Lajmet

​Konjufca: Opozita është treguar shumë e shpejtë me thirrjen e seancës saqë e ka befasuar veten

Deputetët e pozitës nuk ndodhen në sallën e Kuvendit ku po mbahet seanca.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të deputetëve të tri partive opozitare. Opozita ka kërkuar debat parlamentar lidhur me vendimin e Zyrës së rregullatorit të energjisë (ZRrE) lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se opozita është treguar shumë e shpejtë në thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, saqë e ka befasuar veten.

“Po më duket opozita aq e shpejtë u kanë befasinë vetvetes ia ka bë. Arsyeja pse e thash që zakonisht nevojiten 24 orë dhe në vendet e rajonit e kemi shiku si thirren seancat e jashtëzakonshme është gjithmonë praktikë 24 orë përpara, përpara se të kërkohet që ajo të mbahet, për një arsye të thjeshtë sepse ekziston një komunikim elementar megjithatë ne mes të qeverisë dhe Kuvendit që së pari të jep mendimin e vet edhe qeveria a mund të jetë për shembull në një seancë të tillë e cila thirret brenda një ore shumë shpejtë”, ka thënë Konjufca.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur pas nënshkrimeve të 40 deputetëve të partive opozitare për mbajtjen e një debati për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ndërkohë deputetët e pozitës nuk ndodhen në sallën e Kuvendit ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme pas shtrenjtimit të rrymës. 

Lajmet

Policia shqipton rreth 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2394 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, ku 16 nga këto aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona, 10 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit./S.K/PK/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Dita Botërore e Informimit për Zhvillim

Published

on

24 Tetori është Dita Botërore e Informacionit për Zhvillim, duke u konsideruar si një pjesë thelbësore e punës për zhvillimin e cila konsiston në mobilizimin e opinionit publik në mbështetje të objektivave dhe politikave të përcaktuara.

Në vitin 1972, Asambleja e Përgjithshme krijoi Ditën Botërore të Informacionit për Zhvillimin për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj problemeve të zhvillimit dhe nevojës për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për zgjidhjen e tyre.

Asambleja vendosi që data e Ditës të përkojë me Ditën e Kombeve të Bashkuara, 24 tetor, e cila ishte edhe data e miratimit, në vitin 1970, të Strategjisë Ndërkombëtare të Zhvillimit për Dekadën e Dytë të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Qeveritë e vendeve më të përparuara duhet të vazhdojnë dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të thelluar kuptimin publik të natyrës së ndërvarur të përpjekjeve për zhvillim dhe të nevojës për të ndihmuar vendet në zhvillim në përshpejtimin e progresit të tyre ekonomik dhe social.

Në mënyrë të ngjashme, qeveritë e vendeve në zhvillim duhet të vazhdojnë të ndërgjegjësojnë njerëzit në të gjitha nivelet për përfitimet dhe sakrificat e përfshira, dhe të marrin pjesë të plotë të tyre në arritjen e qëllimeve dhe objektivave të zhvillimit.

Mobilizimi i opinionit publik duhet të jetë kryesisht përgjegjësi e organeve kombëtare.

Qeveritë mund të marrin në konsideratë krijimin e organeve të reja kombëtare ose forcimin e atyre ekzistuese të krijuara për të mobilizuar opinionin publik, si një masë afatgjatë, për t’i dhënë një orientim zhvillimor në rritje kurrikulave arsimore.

Duke pasur parasysh se lidershipi mund të japë një kontribut të rëndësishëm në mobilizimin e opinionit publik, formulimi i synimeve konkrete nga autoritetet kompetente është i domosdoshëm.

Roli i organizatës së Kombeve të Bashkuara ka qenë të ndihmojë mediat e ndryshme kombëtare të informacionit, në veçanti duke ofruar informacion adekuat bazë nga i cili këto media mund të marrin substancë dhe frymëzim për punën e tyre.

Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit kanë potencialin për të ofruar zgjidhje të reja për sfidat e zhvillimit, veçanërisht në kontekstin e globalizimit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për vrasje në Podujevë

Published

on

Zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë lokalizuar dhe arrestuar një person i dyshuar i kërkuar për vrasje, në rastin e ndodhur më 6 shtator, në Llapashticë e Epërme e Podujevës.

Njësitet policore kanë ndërmarrë këtë operacion në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e A.H., (31).

I dyshuari është shtetas i Kosovës, i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën në fjalë.

“Veprimet e mëtejme lidhur me personin e dyshuar do të merren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ndeshja Drita-Omonia përfundoi me barazim

Published

on

Drita e Gjilanit dhe Omonia Nikozi zhvilluan mbrëmë betejë të ashpër në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të dyja skuadrat luftuan për fitoren e parë në Ligën Konferenca, ku Drita në ndeshjen e parë kishte nxjerrë një barazim, ndërsa ekipi nga Qipro ndeshjen e parë e kishte humbur.

Skuadra e Zekiria Ramadanit nisi mirë duelin duke shënuar qysh në minutën e 12-të me golin e Art Manajt, pas asistimit të Besnik Krasniqit, raporton KosovaPress.

Në minutën e fundit të pjesës së parë mysafirët erdhën deri te barazimi përmes mbrojtësit Giannis Masouras.

Drita në pjesën e dytë kërkoi golin për fitore, por futbollistët gjilanas nuk arritën të konkretizojnë rastet, teksa edhe mysafirët u treguan të rrezikshëm.

Pas kësaj ndeshje, Drita e Gjilanit ka dy pikë nga dy ndeshje të zhvilluara në Ligën Konferenca.

Ndeshjen e tretë gjilanasit do ta zhvillojnë kundër skuadrës irlandeze Shelbourne, në “Tallaght” Dublin, më 6 nëntor, nga ora 21:00.

Liga Konferenca ka gjithsej 36 ekipe ku secila luan gjashtë ndeshje kundër kundërshtarëve të ndryshëm, me tri ndeshje në shtëpi dhe tri jashtë. Tetë ekipet e para në ligë avancojnë direkt në raundin e 16 në fazën eliminuese.

Ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin hyjnë në një raund eliminator, ku skuadra me renditjen më të lartë përballet me atë me renditjen më të ulët në një barazim me dy ndeshje, ndërsa ekipet që përfundojnë nga vendi i 25-të deri në të 36-tin eliminohen nga gara.

Pas fazës së ligës dhe eliminatoreve, turneu kalon në fazën eliminuese, e cila përfshin barazime me dy ndeshje, përveç finales, e cila është një ndeshje e vetme./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara