Bota

​Kokainë brenda pikturave të Maradonës, arrestohet 72-vjeçari

Published

on

Një 72-vjeçar gjerman është arrestuar nga policia e Turqisë, pasi u kap në tentativë për të kaluar rreth 2.5 kg kokainë në një aeroport të Stambollit.

I moshuari kishte ardhur nga Ekuadori dhe e kishte lëndën narkotike brenda disa pikturave dhe karikaturave të Diego Armando Maradonës.

Gjatë kontrollit, forcat e sigurisë gjetën kokainën e fshehur në disa qese dhe te presuara.

Turqia ka qenë e suksesshme në kapjen e drogës, por vendi mbetet ende një rrugë e njohur për kontrabandën e drogës në Evropë për shkak të vendndodhjes së saj strategjike.

Nëse droga do hidhej në treg, do të kishte një vlerë prej 2 milionë lirash turke ose rreth 216 mijë euro, raportojnë mediat turke.

Bota

Finlanda: Koncesionet territoriale ndaj Rusisë nuk do të sjellin paqe

Published

on

By

Finlanda hodhi poshtë të martën çdo koncesion territorial ndaj Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje diplomatike për Ukrainën dhe paralajmëroi se veprime të tilla nuk do të sjellin paqe, por përkundrazi do të inkurajojnë “agresionin” e mëtejshëm rus në rajon, shkruan Anadolu.

Ministrja finlandeze e Jashtme, Elina Valtonen, tha në një konferencë vjetore të ambasadorëve në Berlin se sulmet ajrore të fundit të Rusisë mbi Ukrainën – më të ashpra që nga fillimi i luftës – tregojnë qartë se Rusia nuk është gati për një armëpushim, e lëre më për negociata.

Nëse gjatë negociatave do të sakrifikoheshin pjesë të territorit ukrainas ose elemente të sovranitetit të saj, nuk do të zgjidhnim problemin thelbësor, por përkundrazi potencialisht do të thellonim agresionin e Rusisë”, paralajmëroi ministrja.

Presidenti rus Putin po zhvillon luftë hibride në të gjithë Evropën – duke ndikuar në zgjedhje, duke ndërprerë sistemet GPS për trafikun ajror, dhe duke vendosur një flotë të errët në rajonin e Detit Baltik. Problemi me Putin nuk mund të zgjidhet në kurriz të Ukrainës”, shtoi ajo.

Valtonen argumentoi se shtetet perëndimore duhet të ruajnë mbështetjen e fortë për Ukrainën, të kufizojnë strategjikisht ambiciet e Rusisë dhe të ngushtojnë opsionet e Moskës duke vendosur sanksione më të rrepta tregtare dhe ekonomike dhe duke aplikuar takse mbi të gjitha eksportet ruse në tregun e brendshëm të BE-së./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Bota

Spanja tërheq ambasadorin nga Tel Aviv

Published

on

Spanja thirri ambasadorin e saj në Tel Aviv, pasi qeveria izraelite akuzoi Madridin për antisemitizëm dhe ndaloi dy ministra spanjollë të hynin në Izrael.

Të hënën, kryeministri Pedro Sanchez njoftoi nëntë masa që synojnë ndalimin e asaj që ai e quajti gjenocid në Gaza.

Ato përfshijnë një embargo të përhershme armësh, një ndalim të importeve nga territoret e pushtuara dhe ndalimin e individëve të përfshirë në luftën e Gazës të hyjnë në Spanjë, shkruan Anadolu.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar iu përgjigj, duke e quajtur qeverinë e Sanchez antisemite dhe duke njoftuar se zëvendëskryeministres Yolanda Diaz dhe ministres së Rinisë Sira Rego do t’u ndalohej hyrja në Izrael.

“Është një pikë krenarie që një shtet gjenocidal po më ndalon mua”, u përgjigj Diaz.

Sa’ar tha gjithashtu se Izraeli do të informojë aleatët e tij për sjelljen armiqësore të qeverisë spanjolle dhe natyrën antisemite dhe të dhunshme të deklaratave të bëra nga ministrat e saj.

Më vonë të hënën, Spanja dënoi një sulm terrorist në Jerusalem që vrau gjashtë persona, përfshirë një shtetas spanjoll.

Debati vazhdoi të përshkallëzohej, me Spanjën që thirri ambasadorin e saj dhe Sa’ar që shkroi më vonë: “Sanchez është ngatërruar me njerëzit e gabuar. Ditët e Inkuizicionit, persekutimit dhe dëbimit kanë mbaruar. Izraeli është një vend i fortë dhe sovran.”/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara