Lajmet

​Klinaku: Gjykata Speciale edhe sot dëshmoi se nuk është serioze

Published

on

Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku në një konferencë për media, ka thënë se me veprimin e sotëm, për moskthimin e pajisjeve të konfiskuara në këtë seli, Gjykata Speciale edhe njëherë u dëshmua se nuk është serioze. Madje ai ripërsëriti qëndrimin se Gjykata Speciale është politike.

“Neve na kanë thënë që do t’i kthejnë ato pajise në zyrat tona, por me kërkesë të tyre për shkak të sigurisë, kanë kërkuar që më 24 mars të shkojmë t’i marrim ato pajisje. Për këtë kemi autorizuar avokatin Tomë Gashi të shkojë sot në zyrat e EULEX në Fushë Kosovë, dhe kjo gjykatë nuk i ka dorëzuar”, tha ai.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi theksoi se sot në orën 10:00 kanë shkuar në selinë e EULEX për t’i marrë pajisjet, por ato nuk u dorëzuan. Gashi tha se pajisjet që i kanë konfiskuar nuk ka asgjë inkriminuese, dhe siç tha ai s’ka pas as nuk mund të ketë.

“Nuk kanë dhënë ndonjë afat se kur do t’i dorëzojnë ose kthehen pajisjet. Ata një ditë duhet t’i kthejnë, Gjykata speciale duket se e ka humbur rrugën dhe kështu po tregohet jo serioze”, deklaroi ai.

Ai po ashtu tha se edhe nëse kthehen pajisjet, duhet të ketë një raport për gjetjet.

Lajmet

Kultura si urë bashkimi, shënohet Dita Botërore për Diversitetin Kulturor

Published

on

Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim shënohet çdo vit më 21 maj, me synimin për të promovuar diversitetin kulturor, dialogun dhe bashkëjetesën ndërmjet popujve.

Kjo ditë ndërkombëtare u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në kuadër të UNESCO-s, pas reagimeve globale ndaj shkatërrimit të statujave të Budave të Bamiyanit në Afganistan në vitin 2001.

Përmes kësaj date synohet të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së kulturave të ndryshme, respektit të ndërsjellë dhe jetesës në frymë harmonie e tolerance.

Kjo ditë ka domethënie të veçantë edhe për Kosovën, e cila konsiderohet një vend me diversitet kulturor dhe bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci viziton Muzeun Kombëtar, vazhdojnë punimet për restaurim dhe modernizim

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar Muzeun Kombëtar të Kosovës, ku po vazhdojnë punimet për restaurimin dhe përmirësimin e hapësirave muzeale.

Ajo ka bërë të ditur se ky projekt konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme në infrastrukturën kulturore të vendit, me fokus në përmirësimin e kushteve për ruajtjen e koleksioneve dhe rritjen e funksionalitetit të deposë së muzeut.

Sipas Bogujevcit, përveç restaurimit, projekti parasheh edhe rikonceptimin e ekspozitave të përhershme, në mënyrë që muzeu të ofrojë një përvojë më moderne dhe më të qasshme për vizitorët.

Continue Reading

Lajmet

Një person humb jetën në aksident në Shkodër

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është rreth 50 vjeç, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Nis votimi me postë për diasporën

Published

on

By

Nga sot ka nisur votimi me postë për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar paraprakisht për të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rreth 105 mijë qytetarë pritet të votojnë përmes postës në këto zgjedhje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri të mërkurën janë përgatitur rreth 75 mijë pako me fletëvotime, ndërsa rreth 30 mijë të tjera janë dërguar të enjten.

Çdo pako përmban fletëvotimin, zarfin e fshehtësisë, zarfin kthyes dhe udhëzuesin për procedurën e votimit. Sipas KQZ-së, secila dërgesë ka numër gjurmimi, në mënyrë që votuesit të mund të përcjellin vendndodhjen e pakos së tyre.

Votimi përmes postës do të zgjasë deri më 6 qershor. KQZ u ka bërë thirrje votuesve që t’i dërgojnë me kohë fletëvotimet, për të shmangur vonesat në arritjen e tyre për numërim në Kosovë.

Për këtë proces, KQZ ka vendosur kuti postare në 22 shtete të ndryshme, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, SHBA-në, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë.

Continue Reading

Të kërkuara