

Shëndet
Keni shpesh dhimbje barku? Këto mund të jenë arsyet
Mund të jetë edhe simptomë e një sëmundjeje të rëndë.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiDhimbja e barkut shpesh është pasojë e ngrënies së tepërt ose zgjedhjes së gabuar të ushqimit, por mund të jetë edhe simptomë e një sëmundjeje të rëndë dhe është e nevojshme të flitet për këtë me një mjek.
Këtu janë pesë gjendje të rënda që mund të jenë arsyeja e dhimbjes së shpeshtë të barkut
1. Gastriti
Gastriti është një inflamacion i mukozës së stomakut që mund të ketë shumë shkaqe. Mund të jetë rezultat i Helicobacter pylori, stresit, dietës, rritjes së sekretimit të acidit të stomakut, drogës dhe alkoolit. Me gastrit ka dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut, një ndjenjë e shpejtë ngopjeje dhe fryrje. Mund të shfaqen nauze dhe të vjella, si dhe jashtëqitje më të errëta.
Njerëzit me gastrit të shkaktuar nga bakteret (H. pylori) shpesh nuk kanë simptoma të tjera përveç dispepsisë së lehtë (probleme me tretjen). Zakonet e duhura të të ngrënit dhe një mënyrë jetese e rregullt janë të rëndësishme për parandalimin e gastritit.
Sot gastriti trajtohet me sukses në shumicën e rasteve sepse dihen shkaqet dhe dihet se si trajtohen.
2. Ulcera peptike
Ulcera peptike është një inflamacion i hapur ose dëmtim i shtresës mbrojtëse dhe mukozës në stomak, duodenum ose ezofag. Ulcera formohet nën veprimin e acidit klorhidrik të stomakut dhe enzimës pepsinë, kur ka dëmtim të shtresës mbrojtëse në mukozën e organeve të përmendura tretëse. Mund të shkaktohet nga duhani, alkooli, kafeina, por edhe stresi i madh.
Një nga simptomat më të zakonshme është një dhimbje, e cila herë pas here ndalon dhe rishfaqet pas një kohe. Më intensive është në fazën e fundit të tretjes, kur përqendrimi i acidit të stomakut është më i lartë, përkatësisht 2-3 orë pas ushqimit, por ndodh edhe në stomak bosh, nëse diçka stimulon sekretimin e acidit në stomak si për shembull uria. Simptoma të tjera përfshijnë kryesisht dispepsi: fryrje, marramendje, të vjella dhe gromësirë.
3. Virus gastrik
Emri “virus gastrik” sugjeron se është një inflamacion viral i mukozës së stomakut ekskluzivisht. Megjithatë, në thelb është një inflamacion i mukozës së stomakut dhe zorrëve të vogla të një shkaku viral.
Bëhet fjalë për gastroenteritin, i cili karakterizohet nga dhimbje dhe ngërçe në bark, të vjella dhe diarre ujore dhe temperaturë.
Viruset hyjnë në sistemin e tretjes drejtpërdrejt përmes ujit, ushqimit ose nëse njerëzit ndajnë të njëjtat takëme, dhe transmetimi është i mundur përmes kontaktit të ngushtë personal.
Në rastin e “virusit të stomakut”, është e rëndësishme të plotësoni elektrolitet e lëngjeve të humbura nga diarreja. Fëmijëve dhe të rriturve duhet t’u jepet ujë i thjeshtë, çaj pa sheqer, supë ose pije të pasura me elektrolite në sasi të vogla, rreth 2 dcl çdo 30-60 minuta dhe të moshuarve çdo 15 minuta. Probiotikët dhe kosi mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e sëmundjes dhe të zvogëlojnë diarrenë.
4. Sindroma e zorrës së irrituar
Është një gjendje kronike në traktin tretës, e cila karakterizohet nga dhimbje barku dhe çrregullime të ritmit të jashtëqitjes, veçanërisht të theksuara në periudha stresi.
Sindroma e zorrës së irrituar shpesh shoqërohet me mos tolerancë ndaj disa ushqimeve, andaj alergjitë konsiderohen si një nga shkaqet e mundshme.
Krahas dhimbjes vërehet edhe ndryshimi i ritmit të jashtëqitjes (diarre, kapsllëk apo ndryshim i diarresë dhe kapsllëkut) janë disa nga simptomat kryesore.
Ushqimi i duhur me marrjen adekuate të lëngjeve dhe aktivitet fizik mund të parandalojë shfaqjen e sindromës së zorrës së irrituar.
Personat e ekspozuar ndaj stresit si pasojë kanë vështirësi në tretje, andaj duhet të fokusohen në një mënyrë jetese të shëndetshme dhe teknika që do të minimizonin intensitetin e stresit dhe pasojat e tij në shëndetin e sistemit tretës.
Terapia është individuale, zakonisht afatgjatë dhe komplekse: dietë, mbështetje psikologjike dhe mjekim.
5. Helmimi nga ushqimi
Bakteret, viruset dhe parazitët mund të shkaktojnë dhimbje stomaku. Mund të shfaqen diarre, marramendje dhe të vjella. Mund të ndodhë nëse ushqimi nuk trajtohet siç duhet.
Gjendja shpesh do të përmirësohet vetë, por vizitoni një mjek nëse jeni të dehidratuar ose nëse vëreni gjak në jashtëqitje ose nëse keni diarre të rëndë që zgjat më shumë se tri ditë.
Shëndet
Uthulla e mollës: Përfitimet dhe mënyra e përdorimit të sigurt për organizmin
Published
21 minutes agoon
October 20, 2025By
UBT News
Uthulla e mollës njihet nga ekspertët dhe mjekët tradicionalë për shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak, lehtësimin e tretjes dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Sidoqoftë, çelësi qëndron në sasinë e duhur ditore, që siguron efektet pozitive pa shkaktuar dëme.
Uthulla e mollës për sheqerin në gjak
Mund të ndihmojë në uljen natyrale të sheqerit në gjak. Konsumimi i saj para vakteve të pasura me karbohidrate ndihmon në ngadalësimin e përpunimit të ushqimit nga stomaku dhe parandalon rritjen e nivelit të sheqerit.
Rekomandimi:
Katër lugë çaji uthull molle përpara vakteve
Përzieni me pak ujë për të shmangur aciditetin e tepërt
Efekti arrihet vetëm kur pihet përpara vakteve të pasura me karbohidrate
Uthulla e mollës për rënien në peshë
Studimet tregojnë se një ose dy lugë gjelle uthull çdo ditë për tre muaj ndihmon në humbjen e 1.2 – 1.7 kg. Konsumi i dy lugëve gjelle gjatë kësaj periudhe mund të dyfishojë efektin. Uthulla mund të pihet me ujë para vakteve ose të shtohet në sallata.
Kujdes: Uthulla nuk është zgjidhje e vetme për humbje peshe. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik i rregullt janë të domosdoshëm.
Për tretjen
Një-dy lugë uthull molle të tretur në një gotë ujë para vakteve ndihmon në përmirësimin e tretjes e lehtësimin e shqetësimeve të stomakut.
Për shëndetin e përgjithshëm
Konsumimi i sasisë së vogël të uthullës çdo ditë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe infeksioneve, sipas disa studimeve.
Si të shmangni efektet anësore?
Përzieni uthullën gjithmonë me ujë për të neutralizuar aciditetin
Përdorni pipëz për të mbrojtur enamelin e dhëmbëve
Konsumi i sasisë së madhe mund të shkaktojë osteoporozë ose ul nivelin e kaliumit në gjak
Ndaloni përdorimin nëse shfaqen të përziera, urth, gromësira ose shqetësime të tjera
Uthulla e mollës është një shtesë e dobishme në dietë, por përdorimi i saj duhet të bëhet me masë dhe kujdes, duke kombinuar ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik. /A.Z/UBT News/
Shëndet
A e rrezikon vrapimi shëndetin e nyjeve?
Published
1 hour agoon
October 20, 2025By
UBT News
Qoftë që po stërviteni për një garë vrapimi apo thjesht dëshironi të ruani formën fizike, shumë njerëz ndihen të pasigurt se mos ushtrimet ndikojnë negativisht në shëndetin e nyjeve.
Kjo frikë është e zakonshme, sidomos duke pasur parasysh se dhimbjet e nyjeve janë një ndër problemet më të shpeshta që shfaqen me kalimin e moshës.
Sipas statistikave, mbi 25 për qind e meshkujve rrezikojnë të zhvillojnë artrit, ndaj shumë prej tyre shmangin aktivitetin fizik nga frika se mund ta përshpejtojnë këtë proces.
Një studim i Lawrence Berkeley National Laboratory zbuluoi se vrapuesit janë më pak të prirë të zhvillojnë dhimbje në nyje krahasuar me ata që nuk ushtrojnë. Vrapimi i rregullt, madje edhe në disa maratona në vit, nuk dëmton nyjet, përkundrazi, ndihmon në ruajtjen e tyre.
Sipas hulumtuesve, mbipesha është faktori më i madh që ndikon negativisht në nyje. Studimi ka treguar një lidhje të qartë mes zvogëlimit të dhimbjeve dhe kalorive të djegura gjatë aktivitetit fizik.
Eksperti Dr. Frederik Fuchs rekomandon të zgjidhni vrapimin e lehtë, të bëni ushtrime zgjatjeje dhe, sa të jetë e mundur, të vraponi në ambiente natyrore, si në park, në vend të treadmill-it.
Ai thekson rëndësinë e vitaminës D, e cila ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit, mineral thelbësor për shëndetin e kockave.
Mungesa e tyre çon në osteoporozë, ndaj ekspozimi i moderuar në diell është i domosdoshëm për mirëqenien e trupit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ja pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas stërvitjes
Published
3 hours agoon
October 20, 2025By
UBT News
Një studim i ri e ka konfirmuar se qumështi i çokollatës është i dobishëm dhe i preferushëm pasi t’i keni kryer ushtrimet në palestër.
Sipas hulumtimit nga Shaid Sadoughi University në Yazd të Iranit, ky produkt jo vetëm që mundëson të ushtrohet për gjashtë minuta më shumë se sa kur konsumohen pijet sportive, por po ashtu e përmirëson pulsin dhe nivelet e acidit laktik që shkaktojnë ngërçe.
Qumështi i çokollatës përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrë, dhe ujë e elektrolite, të gjitha këto qenësore kur vjen puna te rikuperimi pas ushtrimeve.
Hulumtuesit i analizuan 12 studime nga të cilat 150 pjesëmarrës kishin pirë qumësht me çokollatë, pasi i kishin kompletuar testet e ushtrimeve si vrapimi dhe çiklizmi.
Ata më pas kishin gjetur që qumështi me çokollatë ishte barabartë efikas sa pijet tjera, ndonëse hulumtuesit kanë thënë se nevojiten edhe studime të mëtutjeshme që të ndërmerren për të ardhur në përfundime definitive. /A.Z/UBT News/
Lajmet
Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë
Published
4 hours agoon
October 20, 2025By
UBT News
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.
Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00
“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/

Osmani: Vonesa e krijuar që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat jo vetëm të Kosovës si shtet

Uthulla e mollës: Përfitimet dhe mënyra e përdorimit të sigurt për organizmin

Kallas: Është e papërshtatshme që Putini të vijë në Hungari

LDK për koalicionin e Tahirit me VV-në në Vushtrri: Veprimet e kandidati tonë, janë individuale

Berisha paraqitet në SPAK, akuzohet për korrupsion

Kina akuzon SHBA-në për sulm kibernetik

Carragher: Salah nuk duhet të jetë titullar në çdo ndeshje

A e rrezikon vrapimi shëndetin e nyjeve?

Parashqevi Simaku ndan mesazhin emocionues për djalin e saj, Luke
Të kërkuara
-
Vendi2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Lajmet3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën