Lajmet

​Katër fruta të mbushura me kalium që mund të mbrojnë kyçet

Sipas, doktoreshës Clare Morrison, ushqimet e pasura me kalium mund të jenë çelësi për trajtimin e artritit.

Published

on

Artriti mund të jetë një gjendje e pakëndshme dhe e dhimbshme për të jetuar. Llojet e ndryshme të gjendjes mund të shkaktojnë që nyjat tuaja të ndjehen të fryra, të ndjeshme, të ngurtësuara ose të përflakura, ose të çojnë në dobësi dhe humbje të muskujve.

Megjithëse nuk ka shërim, mendohet se dieta mund të luajë një rol në menaxhimin e simptomave.

Sipas një eksperte, doktoreshë Clare Morrison nga MedExpress, ushqimet e pasura me kalium mund të jenë çelësi për trajtimin e artritit.

Ajo shpjegoi: “Kaliumi dietik ndihmon në balancimin e natriumit të tepërt nga kripa, duke reduktuar mbajtjen e lëngjeve dhe duke ndihmuar përdorimin e duhur të kalciumit në kocka dhe nyje”.

Kjo u mbështet nga një studim i publikuar në The Journal of Pain, i cili vendosi një lidhje midis niveleve të ulëta të kaliumit dhe artritit reumatoid.

Pacientët me artrit reumatoid (RA) janë përshkruar se kanë përqendrime të konsiderueshme të ulëta të kaliumit në serum sesa në subjektet e shëndetshme. Suplementet e kaliumit dukej se ulnin intensitetin e dhimbjes”, thotë studimi.

Gjithashtu është e mundur të blini suplemente kaliumi, Dr. Morrison rekomandoi në mënyrë specifike katër fruta për të shtuar në dietën tuaj që mund të ndihmojnë në rritjen e niveleve të kaliumit.

Burime të mira përfshijnë bananet, pjeprin, portokallet dhe kajsitë”, tha ajo.

100 gram banane përmban 358 mg kalium, ndërsa e njëjta sasi e pjeprit ka 267 mg. 100 gram portokall ka 181 mg kalium dhe kajsia ka 259 mg. Megjithatë, kajsia e thatë është më e pasur me kalium me 100 g që përmban 1,162 mg.

Pothuajse nëntë milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga osteoartriti – duke e bërë atë formën më të zakonshme të gjendjes. Prek kryesisht nyjat e duarve, gjunjëve, shpinës dhe ijëve. Artriti reumatoid është i dyti më i zakonshëm dhe shfaqet kur sistemi imunitar i trupit synon nyjat e prekura, duke shkaktuar dhimbje dhe ënjtje.

Fillimisht komprometon shtresën e lëmuar të kërcit të kyçit, duke e bërë lëvizjen më të vështirë dhe duke çuar në dhimbje dhe ngurtësi./Alsat mk/

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara