Shëndet

​Kombinimi i këtyre dy përbërësve është shumë i keq për lëkurën

Ekspertja për kujdesin dhe shëndetin e lëkurës, Ksenia Sobchak, dermatologe, thekson veçanërisht dy produkte që nuk duhen përdorur në kombinim.

Published

on

Sot ka shumë produkte cilësore që përdoren për kujdesin e lëkurës dhe janë bërë në mënyrë që ato të kombinohen për të funksionuar më mirë.

Për shembull, mund të përdorni vitaminë C dhe krem kundër diellit në mëngjes ose acid hialuronik me krem për fytyrën në mbrëmje. Ka edhe produkte që nuk do të japin rezultatin e dëshiruar nëse përdoren në çift.

Ekspertja për kujdesin dhe shëndetin e lëkurës, Ksenia Sobchak, dermatologe, thekson veçanërisht dy produkte që nuk duhen përdorur në kombinim, pasi në këtë mënyrë nuk do të shijoni lëkurë të shëndetshme dhe të bukur.

Acidi salicilik dhe retinoli nuk janë një kombinim i mirë

Shumë prej nesh përdorin retinolin si pjesë të kujdesit të përditshëm të lëkurës sepse ofron veti kundër plakjes dhe acidi salicilik është një preparat që do të përdoret nga personat që kanë probleme me aknet. Këto janë produkte të forta që eliminojnë aknet dhe rrudhat e vogla, por në kombinim ato dëmtojnë lëkurën.

“Kur përdoren në të njëjtën kohë ato mund të shkaktojnë acarim të lëkurës dhe kështu vetëm të përkeqësojnë pamjen e saj”, shpjegoi ajo, duke shtuar se lëkura e thatë do të shkaktojë sekretim më të fortë të gjëndrave dhjamore, të cilat mund të çojë përsëri në puçrra fytyre.

Në vend që t’i përzieni, Sobachak këshillon përdorimin e retinolit para gjumit dhe acidit salicilik pas zgjimit. Kjo do të thotë që nuk duhet të përdorni pastrues fytyre me acide dhe më pas me retinol, por është e rëndësishme t’i jepni kohë lëkurës që të thithë një preparat fillimisht.

Nëse dëshironi të zbatoni një rutinë të duhur kundër rrudhave, por edhe të parandaloni aknet, ajo këshillon të mos përdorni produkte që përmbajnë peroksid benzoil përpara se të aplikoni retinol, pasi njëri produkt do të anulojë veprimin e një tjetri.

Për shembull, ajo thekson se peroksidi i benzoilit mund t’i bëjë molekulat e retinolit joaktive dhe të ndërhyjë në efektivitetin e tij. Ajo arrin në përfundimin se disa produkte duhen përdorur veçmas, dhe retinoli përdoret gjithmonë më mirë në mbrëmje. Është gjithashtu e nevojshme që lëkura të përgatitet për një produkt tjetër.

Vitamina C dhe vitamina E – kombinim i mirë

Ka një arsye pse këto dy vitamina funksionojnë mirë së bashku. “Vitamina C lufton radikalet e lira dhe vitamina E forcon hidratimin e lëkurës”, tha Arielle Panarello, dermatologe nga Nju Jorku, duke shtuar se këto dy vitamina janë një kombinim i ëndrrave.

Me pak fjalë, çdo acid funksionon mirë me njëri-tjetrin dhe mund të përdoret në kombinim dhe në këtë mënyrë të ndihmojë në parandalimin e proceseve inflamatore, së bashku me të gjitha përfitimet e tjera.

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara