Lajmet

​Kërkohet dënim meritor për vrasësin e Hatije Dinës

Published

on

Para Gjykatës Themelore të Prizrenit sot kanë protestuar disa qytetarë e aktivistë kundër dënimit të Ilir Haxhiajt me 15 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Hatije Dinën. Protestuesit e kundërshtuan këtë vendim pasi e vlerësojnë të ulët.

Nën thirrjet “Drejtësi për Hatije Dinën”, “Gjykatë është vrasje e jo lëndim i lëndë trupor”, “Dënim meritor për Ilir Haxhiajn”, protestuesit kërkuan drejtësi për gratë e vrara.

Aktivistja Liridona Sijarina tha se dënimi që Gjykata Themelore e Prizrenit e nxori për Ilir Haxhiajn është i ulët, madje sipas saj, një vendim i tillë është padrejtësi institucionale ndaj të gjitha grave që përjetojnë dhunë.

“Jemi mbledhur këtu për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Prizrenit për dënimin e Ilir Haxhiajt me 15 vite burgim për vrasjen e bashkëshortes, Hatije Dina të cilin ne e gjykojmë të padrejtë. Në vitin 2019 Haxhiaj e vrau Hatije Dinën duke e rrahur atë brutalisht, përkundër kësaj në vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit ai dënohet për lëndim të rëndë trupor me një dënim, i cili është i ulët për krimin që është kryer. Ky vendi është një padrejtësi institucionale që po iu bëhet të gjitha grave që për shkak të qasjes së gabuar të shtetit ato vazhdojnë të shtypen. Gratë vazhdojnë të dhunohen”, tha ai.

Sijarina tha se përmes kësaj proteste po kërkojnë dënim meritor për vrasjen e Hatije Dinës nga bashkëshorti i saj.

Sipas saj, dënimet e tilla të ulëta po ndikojnë në shtimin e rasteve të dhunës dhe vrasjes së grave nga burrat.

“Shteti vazhdon t’i neglizhojë jetët e tyre pikërisht pse ato janë gra. Ky rast është edhe një rast tjetër i femicidit andaj ne nuk mund ta lexojmë ndryshe përveç se një dhunë të institucionalizuar ndaj grave, e cila përveç që po i lë gratë të varfëra, po ua vjedh të drejtën themelore për jetë. Derisa gratë vazhdojnë dhunohen, përdhunohen e vriten nga burrat dhe shteti vazhdon t’ua mbajë anën e tyre, ne nuk mund të heshtim po do të kundërshtojmë çdo herë e më fuqishëm derisa drejtësia për gratë të arrihet. Nga këtu e kundërshtojmë këtë vendim të gjykatës dhe insistojmë për dënim meritor për Ilir Haxhiajn pasi dënimet të tilla vetëm sa po e ushqejnë dhunën sistematike ndaj grave dhe vrasjen e tyre”, tha ajo.

Gjykata Themelore e Prizrenit e dënoi me 15 vite burgim Ilir Haxhiajn, i cili në vitin 2019 e rrahu dhe e vrau bashkëshorten e tij, Hatije Dinën. I dënuari, sipas Gjykatës është dënuar për “lëndim të rëndë trupor”, i cili çoi në vdekjen e viktimës.

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për spiunazh ndaj BIA-s serbe dhe shantazh me incizime

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit F.Sh., i cili ngarkohet me veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, i pandehuri vepronte si pjesë e strukturave të inteligjencës së Serbisë.

“F.Sh., nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si ‘BIA’, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij”, thuhet në aktakuzë.

Organet e hetuesisë bëjnë të ditur se i akuzuari ka grumbulluar informacione me rëndësi shtetërore dhe i ka bartur ato te zyrtarët e BIA-s.

“I pandehuri F.Sh. akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria Speciale.

Përveç spiunazhit, F.Sh. ngarkohet edhe për dobi financiare të kundërligjshme përmes kërcënimit ndaj një personi me inicialet A.J., me një vlerë që e kalon shumën e 13 mijë eurove.

“Gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro. F.Sh. i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin”, bëhet e ditur në aktakuzë.

Çështja penale tashmë i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri F.Sh. ndodhet nën masën e paraburgimit. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara