Lajmet

​Kamberi: Vuçiqi dhe Daçiqi nuk duan integrim të shqiptarëve në institucione

Një javë më parë, Kamberi siguroi votat për deputet në Parlamentin e Serbisë.

Published

on

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka deklaruar se Komisioni Republikan Zgjedhor ka vendosur që të përsëriten zgjedhjet në Tërnoc. Një javë më parë, Kamberi siguroi votat për deputet në Parlamentin e Serbisë.

Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka shkruar se pushteti autoritar i Vuçiqit dhe Daçiqit në Beograd po vazhdojnë të përjashtojnë ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore.

“Vuçiqi dhe Daçiqi dëshmojnë se nuk duan integrim të shqiptarëve në institucione, por kontroll të vendimmarrjes së komunave të luginës për t’ia ngushtuar edhe aty shqiptarëve praninë dhe përfshirjen. Pushteti autoritar i Vuçiqit dhe Daçiqit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore. Dje instrumentalizuan politikisht Komisionin Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të Bujanoci”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka bërë të ditur se do të ankohen në Gjykatën Administrativ, ku tutje shkruan se Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në parlament ku kryesisht janë serbë.

“Keqpërdorimi i mekanizmave shtetëror nga SNS dhe SPS të Qeverisë së Serbisë për t’i përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore po shoqërohet paralelisht me përfshirjen e tyre në vendimmarjet e Komunave të Luginës. Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se Serbia nuk do shqiptarë në institucione. Në vend të integrimit të shqiptarëve përtej organeve jokomunale, Qeveria e Serbisë po integrohet çdo herë e më shumë në pushtetet komunale të Luginës për t’ia ngushtuar edhe aty shqiptarëve praninë dhe përfshirjen”, thuhet në shkrimin e tij në rrjetin social Facebook.

Aktualitet

Pejë: Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje në pompë derivatesh

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve L.B., L.M. F.M. dhe Sh.Gj, për shkak të veprës penale “Grabitja” dhe kundër të pandehurit L.M. për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në komunikatën për media thuhet se sipas aktakuzës, të pandehurit me datën 21 maj të këtij viti rreth orës 23:35 në Pejë, duke vepruar si anëtarë të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në këtë qytet, ashtu që të njëjtit fillimisht sigurojnë një armë të gjatë.

Më pas me veturën e njërit prej të pandehurve, shkojnë në vendin e ngjarjes, i vendosin maskat në kokë, dalin nga vetura me armë, futen brenda në marketin e pompës dhe nën kërcënimin e armës dhe kanosjes serioze, punëtorit të kësaj kompanie i marrin shumën prej 905 euro, pastaj kthehen në veturë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa parat i ndajnë përgjysmë.

Në njoftim tutje bëhet e ditur se prokurori i rastit në aktakuzë, përpos që ka kërkuar dënimin e të pandehurve, ka propozuar edhe konfiskimin e veturës Golf II, konfiskimin e parave të gjetura tek të pandehurit në shumën prej 575 euro, konfiskimin e armës dhe lëshimin e urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar të dëmtuarit si rezultat i veprës penale.

Continue Reading

Aktualitet

30 ditë paraburgim të dyshuarit për krime lufte në Vushtrri

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi 30 ditë paraburgim Sinisha Spasiqit, i dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dhe sipas Prokurorisë, ai ishte i përfshirë edhe në një kallëzim penal të dorëzuar më 22 qershor 2022, që lidhet me masakrat ndaj shqiptarëve në zonën e Vushtrrisë.

Gjykata ka bërë të ditur se S.S dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë.

“S.S. dyshohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të uniformuar duke vepruar në grup si zyrtarë të mobilizuar rezervsit aktiv me njësi të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve të paarmatosur në Komunën e Vushtrrisë”, njoftoi gjykata.

Sinisha Spasiq u arrestua të dielën në pikën kufitare në Merdar, nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimeve nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ai dyshohet për përfshirje në krime të kryera më 6 prill 1999 në komunën e Vushtrrisë, në rajonin e Mitrovicës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Spasiq ka shërbyer si rezervist aktiv në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP). Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Sipas Prokurorisë, ai ishte i përfshirë në një kallëzim penal të dorëzuar më 22 qershor 2022, që lidhet me masakrat ndaj shqiptarëve në zonën e Vushtrrisë.

Continue Reading

Aktualitet

Vdes 23-vjeçari që ra në kontakt me rrymën në Gjilan

Published

on

Ka vdekur një 23-vjeçar i cili ra në kontakt me energjinë elektrike ditën e djeshme në Gjilan.

I riu i cili i përkiste komunitetit serb fillimisht iu nënshtrua një operimi pasi ishte në gjendje shumë të rëndë e që më pas u transferua për kujdes intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK.

Mirëpo përkundër përpjekjeve nga mjekët, i riu vdiq sot në orën 06:45.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar pronari i objektit ku i ndjeri ra në kontakt me rrymën.

Continue Reading

Aktualitet

Avokati i Thaçit: Dëshmitë e Albright, Holbrooke e Dole do të përdoren në mbrojtje

Published

on

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka njoftuar se një numër i deklaratave të dëshmitarëve do të përdoren në procesin e mbrojtjes në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Prosper tha se bëhet fjalë për figura të njohura ndërkombëtare, si ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, diplomati Richard Holbrooke dhe senatori Bob Dole.

Sipas tij, dëshmitë që do të paraqiten kanë karakter shfajësues dhe janë thelbësore për ta vënë në kontekst aktakuzën e Prokurorisë.

“Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm kanë thënë se po e trajtojnë kërkesën. Janë shumë të informuar, mirë të informuara, sa i takon procesverbaleve, disa sqarime, dhe çështjes së këtyre dëshmitarëve. Pra sikurse mund ta vëreni ne kemi listë të gjërë dëshmitarësh, pra unë nuk mund të them këta emra në publik, megjithatë, bëhet fjalë për persona shumë të njohur, si sekretarja Albright, Richard Hoolbroke, senatori Doll etj. Informacioni që kemi është shfajësues, dhe është shumë e rëndësishme për ta vënë në kontekst, është informacion shfajësues, dhe kemi të bëjmë me informacion drejtpërdrejt me lëndën e Prokurorisë,” tha Prosper.

Sipas tij informacioni shfajësues merr peshë të madhe, po aq sa është gjyqtari që ka detyrën të hetojë lidhur me këtë informacion shfajësues.

“Një letër që e kam marrë nga qeveria e Amerikës: në fund thuhet nuk parashikojmë kohën sa i takon këtyre vendimeve, ne po punojmë me maksimumin e shpejtësisë së mundshme”, shtoi Prosper.

Continue Reading

Të kërkuara