Lajmet

​KMDLNj: Vizita mashtruese e Ekaterina Trandafilova në Kosovë

Reagim i KMDLNj-së.

Published

on

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka drejtuar një varg akuzash ndaj kryetares së Gjykatës Speciale në Hagë, Ekaterina Trandafilova, duke thënë se ajo ka ndërtuar raport klientelist me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të ashtuquajturin Avokat i Popullit i DHS-ara dhe Avokatin e Popullit të Holandës për monitorimin e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria duke siguruar, në këtë mënyrë një mungesë të plotë të transparences dhe llogaridhënies.

Sipas KMDLNj-së, asnjëherë kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trandafilova nuk ka reaguar kundër shkeljes flagrante e parimit të prezumimit të pafajësisë nga kryeprokurori i ZPS –së që pa filluar ende procesi gjyqësor dhe pa një vendim të gjykatës përkatëse, disa herë, publikisht ka deklaruar se Hashim Thaçi dhe të tjerët do të dënohen me burg të përjetshëm andaj, me këtë diversion moral dhe juridik e ka arsyetuar vendimin për paraburgim.

“Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë në mënyrë skajshmërisht të pandershme, moralisht dhe profesionalisht ka devijuar përgjegjësinë e Raportit të Dik Martit përkatësisht pjesës ku flitet për trafikim me qenie njerëzore dhe organe e që ka shërbyer si mjet kryesor presioni për formimin e kësaj Gjykate. KMDLNj –ë nuk është i kënaqur as me shërbimet shëndetësore që u ofrohen personave të privuar nga liria. KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon nga institucionet e Kosovës që të kërkojnë një proces fer dhe të paanshëm që nuk kushtëzohet nga kërkesat e politikës ditore apo përkatësisë etnike. Kjo është detyrim i institucioneve e që në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet si ndërhyrje në drejtësi”, thuhet në reagim.

Aktualitet

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku, një aksident përfundon me fatalitet

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2161 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 86 aksidente trafiku me dëme materiale, 34 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse u regjistrua edhe një aksident me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona teksa 15 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Aktualitet

​Raporti i DASH për të drejtat e njeriut: Kosova ndërmori hapa të besueshëm

Published

on

Në Kosovë nuk pati ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut, thuhet në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për vitin 2024.

Në raportin e publikuar lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë thuhet se Qeveria e Kosovës ka marrë ka marrë hapa të besueshëm, por jokonsistent në identifikimin, hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave.

Në përmbledhjen e raportit potencohet se nuk pati raporte të besueshme për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Raporti përfshin edhe gjetje për lirinë e mediave, të drejtat e punëtorëve, kushtet e punës dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit, duke theksuar se disa nga proceset institucionale mbeten të ngadalta dhe jo gjithmonë të qëndrueshme.

Continue Reading

Bota

Zelensky thotë se Ukraina do të refuzojë propozimet për të hequr dorë nga territoret e saj

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të refuzojë çdo propozim rus për të hequr dorë nga rajoni i Donbasit në këmbim të një armëpushimi, duke paralajmëruar se kjo mund të përdoret si trampolinë për sulme të ardhshme.

Zelensky këtë deklaratë e bëri para takimi midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska të premten, shkruan BBC.

Trump ka thënë se çdo marrëveshje paqeje do të përfshijë një shkëmbim territoresh dhe besohet se një nga kërkesat e Putinit është që Kievi të dorëzojë pjesët e Donbasit që ende kontrollon.

Ndërkohë, trupat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre duke bërë një sulm të papritur pranë qytetit lindor të Dobropillias dhe duke përparuar 10 km në një periudhë të shkurtër kohore.

Continue Reading

Aktualitet

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet më të gjata raportohen në pikën kufitare në Merdarë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.

Përditësimi i të dhënavë të fundit është në ora 08:03 të mëngjesit.

Continue Reading

Të kërkuara