Lajmet

​KEDS-i ka një thirrje për institucionet dhe kompanitë publike e private

KEDS-i jep edhe rekomandime se si të kursehet energjia elektrike.

Published

on

Për kursim sa më të madh të energjisë elektrike, ndihmesë të madhe paraqet bashkëpunimi me të gjitha institucionet publike, kompanitë private, bankat, hoteleritë dhe të gjitha kategoritë tjera, thuhet në një njoftim të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë.

KEDS-i jep edhe rekomandime se si të kursehet energjia elektrike. Që kursimi i energjisë elektrike të jetë sa më lehtë i aplikueshëm dhe praktik, ne kemi disa rekomandime nga ekspertët tanë, thuhet në njoftim.

Mes tjerash KEDS-i apelon po ashtu duke kujtuar se, çdo kilovat i kursyer është i vlefshëm, andaj të fillojmë nga sot, t’i ndalim pajisjet që nuk i përdorim dhe të kursejmë në mënyrë maksimale.

Njoftimi i plotë:

Aq sa është e rëndësishme të kemi furnizim me energji elektrike po aq jetik është edhe kursimi i energjisë elektrike.

Për kursim sa më të madh të energjisë elektrike, ndihmesë të madhe paraqet bashkëpunimi me të gjitha institucionet publike, kompanitë private, bankat, hoteleritë dhe të gjitha kategoritë tjera.

Që kursimi i energjisë elektrike të jetë sa më lehtë i aplikueshëm dhe praktik, ne kemi disa rekomandime nga ekspertët tanë.

• Meqenëse po i afrohemi stinëve të ftohta, duhet pasur parasysh që ngrohja me energji elektrike përbën rreth 70% të faturës mujore. Nga kjo kuptohet se shpenzuesi më i madh i energjisë është ngrohja.

Andaj, nëse është e mundur siguroni mundësi alternative të ngrohjes, sepse mos ngrohja me energji elektrike do ta ndihmonte shumë sistemin.

• Temperatura e rehatshme e dhomës gjatë dimrit parashihet të jetë 18 deri më 21 gradë, andaj gjatë ditës ngrohja mund të ndalet për disa orë.

• Kur përdorimi i energjisë elektrike në ndërtesa publike është i panevojshëm pas përfundimit të punës, ne rekomandojmë që të bëhet shkyçja e të gjitha objekteve, përveç aty ku cenohet siguria.

• Në përfundim të orarit të punës aty ku është e mundur, të ndërpritet energjia elektrike në mënyrë automatike apo të bëhet shkyçje përmes paisjeve të mençura.

Në kohë krize çdo kilovat i kursyer është i vlefshëm, andaj të fillojmë nga sot, t’i ndalim pajisjet që nuk i përdorim dhe të kursejmë në mënyrë maksimale.

Vendi

Parashikimi i motit

Published

on

Kjo javë pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qetë dhe me temperatura pranverore, ku sot temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 17 gradë Celsius.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 9°C, ndërsa ato maksimale ditore pritet të jenë në intervalin 13°C deri 22°C.

“Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: -2 – 0°C. Temperaturat maksimale: 14-17. Era: Kryesisht nga jugperëndimi e lehte deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./S.K/EO/

 

Continue Reading

Rajoni

UBT dhe ISCTE arrijnë marrëveshje për Programe dhe Diploma të Përbashkëta

Published

on

Në një ceremoni zyrtare, të organizuar në ambientet e ISCTE Studime Ekzekutive, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Presidenti i Komitetit Ekzekutiv, Prof. Dr. Jose Crespo de Carvalho, bashkuan energjitë dhe vendosën themelet e një bashkëpunimi afatgjatë.

Ndërkohë që ISCTE-Executive Studies u rangua e para në Portugali për ndikim ndërkombëtar, sipas klasifikimit të Financial Times, ne besojmë se kjo marrëveshje jo vetëm që do të ketë një impakt të rëndësishëm në avancimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin profesional të studentëve tanë por, kjo iniciativë, do të kontribuojë dhe krijojë edhe mundësi të reja për studentët për qasje në tregun global.

Continue Reading

Rajoni

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizon ligjëratë të përbashkët me përfaqësues të KFOR-it Amerikan dhe Polak

Published

on

Në kuadër të fillimit të semestrit të ri akademik, Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT organizoi një ligjëratë të veçantë me dy folës ndërkombëtarë nga KFOR — përfaqësues nga kontingjenti Amerikan dhe ai Polak — të cilët ndanë me studentët njohuri të vlefshme mbi sigurinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh.

Ngjarja, e organizuar nga Prof. Arian Kadriu, Prodekani i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë, përfshiu Captain Jared T. Blackburn, një nga Avokatët Ligjorë të KFOR-it 35 në Rajonin e Komandës Lindore (RC-E), dhe Lieutenant Ciachera, Këshilltarin Ligjor Polak (LEGAD) për Kontingjentin Polak (POL COY) në RC-E KFOR.

Captain Blackburn, duke përfaqësuar KFOR-in Amerikan, diskutoi rolin kritik të përfaqësuesve ligjorë në operacionet shumëkombëshe, duke u fokusuar në përgjegjësitë e tij në ligjin operativ, ligjin fiskal, kërkesat ligjore dhe asistencën ligjore brenda misionit paqeruajtës. Ai theksoi se si ligji ndërkombëtar ndikon në operacionet e sigurisë dhe sfidat komplekse me të cilat përballen profesionistët ligjorë në ushtrinë amerikane. Studentët u angazhuan në një diskutim dinamik, duke bërë pyetje të thelluara që pasuruan kuptimin e tyre mbi ndërveprimin midis ligjit, politikës dhe operacioneve ushtarake në misionet e NATO-s.

Ndërsa Lieutenant Ciachera, përfaqësues i KFOR-it Polak, trajtoi rolet në zhvillim të grave në forcat e armatosura dhe mbrojtjen e të miturve në zonat e konflikteve, duke theksuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në operacionet paqeruajtëse dhe të stabilizimit.

Ky aktivitet theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UBT-së për të ndërtuar partneritete ndërkombëtare dhe për t’u ofruar studentëve të Studimeve të Sigurisë një arsimim të bazuar në përvojë praktike, ekspertizë profesionale dhe perspektiva globale.

 

Continue Reading

Lajmet

Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për sfidën ndërkombëtare në Panama

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka filluar përgatitjet për garën ndërkombëtare më të madhe të robotikës, First Global Challenge, që do të mbahet këtë muaj në Panama. Për disa muaj, ata kanë punuar intensivisht në laboratorët e mekatronikës në UBT për të përfaqësuar Kosovën në këtë kompeticion prestigjioz.

Përmes mbështetjes së UBT-së, Kosova do të jetë pjesë e një gare me mbi 180 shtete nga e gjithë bota. Ky ekip i pasionuar, i përbërë nga të rinj të talentuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, do të testojë aftësitë e tij në fushën e robotikës.

Mentorja e ekipit, Elita Hajrizi, tregon se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se ekipi ka ndërtuar robotin inovativ që do të prezantohet në First Global Challenge 2025.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë garë ndërkombëtare është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Të shohësh vendin tënd të përfaqësuar në një event kaq të madh është një moment krenarie, dhe tani që jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve, po e shijojmë çdo hap të këtij udhëtimi emocionues”, tha Elita Hajrizi, mentore e ekipit.

Tema e këtij viti do të fokusohet në zhvillimin e zgjidhjeve për ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe për luftimin e ndryshimeve klimatike, duke kontribuar kështu në përpjekjet globale për mbrojtjen e mjedisit.

Për më tepër, UBT është vlerësuar me medalje të artë për kontributin e tij në First Global Challenge, si dhe për mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) në të gjithë botën.

Continue Reading

Të kërkuara