Sport

​Katër skuadra në garë për trofeun e Superkupës

Katër skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar të Superkupës.

Published

on

Më 3 dhe 4 tetor në Prizren do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në basketboll te femrat.

Katër skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar të Superkupës.

Përballja e parë do të jetë mes Prishtinës dhe Penzës, dy skuadra me traditë në basketbollin e femrave dhe që kanë fituar shumë trofe, ndërsa kërkojnë të shtojnë edhe një në sirtarin e tyre.

Takimi i dytë zhvillohet ndërmjet Bashkimit, që është organizator i kësaj ngjarje dhe Trepcës. Prizrenaset kishin një edicion të jashtëzakonshëm, duke fituar tre trofe dhe kërkojnë të fillojnë mbarë edhe këtë edicion.

Finalja do të zhvillohet të mërkurën nga ora 17:00.

Orari

Ndeshjet gjysmëfinale

3 Tetor-E martë

14:00 Prishtina – Penza

17:00 Bashkimi – Trepça

4 Tetor-E mërkurë

17:00 Ndeshja FINALE

Sport

Mungesa të mëdha për Sllovakinë: David Duris dhe Milan Skriniar jashtë përballë Kosovës

Published

on

David Duris dhe Milan Skriniar të Sllovakisë nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë ekipin në ndeshjen kundër Kosovës.

Anësori i klubit norvegjez Rosenborg Trondheim, David ka pësuar një dëmtim në shpatull nga i cili vuante edhe më parë, njoftoi trajneri i ekipit kombëtar Francesco Calzona.

Ndërsa Milan Skriniar është jashtë listës përfundimtare të Sllovakisë

Continue Reading

Sport

Sot vendoset historia: Kosova përballë Sllovakisë për një vend në Botërorin- 2026

Published

on

Sot zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe  Sllovakisë, një përballje vendimtare për kualifikim në Botërorin 2026.

Nëse e fiton këtë finale, Kosova do të shkruajë histori duke u kualifikuar për herë të parë në Botërorin 2026.

Në listën e futbollistëve të ftuar mungon kapiteni Amir Rrahmani, për shkak të një lëndimi të pësuar me klubin e tij, Napolin.

Po ashtu, nuk është ftuar as Leon Avdullahu, pasi është lënduar së fundmi me ekipin e tij, Hoffenheim.

Ndeshja zhvillohet sot, nga ora 20:45.

Continue Reading

Lajmet

Dardanët gati për “Finalen” e Bratisllavës: Sot seanca e fundit para nisjes drejt Sllovakisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur sot përgatitjet në tokën amtare para njërës prej ndeshjeve më përcaktuese në historinë e saj të deritashme. Nën dritat e kampit stërvitor, “Dardanët” kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Bratisllavës, ku nesër mbrëma do të kërkojnë biletën për finalen e madhe të “play-off”-it për Botërorin 2026.

Përzgjedhësi Franco Foda ka shfrytëzuar këtë seancë për të analizuar detajet e fundit taktike. Burime brenda kampit bëjnë me dije se vëmendja kryesore i është kushtuar disiplinës në mbrojtje dhe tranzicionit të shpejtë, duke analizuar me kujdes pikat e forta të Sllovakisë. Foda është parë mjaft kërkues ndaj lojtarëve, duke insistuar në përqendrim maksimal për çdo fazë të lojës.

Përtej aspektit teknik, ajo që bie në sy është harmonia e plotë brenda grupit. Atmosfera në kampin e Dardanëve përshkruhet si jashtëzakonisht pozitive. Lojtarët reflektojnë një unitet të fortë dhe një motiv të lartë, duke e parë këtë sfidë jo vetëm si një ndeshje futbolli, por si mundësinë e artë për të realizuar ëndrrën e madhe të një populli: kualifikimin në Kupën e Botës.

Përballja e nesërme në gjysmëfinalen e “play-off”-it vlerësohet si vendimtare. Një rezultat pozitiv në Bratisllavë do t’i hapte rrugën Kosovës drejt finales që do të përcaktonte fatin e tyre për verën e vitit 2026.

Continue Reading

Lajmet

Shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë për ndeshjen në Poloni

Published

on

By

Biletat e ndara për tifozët shqiptarë për ndeshjen Poloni – Shqipëri janë shitur të gjitha.

Këtë e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndeshja luhet të enjten mbrëma nga ora 20:45 dhe i takon gjysmëfinales së plejofit për kualifikim në Botëror.

“FSHF-ja falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares në këtë përballje historike, duke i ftuar njëkohësisht të respektojnë dhe ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga Federata Polake”, shkruan në njoftim FSHF.

 

Continue Reading

Të kërkuara