Lajmet

​Jasharaj: Unë jam i gatshëm që të marrë pjesë në takimin mes Flocken dhe Kurtit

Sot është dita e 28 e grevës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Published

on

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj ka shprehur gatishmërinë që të marrë pjesë në takimin mes drejtoreshës së përgjithshme të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken dhe takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Kështu ka deklaruar Jasharaj pas daljes nga mbledhja e Komisionit për Arsim, e cila është përcjellur me shumë debate e tensione.

Jasharaj doli nga salla ku mbahej komisioni, gjatë kohës sa po deklarohej deputeti i shumicës, Dimal Basha.

Jasharaj para mediave ka thënë se nuk dihet ende se kush do të shkojë në takim me drejtoreshën e Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken.

Vet fakti që drejtoresha që është njeriu i dytë në Union që përfaqëson 11 milionë anëtarë të sindikatave nga e gjithë bota, vet ardhja e saj është e saktë se do të ketë takim. Cila do të jetë rrjedha dhe përbërja e pjesëmarrësve në takim, besoj që në emër të sindikatave do të jetë zonja Flocken. Besoj shumë se do të jetë edhe kryeministri. Kush do të jetë me drejtoreshën, do të këshillohemi dhe besoj shumë se do të jetë dikush nga SBAShK-u. Do të shohim rrjedhën e këtij takimi dhe pastaj ne me qëllimin më të mirë që të informojmë drejtë e mirë opinionin e kemi ftuar konferencën në orën 19:00, ku mediave do i drejtohemi me zonjën Flocken dhe ajo do të tregojë rrjedhën e takimit me Kurtin”, ka deklaruar ai.

Jasharaj u shpreh se Flocken do të jetë zëri i tyre në takimin, që sic tha ai, shpreson se do të jetë me kryeministrin Albin Kurti. Ai theksoi se është i gatshëm që të marrë pjesë në këtë takim.

Pasi takimin e ka caktuar Brukseli, gjegjësisht zonja Floken ajo e di më mirë se kë dëshiron ta ketë në takim. Unë jam i gatshëm dhe besoj se si kryetar i Këshillit Grevist të BSPK-së por edhe si kryetar i SBAShK-ut besoj që do të jem. Por nëse ajo e sheh të rrugës që ajo të merr nga sferat, fushat, njerëz profesional. Unë po deklaroj publikisht se ka sfera që unë nuk i njoh dhe nuk hi në to, aspekti i shifrave. Besoj që cili do nga SBAShK që do të shoqërojë sot zonjën Flocken do të shkojë për të dhënë kontribut sepse unë jam kryetar, por ka gjëra dhe sfera që nuk jam shumë i përgatitur dhe mund të gabojë në takim. Pra, do të shkojnë me zonjën Flocken njerëz të përgatitur, të fushave të caktuara”, ka shtuar ai.

Ai ka folur edhe për mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, ku theksoi se pritjet kanë qenë që sot të ketë diçka pozitive. Po ashtu ka komentuar edhe debatin me deputetin Dimal Basha.

E kam përcjellur në paraqitjet e tij, janë të vrazhda, fyese dhe ofenduese. Dhe është pikërisht ky që jep vlerësime se a i kemi 67 apo 68 për qind të njerëzve tanë analfabetë. Dhe unë e kam ditur që ai asnjë debat, as një fjalë të hajrit nuk do ta thotë sot. Debati i tij nxiti edhe tensionime. Ne nuk jemi që të tensionohet situata, ne jemi që të kemi njerëz me mesazhe pozitive. Qoftë një hoxhë i mirë, qoftë një prift i mirë, qoftë një aktor profesional, qoftë një njeri që respekton këtë vend që të thotë një mesazh pozitiv dhe në këtë mënyrë do të uleshin tensionet. Jo me debate të tilla dhe me paraqitje të tilla që shihet qartë një urrejtje ndaj njerëzve dhe një vlerësim tejet skandaloz ndaj mësimdhënësve. Nëse ka argumente dhe fakte që i kemi 67 për qind analfabetë nxënës, pse po ngulmojnë që të hapen shkolla të tilla, çfarë na duhen shkolla të tilla? “, ka deklaruar Jasharaj.

Kujtojmë se sot është dita e 28 e grevës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndsrimit të saj në New York, është takuar me presidentin e Senegalit Bassirou Diomaye Faye.

Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Neë York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkruan Osmani./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit shtator.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është dërguar në mbajtje./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë

Published

on

Superliga e Kosovës në futsall nis këtë fundjavë me edicionin e ri 2025/26, ku java e parë do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, me disa duele interesante në program.

Të dielën, FC Liqeni përballet me FC Trepçën në Drenas, ndërsa në kryeqytet do të luhet derbi mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Drenicës.

Të hënën, në kuadër të javës së parë, FC Drenasi do të sfidojë FC Shtimja 26, kurse FC Malisheva pret FC Prishtina 01.

Skuadra e FC Obiliqit do të pushojë këtë javë./S.K/KP/FFK-Futsal/

Continue Reading

Të kërkuara