Lajmet

​Katër shenjat e horoskopit që respektojnë me përpikëri rregullat

Dashi, Demi, Gaforrja e Luani veprojnë sipas rregullave.

Published

on

Ka njerëz me shpirt të lirë dhe nga ata që ndjekin me përpikëri rregullat në jetë. Këtu po ua sjellim listën e shenjave të horoskopit që veprojnë sipas rregullave.

Dashi

Dëshiron të shihet si më i disiplinuari në shoqëri dhe vepron sipas rregullave. Ata do të preferojnë të punojnë sipas rregullave dhe të kërkojnë përsosmërinë edhe nëse kjo do të thotë se do t’u mungojë gjithë argëtimi.

Demi

Ata kurrë nuk do të kërkojnë “vrima” në rregulla, por thjesht do t’i respektojnë ato. Kjo u jep atyre kënaqësi në punë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ata janë shpesh të preferuarit e profesorëve dhe punëtorëve të muajit në kolektivë.

Gaforrja

Gaforret, gjithashtu, pëlqejnë të luajnë sipas rregullave. Jo vetëm që bëjnë gjithçka sipas rregullave, por të tjerët inkurajohen ta bëjnë këtë. Ato besojnë si në lojën e ndershme ashtu edhe në mundësitë e ndershme për të gjithë dhe besojnë se rregullat e lejojnë këtë.

Luani

Ky personazh përjetësisht i etur luan sipas rregullave. Edhe nëse shohin të tjerët duke thyer rregullat, ata do t’u përmbahen parimeve të tyre. Përkundrazi, thyerja e rregullave i bën të shqetësuar dhe nuk janë të kënaqur me këtë. Pavarësisht nëse është një punë apo kolegj, ata gjithmonë do të udhëhiqen nga disa rregulla. Kështu ata ndihen të kënaqur dhe të disiplinuar.

Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në Kosovë, SBAShK-u me shqetësim rreth vonesave për tekste shkollore

Published

on

Në Kosovë sot shënohet dita e parë e fillimit të procesit mësimor për vitin 2025-2026, për të gjithë nxënësit në mbarë vendin.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka shprehur shqetësim të thellë për situatën, duke theksuar se problemi më i madh me të cilin mund të përballen nxënësit dhe mësimdhënësit është mungesa e teksteve shkollore.

“Halli më i madh do të jetë tekst shkollore. Kemi frikë se do të përsëritet gjendja e dy viteve të mëparshme, kur ka pasë vonesa me një muaj e më shumë,” ka deklaruar Jasharaj.

Ndërkaq, disa ditë para Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar opinionin publik se përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore dhe se të gjitha aplikimet janë verifikuar nga koordinatorët e shkollave dhe DKA-të.

Brenda gjashtë ditëve të para të hapjes së aplikimit janë pranuar gjithsej 144,337 aplikime përmes platformës e-Kosova dhe nuk është pranuar asnjë ankesë nga prindërit.

Ky është viti i tretë radhazi që Ministria e Arsimit aplikon këtë formë të subvencionimit.

Përndryshe Jasharaj gjithashtu ka sqaruar se SBASHK-u nuk ka planifikuar ndonjë grevë për fillim të vitit shkollor, për shkak të mosfunksionimit të institucioneve shtetërore.

Continue Reading

Aktualitet

LDK thërret konferencë për media

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media me fillim nga ora 11:00.

Konferenca do të zhvillohet në selinë qendrore të partisë, thuhet në njoftimin për media.

Megjithatë, LDK ende nuk ka bërë të ditur arsyen e mbajtjes së kësaj konference.

Continue Reading

Aktualitet

Basha kërkon mbledhje të Kryesisë, LDK e PDK thonë se nuk do të marrin pjesë

Published

on

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i paplotësuar, ndërsa kryetari i tij, Dimal Basha, ka thirrur për sot në orën 13:00 një mbledhje të Kryesisë, megjithëse ky organ ende nuk është konstituuar në tërësi.

Takimi vjen pas pamundësisë për të zgjedhur nënkryetarin e pestë, i cili duhet të jetë përfaqësues i komunitetit serb.

Por, dy subjektet kryesore opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, tashmë kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Shefja e deputetëve të LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur të paligjshme ftesën e kryetarit të Kuvendit, duke i thënë “JO” takimit.

“Jo, absolutisht, sepse konsiderojmë që çdo gjë që ndodh pas mbylljes arbitrare të seancës, pa konstituim të Kuvendit, është antikushtetuese. Nuk do të marrim pjesë”, ka theksuar Bajrami.

Në të njëjtën linjë, edhe PDK ka refuzuar pjesëmarrjen, duke argumentuar se Kuvendi nuk është ende funksional.

“Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit”, thuhet në komunikatën e tyre në Facebook.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në vend sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik, temperaturat minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 14 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30 gradë Celcius.

Era do të jetë me shpejtësi prej 13-37 km/h.

Continue Reading

Të kërkuara