Lajmet

​Kërkohet lirimi i masave antiCOVID-19, gastronomët protestojnë sot para Qeverisë

Published

on

Me moton “Me një vaksinë nuk çelë vera” dhe nën sloganin “çelma derën”, gastronomët nga e gjithë Kosova do t’ia mësyjnë sot sheshit “Skënderbeu”. Gastronomët këtë të martë në orën 18:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës në shenjë pakënaqësie për masat kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.

Marrë parasysh numrin e rënieve të rasteve të vdekjeve por edhe të rasteve pozitive, gastronomët kërkojnë nga Qeveria që të lirohen masat dhe të hapet gastronomia në mënyrë që të mos pësohen edhe më tej humbje në këtë sektorë.

Të hënën nëpërmjet një konference për media, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi tha se nuk ka më kohë për të humbur pasi që numrat e të infektuarve me COVID kanë rënë dhe vera është afruar. Ai shto se hapja duhet të bëhet tani gjatë verës dhe jo për fushata politike, apo edhe për zgjedhjet lokale.

“Nesër me 25 maj në ora 18:00 kemi ftuar të gjithë gastronomët në sheshin ‘Skënderbeu’ pranë Qeverisë së Kosovës për një protestë ose event ‘pakënaqësie’[…]Kufijtë janë të hapur, masat lehtësues janë krijuar në të gjithë rajonin dhe botën ndërsa ne po vazhdojmë me kufizime. Masat po i’u themi që t’i lirojnë tani kur jemi pranë remitencës dhe pranë ardhjes së diasporës dhe jo kur t’i kanë interesat e veta për fushata politike dhe për zgjedhjet lokale. Nuk është më zgjidhje me prit atë kohë, sepse tani jemi në prag të verës dhe nuk duam ta humbim edhe verën e dytë, dhe shtetet tjera të na marrin diasporën tonë. Jemi duke folur me një kohë ku jemi me më pak se 1 përqind të rasteve, jemi duke folur ku janë diku rreth 20 raste në ditë dhe në një kohë shumë më të relaksuar për hapjen e gastronomisë apo hapjen e verës. Nuk po dalim në protestë për të dëmtuar pronat e shtetit, ne po dalim të bëjmë një protestë apo event pakënaqësie e cila është një e drejtë kushtetuese e jona”, tha Kllokoqi.

Kurse të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë një takim virtual me kryetarëtr e Komunave për të diskutuar rreth masave të reja kundër COVID-19.

Qeveria Kurti II kohë më parë ka vendosur masat e reja kundër COVID-19, përmes të cilave ndalohet puna e gastronomëve dhe qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:30 deri në 05:00.

Aktualisht në vend janë 3 mijë e 551 raste aktive me COVID-19. Numri total i rasteve pozitive është 107 mijë e 258 raste nga 593 mijë e 728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 mijë e 240 raste të vdekjes.

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

Presidentja Osmani ka shkruar në faqën e saj zyrtare në Facebook: “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.” shkroi Osmani.

Tutje ajo theksoi se NATO ka rolin vendimtar në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta./D.B

Continue Reading

Të kërkuara