Aktualitet

​Joe Biden zbulon paketën e ndihmës 1.9 trilion dollarë

Published

on

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden ka zbuluar paketën e ndihmës prej 1.9 trilion dollarësh për ekonominë amerikane përpara se ai të marrë detyrën javën e ardhshme.

Continue Reading

Aktualitet

Serbia përgatit ligjin për ushtri me detyrim, shqiptarët e Luginës e kundërshtojnë

Published

on

Serbia është shumë afër që të funksionalizojë shërbimin ushtarak të detyrueshëm mirëpo, për shqiptarët që janë shumicë në Luginë të Preshevës, një gjë e tillë është e papranueshme.

Përfaqësuesi komunal në Bujanoc, Ragmi Mustafi thotë se ushtria serbe nuk i përfaqëson shqiptarët, pikërisht për shkak të së kaluarës.

“Është komplet e papranueshme çfarëdo nisme për rektrutim te shqiptarët për në ushtrinë serbe e aq më tepër për shërbim të detyrueshëm ushtarak te shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë… Ajo ushtri nuk përfaqëson shqiptarët, ajo ushtri është një ushtri që përfaqëson anën e kundërt të shqiptarëve, përkatësisht vrasësit dhe ata që kanë ushtruar dhunë e kanë abuzuar me të drejtat tona e me jetët tona në Luginë të Preshevës”, u shpreh Ragmi Musrafi.

Lidhur me këtë, dy ditë më parë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka propozuar themelimin e një Komisioni të posaçëm, që do të hetonte rastet e vdekjeve të ushtarëve shqiptarë që ishin në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë gjatë viteve të ’80.

Mustafi thotë se kjo nismë do të bënte që Serbia të ballafaqohej me të kaluarën.

“Është mirë që të zbulohet e vërteta. Përmes të vërtetës ne mund të ndërtojmë të ardhmen, përmes të vërtetës ne mund të ndërtojmë paqen, ndryshe, Serbia duhet të përballet përfundimisht me të kaluarën e saj”, thotë Mustafi.

Megjithatë, konsiderohet si shumë e vështirë që nisma e Shaip Kamberit të jetësohet.

“E rëndësishme është që shqiptarët të ngrenë zërin. E rëndësishme është që edhe deputeti shqiptar, në mënyrë brilante të përfaqësojë këto tema me të cilat edhe më tej ballafaqohet komuniteti shqiptar. E rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të shohë proaktiv komunitetin shqiptar dhe shumë më e rëndësishme është që ne të themi të vërtetën”, vazhdoi ai.

Me këtë nismë, synohet që të zbardhet e vërteta për vdekjet e 135 shqiptarëve gjatë shërbimit në ushtrinë jugosllave e që në atë kohën ishin cilësuar si “vetëvrasje”, “aksidente” apo “shkelje disiplinore”, por që për familjarët ishin të dyshimta sepse shpesh kishin hasur në shenja dhune mbi trupat e kthyer./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

OVL takohet me ambasadorin Guerot: Shqetësimet tona për Specialen të adresohen edhe në shtetin francez

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është pritur në Ambasadën e Francës në Kosovë nga ambasadori Olivier Guérot. Përfaqësuesit e OVL-së kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me Gjykatën Speciale dhe kushtet me të cilat po përballen bashkëluftëtarët e tyre.

Ata kanë kërkuar nga ambasadori francez që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet më të larta të shtetit francez.

Në një njoftim në Facebook, OVL-ja ka falënderuar ambasadorin për vëmendjen, si dhe Francën për kontributin e dhënë në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por vetëm drejtësi”, thuhet në reagim./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Qalaj: Nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet Beogradit

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se komuniteti serb në Kosovë jeton nën presion dhe terror të ushtruar nga Beogradi dhe mekanizmat e tij të sigurisë.

Qalaj ka thënë se nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet urdhrave të Beogradit, për shkak të presioneve dhe formave të frikësimit që ushtron shteti serb.

Sipas tij, as ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiq, s’i shpëton presionit nga Beogradi.

“Ne dimë që Lista Serbe kontrollohet nga Beogradi. Gjema një serb që nuk i bindet Beogradit. Më vjen keq që nuk është ashtu (edhe Nenad Rashiqi i bindet Beogradit). Nuk ka serb në këtë vend që nuk i bindet Beogradit. Ka pas edhe njerëz para tij që kanë qenë pjesë e qeverise të Kosovës. Edhe ky (Rashiqi) ka qenë pjesë qeverive. Nuk e them rastësisht, nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet shtetit të Serbisë. E di çka po flas”, tha Qalaj.

Ai edhe më tej tha se shteti i Serbisë dhe presidenti i Serbisë i bëjnë mekanizimet e sigurisë terror tek komuniteti serb në Kosovë.

“Terrori është që të mos i bindet institucioneve të Kosovës dhe ata kanë mekanizma për tu bërë presion. Përveç ndaljes në kufi, intervistimit, burgosjes, kanë mekanizma të tjerë, i largojnë njerëzit nga puna… ua ndalin ato ndihmat. Pra bëjnë terror. Ky është mekanizmi që e përdor në vazhdimësi shteti i Serbisë. Ndërsa një pjesë tjetër që janë të kyçur në politikë, pra Lista Serbe janë pjesë e këtyre terrorizimeve që i bëjnë nëpër qytetet e Kosovës” ka theksuar Qalaj./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Dugolli: Rubin e tha të vërtetën, Thaçi s’kishte autoritet mbi gjithë UÇK-në

Published

on

Profesori, Bujar Dugolli, i cili ka qenë pjesë në zhvillimet e ndodhura në Rambuje, ka thënë se deklarimet e James Rubin po e tregojnë të vërtetën për rolin që kanë pasur secila prej figurave të asaj kohe.

“Po tregohet e vërteta për kompetencat dhe rolin që e kanë pasur këta në UÇK dhe Rambuje”, ka thënë Dugolli.

Ai shtoi se Hashim Thaçi në momentin që ishte bërë kryesues i delegacionit, kishte marrë autoritet, meqë ishte një konferencë e nivelit të lartë.

“Thaçi kur bëhet kryesues i delegacionit, ka marrë autoritet. Kjo është normale në secilin proces. Duke ditur se UÇK ishte faktor numër 1 në këtë proces për të arritur paqen, anëtarët e tjerë s’kanë dashur që dikusht tjetër të udhëheqë atë. S’e ka pasur autoritetin absolut mbi UÇK-në”, ka shtuar tutje Dugolli.

Marrëveshja e Rambujesë u mbajt afër Parisit në Francë, gjatë periudhës 6 shkurt-23 mars 1999 dhe kishte për qëllim të gjente një zgjidhje paqësore për krizën në Kosovë, që në atë kohë ishte përshkallëzuar në konflikt të armatosur mes forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo u organizua nga Grupi i Kontaktit (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara