Lajmet

​Jepen detaje pse Elektroserver s’po e zbaton marrëveshjen për energjinë në veri

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, pas vizitës ne KOSTT, tha se ekzekutivi duhet ta ngritë këtë çështje edhe në Bruksel.

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të insistojë për zbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen për energjinë në veri.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, pas vizitës ne KOSTT, tha se ekzekutivi duhet ta ngritë këtë çështje edhe në Bruksel.

Ai tha se në bazë të diskutimeve me zyrtarë të institucioneve të sektorit të energjisë, janë dy mospajtime me Elektroserverin, njëra sipas tij është trafostacioni më Vallaç, dhe kërkesa e tyre për t’iu referuar Kosovës me fusnotë.

Për këtë vit prej janarit deri në qershor është rritur borxhi, diku 32 milionë euro për qytetarët që janë të pandërgjegjshëm në veriun e Kosovës. Qeveria, pas kësaj marrëveshje duhet të insistojë që e njëjta të implementohet sa më shpejt. Ne si opozitë do të insistojmë që mos të paguhet më për veriun pas kësaj marrëveshje… Problemet janë sa i përket kontrollit në Vallaç, meqenëse është pika kyçe e shpërndarjes së energjisë. Nuk është arritur marrëveshja sepse Elektroserver mendon se duhet me fusnotë të bëhet marrëveshje, ndërsa KOSTT nuk ka pranuar. Prandaj kjo është e tëra që nga ngecur marrëveshja dhe është obligim edhe i BE-së të ndërhyjë sipas udhëzuesit të marrëveshjes”, tha ai.

Krahas këtyre, ai kërkoi përgatitje më të madhe të ekzekutivit për krizën energjetike.

Ka shqetësime sa i përket krizës energjetike dhe duhet të merren veprime të shpejta, pasi ne pas të gjitha vizitave që kemi pasur deri më sot në sektorin e energjisë, do të hyjmë në krizë të thellë energjetike në stinën e dimrit. Duhet të intervenojmë sa më parë, qeveria t’i kryejë obligimet e veta, të krijohet një task-forcë për të vepruar që mos të vijmë te kriza e njëjtë sikur vitin e kaluar”, shtoi ai.

Ndërkohë e mirëpriti takimin e djeshëm të presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Sa i përket vizitës së presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, mendoj se është mjaft e mirëpritur dhe duhet t’i gëzohemi gjithë spektri politik. Aty ku kemi shtetin që na ka ndihmuar për krijimin e shtetit të Kosovës, andaj ne kemi vlerësuar lart, sidomos marrëveshjen me MCC-në”, tha ai.

Bashkë me Lekajn në këtë takim ishte edhe deputeti tjetër i AAK-së, Shemsedin Dreshaj. Ata u pritën nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KOSTT, Sabri Musiqi dhe kryesuesi i bordit, Jeton Mehmeti.

Lajmet

Zyrtare: Felix transferohet nga Chelsea në Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al-Nassr.

Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga “Blutë” në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

Continue Reading

Lajmet

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar sot, më 29 korrik 2025, rastet e para të sëmundjes virale “Gjuha e Kaltër” në dy ferma: në fshatin Marec (Prishtinë) dhe në fshatin Brus (Lipjan).

Sëmundja, e cila transmetohet nga mushkonjat e llojit Culicoides, prek ruminantët si delet, dhitë dhe gjedhët, por nuk transmetohet te njerëzit.

Për të parandaluar përhapjen e saj, AUV ka ndaluar lëvizjen e kafshëve në të gjithë territorin e Kosovës dhe ka vendosur masa të rrepta biosigurie.

Fermat e prekura janë vendosur në karantinë të plotë, ndërsa fermerët janë urdhëruar të përdorin masa të dezinfektimit dhe të shmangin kontaktin ndërmjet tufave. Po ashtu, është pezulluar puna në të gjitha tregjet e kafshëve, dhe Policia e Kosovës, bashkë me autoritetet komunale, do të mbikëqyrin zbatimin e vendimit.

Continue Reading

Lajmet

FSK konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit të zhdukur në liqenin e Ujmanit

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit që ishte zhdukur ditë më parë në liqenin e Ujmanit.

Në një njoftim zyrtar, FSK bëri të ditur se pas kërkimeve intensive, është lokalizuar trupi i viktimës, i cili më pas i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme ligjore.

Njoftimi:

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

Continue Reading

Lajmet

​Presidenti i Milanit thyen heshtjen për Ardon Jasharit

Published

on

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, këmbëngul se Ardon Jashari dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve ‘me çdo kusht’, por gjigantët e Serie A nuk duan të ofrojnë shumë. Milani mbetet në kërkim të talentit zviceran Jashari, por oferta e tyre e fundit me vlerë 33.5 milionë euro plus bonuset u refuzua nga Club Brugge.

“Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht”, tha presidenti i Milanit, Scaroni, të martën, nëpërmjet “Calciomercato”

Scaroni iu përgjigj shpejt një pyetjeje nga një gazetar në Lega Serie A në Milano, përpara një takimi me presidentët e tjerë të Serie A.

Gjatë të njëjtit takim, drejtuesit e Interit dhe Atalantës pritet të vazhdojnë negociatat për Ademola Lookman .

Drejtori i Milanit, Igli Tare, tha të dielën se Milani nuk do të bënte një ofertë tjetër për Jasharin, pavarësisht se e dinte se çmimi i kërkuar nga Club Brugge për 22-vjeçarin është vendosur në 40 milionë euro.

Jashari nuk ishte pjesë e skuadrës së Club Brugge për dy ndeshjet e para garuese këtë sezon.

Milani ka bërë ndryshime të mëdha në mesfushë këtë verë, duke shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe duke nënshkruar me Samuele Ricci dhe Luka Modric.

Continue Reading

Të kërkuara