Lajmet

​Kosova do të ndjek shembullin e Austrisë në zhvillimin e bujqësisë e pylltarisë

Austria përmes Agjencisë për Zhvillim i kontribuon sektorit të bujqësisë përmes ekspertizës në hartimin e politikave.

Published

on

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci është takuar me Ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger.

Bëhet e ditur se biseduan rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete që do të mundësonin avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Austria përmes Agjencisë për Zhvillim i kontribuon sektorit të bujqësisë përmes ekspertizës në hartimin e politikave dhe asistencës direkte në teren me qëllim të zhvillimit të bujqësisë organike dhe ngritjes së kapaciteteve të fermerëve e fermerëve në zonat rurale, është thënë mes tjerash në njoftimin e MBPZhR-së.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti në një takim Ambasadorin e Austrisë, shkelqësinë e tij z. Christoph Weidinger, me të cilin biseduan rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete që do të mundësonin avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë. Ministri Peci me këtë rast i shprehi Ambasadorit Weidinger vullnetin e tij të plotë për forcimin e urave të bashkëpunimit mes dy vendeve, në mënyrë që vendi ynë të ndjek shembullin e Austrisë në zhvillim dhe ngritjen e kapaciteteve si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe të pylltarisë. Austria përmes Agjencisë për Zhvillim i kontribuon sektorit të bujqësisë përmes ekspertizës në hartimin e politikave dhe asistencës direkte në teren me qëllim të zhvillimit të bujqësisë organike dhe ngritjes së kapaciteteve të fermerëve e fermerëve në zonat rurale”, thuhet në njoftimin e MBPZhR-së.

Lajmet

Dhuna në familje në Malishevë, një person goditet me brisk, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar tjetër të familjes, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk).

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk). Viktima ka pranuar tretman mjeksëor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervisitimit dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për rast dhune në familje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje në Prishtinë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, një femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar nga njësiti policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për sulm seksual

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të sulmit seksual ndaj një viktime femër kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth rastit, për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve dhe mbrojtjes së identitetit të viktimës./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Shqiptohen rreth 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1896 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 36 aksidente trafiku me dëme materiale, 25 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona, 12 janë dërguar në mbajtje, 1 person është në vuajtje të dënimit/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara