thellë në të gjithë botën shqiptare dhe më gjerë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë të saj, përmendi se Ismail Kadare ishte më shumë se një shkrimtar – ishte një gjeni i cili i kushtoi jetën dhe veprën e tij dashurisë për vendin dhe kulturën shqiptare.

Sipas Osmanit, Kadare nëpërmjet veprave të tij ka përhapur dhe promovuar vlerat dhe identitetin e popullit shqiptar në skenën ndërkombëtare, duke e lartuar gjuhën dhe letërsinë shqipe.

“Në historinë njerëzore, shkrimtarët shpesh i kanë dhënë kahun kombeve në çastet më të vështira të historisë, duke artikuluar idenë e lirisë. Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të pakundshoqe adhurimi e lavdie ndaj vendit e kombit të vet. Me këtë dashuri, të cilën ai e ka shprehur gjithandej veprave të tij, ai i ka paraqitur vlerat e popullit të tij nëpër botë, duke e lartuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar, ndërsa të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë e i mosvarmë e mbrojti gjithandej botës, në qarqe intelektuale e kulturore, në ambiente politike e në letërkëmbimin e tij me personalitete të shquara botërore.”

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Kryeministri i Kosovës: Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave

Publikuar

nga

Në një moment të rëndë për letërsinë botërore, kryeministri i Kosovës ka shprehur ngushëllime për humbjen e Ismail Kadaresë, të cilin e ka cilësuar si shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave.

Ai e përshkruan Kadarenë si një vizionar të paçmueshëm, i cili me krijimtarinë e tij ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në imagjinatën dhe dijen e lexuesve në mbarë botën. Kryeministri tha se me largimin e tij, humbet një burim i pamatshëm i inspirimit për brezat e ardhshëm.

“Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë. Ngushëllime të gjithëve”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Begaj për Kadarenë: Shqipëria dhe shqiptarët humbën emancipuesin e tyre shpirtëror

Publikuar

nga

Sot, Shqipëria dhe shqiptarët humbën një gjeni të letrave me largimin e Ismail Kadares, shkroi Presidenti i Republikës Bajram Begaj në rrjetet sociale. Ai e cilësoi Kadares si emancipuesin e tyre shpirtëror, poetin e miteve të Ballkanit, dhe një përfaqësues të shquar të letërsisë moderne në Evropë dhe botë.

“Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, shkroi Presidenti Begaj.

Ismail Kadare u nda nga jeta sot në moshën 88-vjeçare, pas një shtrimi në QSUT. Lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936, ai u bë një nga figurat më të njohura të letërsisë shqiptare, duke lënë gjurmet e tij të thella edhe përtej kufijve të vendit. Kadare ka qenë kandidat i vazhdueshëm për çmimin Nobel për Letërsinë dhe ka fituar shumë çmime të tjera prestigjioze në karrierën e tij të shkëlqyer./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Stafi i aeroportit të Melburnit akuzohet për kontrabandë droge

Publikuar

nga

Dhjetra punonjës të aeroportit të Melburnit janë akuzuar se kanë punuar për kriminelët e organizuar që përpiqeshin të kontrabandonin drogë në Australi. Punëtorët e aviacionit ishin subjekt i një hetimi të Forcave Kufitare që synonte kriminelët në zinxhirët e furnizimit të aeroportit.

Hetimi zbuloi se 70 punonjës në aeroportin e Melburnit kishin shkelur kontrollet e sigurisë gjatë 12 muajve të fundit, me disa të dyshuar se punonin brenda krimit të organizuar.

Sipas Forcave Kufitare, ekuipazhi i linjës ajrore u angazhua në përdorimin e paligjshëm të drogës, si dhe në shpërndarjen e drogave të paligjshme në Australi.

Anëtarët e ekuipazhit të linjës ajrore ndërkombëtare u zbuluan gjithashtu se kishin fshehur cigare dhe produkte duhani ilegale në valixhe. Kjo dyshohet se është bërë në përpjekje për të shmangur pagesën e shumave të konsiderueshme të tatimit doganor.

Dy anëtarë të ekuipazhit ndërkombëtar u zbuluan se ishin nën ndikimin e substancave të paligjshme gjatë detyrës./The Guardian

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara