Kronikë e zezë

​Konfiskohen 1.3 kilogram marihuanë, policia arreston dy persona në Prizren

Rasti është inicuar si blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike.

Published

on

Policia në Prizren ka arrestuar dy persona duke shitur e blerë substanca narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, policia ka sekuestruar 1.36 kilogram substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore, dy telefona dhe 262 euro.

Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike.

“Rr. Indrit Cara, Prizren 05.10.2022 – 19:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët njësiti përkatës për hetimin dhe trafikimin e narkotikëve i ka zënë në flagrancë njërin shitës dhe tjetrin blerës duke shkëmbyer substanca narkotike të llojit marihuanë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar si dëshmi materiale: 1.368.81 (një kilogram e treqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë 81 gram) substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilat kanë qenë në paketime të ndryshme, një peshore digjitale, dy telefona celularë dhe 262 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.   

Lajmet

Shqiptohen mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku shqiptohen brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shqiptuar 1438 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, brenda këtyre 24 orëve të fundit janë raportuar 37 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 34 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona kurse 8 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për sulm fizik në Novobërdë, viktima merr tretman mjekësor

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në rrahje.

Në raport thuhet se viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Novobërdë / 25.10.2025 – 23:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje. Si pasojë, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet prokurori nën dyshimin e veprës ‘marrja e ryshfetit’ në Prizren

Published

on

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit, në bashkëpunim edhe me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

Prokuroria Speciale thotë se së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona në Gjilan, dyshohen për përfshirje në një rast rrëmbimi

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Gjilan, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Rrëmbimi”.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se personat e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 23.10.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara