Lajmet

​Konjufca: Vendimi për librat mund të jetë i vonuar

Sipas tij, forma e aplikimit nuk ka qenë e vështirë.

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca, derisa ka dërguar vajzën e tij në njërën nga shkollat në Prishtinës, ka komentuar edhe çështjen e librave, për të cilat prindërit po thonë se iu janë shkaktuar shumë telashe.

Konjufca është shprehur se forma e aplikimit nuk ka qenë e vështirë por për disa prindër ka mundur të jetë e vështirë.

“Mendoj që ka edhe dy ditë kohë, mendoj që javën e ardhshme gjithë do të jen të pajisur..Jo ma merr mendja që mund të rregullohet që fëmijët me fillimin e vitit t’i kenë tekstet, kësaj radhë ndodhi kështu, ma merr menja që mund të përmirësohet….Ka mundur të jetë i vonshëm….Ka qenë në formë të aplikacionit, nuk ka qenë e vështirë, ndoshta për ndonjë prind ka mundur të jetë e vështirë” tha Konjufca, duke shtuar se ndihet i gëzuar që po sjellë vajzën e tij në shkollë.

Përndryshe, MASHTI ka ndryshuar formën e dhënies së librave për nxënësit të cilët vite më parë nëpërmjet një tenderi të shpallur nga ministria, furnizoheshin shkollat e më pas nxënësit. Kurse, në këtë vit ka vendosur që nëpërmjet aplikimeve t’i jap prindërve nga 80 euro për blerjen e librave për nxënësit. 

Lajmet

UBT organizon ligjëratë ndërkombëtare dhe hap Panairin e Materialeve në Arkitekturë dhe Konstruksione

Published

on

UBT njofton se të premten, më 24 tetor 2025, duke filluar nga ora 09:00, në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan (Objekti I), do të mbahet një ligjëratë tematike ndërkombëtare me titull: “Environmental Sustainability of Concrete Structures”, që do të udhëhiqet nga Prof. Bruno Dal Lago nga Universiteti i Insubrias dhe Politekniku i Milanos, Itali.

Ligjërata do të trajtojë praktikat bashkëkohore të qëndrueshmërisë mjedisore në ndërtimet prej betoni, duke sjellë njohuri shkencore dhe përvoja profesionale nga universitetet më prestigjioze evropiane.

Pas ligjëratës, nga ora 10:00, do të zhvillohet Ceremonia e Hapjes së “Panairit të Materialeve”, që do të mbahet në hollin e Objektit I, dhe do të vazhdojë deri në ora 14:00.

Ky panair do të prezantojë materiale dhe teknologji inovative në fushën e arkitekturës, inxhinierisë dhe ndërtimtarisë, si dhe do të shërbejë si platformë për ndërveprim ndërmjet studentëve, profesorëve dhe kompanive bashkëpunëtore.

Gjithashtu, në të njëjtën ditë, nga ora 12:40, do të mbahet prezantimi i kompanisë ndërkombëtare “PENETRON”, e cila do të paraqesë materiale inovative që lidhen me ndërtimet prej betoni, arkitekturën dhe qëndrueshmërinë strukturore.

Ky prezantim do të zhvillohet po ashtu në Objektin I të Kampusit të UBT-së në Lipjan.

Ligjërata është obligative për studentët e programeve “Materialet në Arkitekturë” dhe “Konstruksionet e Betonit” (niveli Bachelor), ndërsa janë të ftuar të marrin pjesë edhe studentët e lëndës “Bazat e Konstruksioneve të Betonit” në Arkitekturë dhe të gjithë studentët e interesuar nga vitet tjera të studimeve.

Kjo ngjarje përfaqëson një mundësi unike për studentët dhe profesionistët e rinj që të njihen nga afër me risitë bashkëkohore të qëndrueshmërisë në ndërtim, materialet inteligjente dhe zhvillimet më të fundit teknologjike në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon rinumërimi i 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rinumërimin e të cilave mori vendim Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në mbledhjen e ditës së mërkurë, raporton KosovaPress.

Nga pasditja e ditës së mërkurë dhe deri në orën 15:30 të ditës së enjte, janë rinumëruar 16 kuti të votimit.

Rezultatet nga rinumërimi pasqyrohen platformën https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinumëruara”.

Gara e balotazhit në Kosovë për kryetar të komunave ku në raundin e parë nuk kishte fitues mbahen më 9 nëntor./KP

Continue Reading

Lajmet

​Thierry Henry kritikon Juventusin

Published

on

Juventusi vazhdon të kalojë një periudhë të vështirë dhe humbja e fundit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve ka ndezur alarmin në kampin bardhezi. Pas këtij rezultati, skuadra e Igor Tudor numëron shtatë ndeshje radhazi pa fitore dhe ka vetëm dy pikë pas tre javëve të para në fazën e grupeve.

Ish-sulmuesi i njohur francez, Thierry Henry, ka analizuar situatën e Juventusit në studiot e CBS, duke u treguar shumë kritik ndaj mënyrës se si po luan skuadra aktuale.

“Pa një identitet apo filozofi, është e vështirë të konkurrosh. Shoh një ekip që nuk konkurron, pa identitet dhe pa filozofi të vet. Kur mendon për Juven, mendon për një ekip që lufton, me identitet të qartë. Por tani kjo mungon. E kuptoj që Tudor ka ardhur së fundmi dhe se ka një president të ri, por diçka duhet të ndryshojë,”, deklaroi Henry.

Francezi shtoi se mungesa e identitetit dhe frymës garuese është ajo që e bën më të dhimbshme situatën për tifozët bardhezi.

“Njerëzit sot nuk presin. Klubi duhet të ecë përpara dhe të marrë atë që do. Është e drejtë të mbështesësh ekipin, por nuk është mirë të shohësh Juventusin të luajë kështu. Është shumë e vështirë t’i shikosh ata në këtë gjendje.”, tha ai.

Juventusi nuk ka fituar që nga 13 shtatori, kur mundi Interin 4-3, dhe përballja e ardhshme në Ligën e Kampionëve pritet të jetë vendimtare për shpresat e kualifikimit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Profesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë

Published

on

Profesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi – Ferati, nis një kapitull të ri akademik si Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë në Los Angeles, ku do të ligjërojë dy semestra në Stella Adler Academy of Acting & Theatre dhe do të përfundojë postdoktoraturën e saj.

Akademia, e njohur për legjendat e saj si Marlon Brando, Robert De Niro, Warren Beatty, Harvey Keitel dhe Benicio del Toro, vazhdon të formojë artistë dhe pedagogë të nivelit botëror.

Bursa Fulbright është një nga programet më prestigjioze ndërkombëtare të ekselencës akademike, e njohur ndryshe edhe si “Oscar Akademik”, e cila mbështet studiuesit në zhvillimin e kërkimeve me ndikim global.

Continue Reading

Të kërkuara