Lajmet

​Kandidatët nën llupën e KGJK-së, KQZ kupton nesër për pastërtinë e aplikantëve për zgjedhje

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe institucioneve të tjera lidhur me verifikimin e mbi 4 mijë kandidatëve që synojnë t’i futen garës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Këto institucione kanë afat edhe ditën e nesërme që të japin opinionet e tyre, ndërsa organizata që monitorojnë institucionet e drejtësisë thonë që kandidimi i personave që kanë probleme me ligjin e cenon garantimin se në institucione nuk do të ketë persona që nuk janë me duar të pastra.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, nga hulumtimi i bërë, ka nxjerrë raportin me 10 persona që kanë probleme me ligjin dhe që janë kandidatë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Nga publikimi i emrave nga vet subjektet politike apo nga vet kandidatët ne kemi identifikuar 10 raste, pra 10 kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin ose kanë pasur në të kaluarën probleme me ligjin. Nga ky verifikim kemi kuptuar se kemi një rast ku një kandidat për kryetar komune është i dënuar me tri aktgjykime dënuese në tri vitet e fundit, pra kemi tri aktgjykime dënuese me dënim me gjobë, dhe një rast tjetër ku kemi një aktgjykim dënues por që është më i vjetër se tri vite”, thotë Leotrim Gashi, hulumtues në IKD.

Gashi shton se janë nëntë kandidatë me aktakuza aktive, të dënuar apo që aktualisht janë në procese gjyqësore, ndër të tjera edhe të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e që synojnë t’i futën garës për zgjedhjet e 17 tetorit.

“Normalisht që kjo e cenon garantimin se në institucione do të ketë persona që nuk janë me duar të pastra, për shkak se ne e dimë që çdo person i cili akuzohet është i pafajshëm derisa nuk vërtetohet e kundërta, mirëpo me qëllim të një gjykimi sa më të drejtë dhe sa më të paanshëm ku nuk do të ketë asnjë perceptim se një vendim i gjykatës është i lidhur edhe me angazhimin e tij politik dhe angazhimin e tij në një institucion të caktuar, do të ishte më e rrugës që partitë politike të mos kandidojnë persona që kanë probleme e ligjin, ne kemi bërë thirrje që kjo mos të ndodh”, shton Gashi.

Neni 29 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme specifikon se kandidat për zgjedhje nuk mund të jetë një person i shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar nga gjykata në tri vitet e fundit.

“Në këtë nen, njëra nga pikat është që kandidat nuk mund të jetë një person i shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar nga gjykata në tri vitet e fundit, prandaj ne kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të na dërgojë emrat nga lista e kandidatëve, nëse ndonjëri nga kandidatët është i dënuar me vendim përfundimtar për vepër penale nga gjykata në tri vitet e fundit”, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Për të ditur përshtatshmërinë e kandidatëve në raport me këtë nen, KQZ pret përgjigje nga institucionet relevante deri nesër më 24 gusht.

“Në bazë të planit operacional të cilin e ka miratuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presim përgjigje nga këto institucione deri më datë 24 gusht, pra ditën e martë, për të ditur lidhur me përshtatshmërinë e kandidatëve në raport me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme… Pas pranimit të këtyre përgjigjeve nga këto institucione, Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim do të përgatis rekomandimet lidhur me certifikimin ose jo të ndonjë kandidati dhe këto rekomandime do t’i paraqes në mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërsa KQZ më së largu do të vendosë deri më datë 1 shtator”, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në rast të mos certifikimit të ndonjë kandidati, palët mund të paraqesin ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas së cilit çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme. i gjithë ky proces pritet të përfundojë më 6 shtator, për t’i hapur pastaj rrugë tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike më 8 shtator.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë kërkuar certifikim 94 subjekte politike dhe numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë subjektet është 4 mijë e 922.

Për verifikimin e secilit prej tyre, KQZ, përveç Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i është drejtuar edhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Doganës së Kosovës.

Lajmet

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Të kërkuara