Lajmet

​Klinaku: Gazi lotsjellës është hedhur nga dritarja e Kuvendit

Paralajmëron masa të tjera.

Published

on

Për më shumë se tri orë, me qindra protestues kanë qëndruar në oborr të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë shprehur kundërshtinë për ndryshimin e projektligjit për pagën minimale, i cili përjashton veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ani pse një gjë e tillë nuk ndodhi në seancën plenare, udhëheqës të kësaj organizate kanë paralajmëruar masa edhe më të ashpra.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Kliniku pas përfundimit të protestës, ka deklaruar se është turp që 51 deputetë kanë votuar pro këtij ndryshimi të ligjit. Po ashtu, ai ka thënë se nuk ka pasur ftesë prej institucioneve për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

“Është turp për këta 51 deputetë që votuan një ndryshim ligji që i heq veteranët edhe nga ajo pagesë apo ai pension që e marrin prej 170 eurove. Është mirë që ky pushtet të vetëdijesohet, sepse të ardhurat për deputetë kanë, por duhet llogaritur që edhe veteranët e luftës kanë familje nuk mund të jetojnë me 170 euro. Ne si organizatë kërkojmë që të rritet paga minimale për gjithë sektorin së paku 350 euro apo 400 dhe në këtë rast të rritet edhe pensioni i veteranëve. Me ligj qeveria e ka mundësinë që ta rris pensionin e veteranit më shumë se paga minimale, por me ligj është e ndaluar që të bëhet më pak, prandaj këta kanë dashur të shkelin ligjin”, ka theksuar ai.

Ai është zotuar se nuk do të lejojnë ndryshime të tilla të ligjit, ku përjashtohen veteranët. Për këtë ka paralajmëruar edhe masa të tjera.

“Ne prapë do të thërrasim protesta, nëse gjithsesi e ndryshojnë këtë, natyrisht që protestat tona do të jenë që do ta bllokojmë kuvendin apo qeverinë që të mos funksionojë, sepse me të vërtetë janë duke bërë një gjë të kundërligjshme…Ka deputetë edhe nga pozita që e kundërshtojnë këtë ndryshim ligji”, ka shtuar ai.

Ai ka mohuar që në protestën e sotme veteranët kanë hedhur gazlotsjellës.

“Nga dritarja e kuvendit, këtë shqetësim ia kam paraqitur edhe Policisë së Kosovës, komandatit të tyre. Nga dritarja e kuvendit, është kryetari Glauk Konjufca le ta vërteton se kush ka hedhur gaz… E pash edhe unë që pat tentime, natyrisht që këta janë të frustruar për shkak se duanë të lëjnë edhe familjet e tyre pa bukë. Unë jam munduar me policinë që ta qetësojë se nuk ka pasur nevojë dhe nuk kanë bërë diçka. Dhunë nuk ka pasur, por tentime. Natyrisht na kanë dëgjuar neve dhe policisë”, ka përfunduar Klinaku.

Me fillim të protestës, pjesëmarrësit kanë thyer rrethojën e kuvendit dhe kanë hyrë brenda oborrit. Më pas, është hedhur gazlotsjllës, për çka ka mohuar Policia e Kosovës. Përreth godinës së kuvendit, ka pasur forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës.

Rajoni

Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart ndërhyrjen e aleancës që i dha fund shtypjes ndaj popullit të Kosovës.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka theksuar se aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen me të njëjtin përkushtim si vetë liria.

Në kuadër të këtij përvjetori, presidentja Osmani ka shpërndarë edhe fjalimin historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përmes të cilit ai kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese 78-ditore.

Video:

Continue Reading

Sport

Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.

Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.

Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.

Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Continue Reading

Vendi

Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.

Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.

Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.

Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.

Continue Reading

Lajmet

I dyshuari në kërkim për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Published

on

By

Një person është plagosur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, pas një incidenti me armë zjarri rreth orës 20:45, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës

Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e emergjencës dhe policia gjetën viktimën me lëndime trupore, i cili u dërgua menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Ndonëse policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për këtë sulm, ai ende nuk është rënë në pranga dhe po kërkohet intensivisht nga autoritetet.

Hetuesit kanë nisur punën në terren për të mbledhur dëshmitë dhe provat e nevojshme, ndërkohë që rasti po hetohet në koordinim me prokurorin si lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Të kërkuara