Kronikë e zezë

​Korrupsioni në pikën kufitare të Morinës, mbyllen hetimet dhe dërgohen për gjykim 34 persona

Published

on

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri më datë 10 shtator të këtij viti, ka regjistruar procedimi penal për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Procedimi penal ka filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, mbi dyshime për përfshirjen e disa prej punonjësve të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë në veprimtari të paligjshme për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandës me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, etj.

Nga hetimi i kryer me metoda speciale të hetimit është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të policisë në Drejtorine Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës. Veprimet e kundraligjëshme konsistonin në rastet të shumta koruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Gjatë këtij hetimi janë dokumentuar 312 raste të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe personave të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Pas një hetimi objektiv dhe të gjithëanshëm janë caktuar masa sigurimi personal për 34 persona, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 248, 259, 25 dhe 245/1 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve janë marrë në cilësinë e të pandehurit dhe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.272 të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve:

Fran Kacorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Atli Jashari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.

Lahert Sulo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Ani Hoxholli, i akuzuar kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Emilton Asllanaj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Halim Shehu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 e 25 të Kodit Penal.

Arben Kastrati, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Arjan Sokoli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Dashnor Braha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Elidjana Toçila, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Endrit Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Fatri Iseberi,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 e 25 të Kodit Penal.

Fatri Braha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Artan Redhaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gëzim Duraku (Gjuta), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Haqif Halilaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Kapllan Dogjani, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Mimoza Shahinaj (Ismaili), e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Muhamet Cengu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Rezarta Lako, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Urim Lami, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Vehbi Nerguti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Vojsava Selmani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Xhuliana Maksutaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Ylber Hoxha (Istrefi), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Bedri Duraku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Avni Tërshalla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Arben Goçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Reni Dokolli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Shpëtim Cenaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Sulë Onuzi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Klevis Salkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.

Xhafer Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.

Sazan Ibra, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.

Lajmet

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë për kundërvajtje në trafik

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të rinj të armatosur me kallashnikov dhe pistoletë hyjnë në një lokal në Shkodër

Published

on

Një konflikt i nisur pas dhunimit të një të mituri ka përshkallëzuar situatën në një lokal në fshatin Gomsiqe e Re të Shkodrës, ku dy të rinj janë shfaqur të armatosur me kallashnikov dhe pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator. Në pamjet e publikuara nga avokati Arben Llangozi, shihet një automjet që ndalon pranë lokalit, ndërsa prej tij zbresin dy persona dhe hyjnë në ambientet e lokalit.

Njëri prej tyre mban një kallashnikov, ndërsa tjetri është i armatosur me pistoletë. Në pamje, personi me kallashnikov shihet duke biseduar me një person brenda lokalit, ndërsa i riu me pistoletë afrohet te një klient jashtë dhe e dhunon.

Pas përplasjes, klienti tenton të largohet, por në një moment i riu me pistoletë ia drejton armën. Fatmirësisht, arma nuk është përdorur.

Pamjet kanë nxitur reagime lidhur me përshkallëzimin e konfliktit dhe përdorimin e armëve në ambientet publike./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Parandalohet kontrabandimi i mallrave në brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Policisë, më 9 shtator është ndaluar një automjet pa targa, i cili dyshohet se po transportonte mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Automjeti drejtohej nga një person mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit janë gjetur mallra të ndryshme, përfshirë susam, qumësht pluhur, boca gazi, poça elektrikë dhe çokollata. Vlera e tyre, sipas çmimeve të tregut, është rreth 20 mijë euro, pa përfshirë akcizat dhe detyrimet doganore.

I dyshuari nuk posedonte dokumentacion për prejardhjen e mallrave. Ai, së bashku me automjetin, është shoqëruar në Stacionin Policor në Kllokot për procedim të mëtejshëm.

Me konsultim të prokurorit, mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Armë, drogë dhe të shtëna, raporton policia disa raste në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të armëve, narkotikëve dhe të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, Lipjan, Dragash dhe në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në fshatin Shalë të Lipjanit, më 9 shtator, është arrestuar një person i dyshuar, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, më 9 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar. Gjatë kontrollit tek ta është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 0.93 gramë, si dhe marihuanë me peshë rreth 11.99 gramë. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Po në Prishtinë, në rrugën “Skender Luarasi”, njësitë policore, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë bastisur dy lokacione nën dyshimin për import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, si dhe disa dokumente identifikuese dhe kartela bankare. Tre të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Blaq të Dragashit, më 9 shtator, policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të një informate dhe një video-incizimi, ku dyshohej se një person kishte shtënë me armë zjarri. I dyshuari është identifikuar dhe ndaluar, ndërsa me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të tij. Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Ndërkaq, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtjes pa leje, një person i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara