Lajmet

​Italia sekuestron pronat që i përkasin ish-pilotit rus të F1

Operacioni i policisë kishte në shënjestër një vilë – të njohur si Rocky Ram – që ndodhet në veri të ishullit të Sardenjës.

Published

on

Italia ka sekuestruar pronën me vlerë 105 milionë euro të ish-pilotit rus të Formula 1, Nikita Dmitrievich Mazepin dhe babait të tij oligark.

Operacioni i policisë kishte në shënjestër një vilë – të njohur si Rocky Ram – që ndodhet në veri të ishullit të Sardenjës.

Është pjesë e përpjekjeve më të gjera që synojnë penalizimin e rusëve të pasur të lidhur me presidentin Vladimir Putin pas pushtimit të Ukrainës nga vendi.

Mazepin – i cili u shkarkua në mars nga ekipi F1 në pronësi të SHBA-së, Haas – është përfshirë në një listë sanksionesh të BE-së së bashku me babanë e tij, Dmitry, i cili është përshkruar si një anëtar i rrethit më të ngushtë të presidentit Vladimir Putin, transmeton Sky News.

Lajmet

​Rriten çmimet e prodhimit në Kosovë

Published

on

By

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë në Tremujorin e tretë 2025 krahasuar me Tremujorin e dytë 2025 u ngrit prej 1.3 për qind. Po ashtu, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2024) Indeksi i çmimeve të prodhimit u ngrit për 5.5 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi tjetër p.k.t. 4.7%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 3.9%, prodhimi i mobilieve 2.7%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 2.0%, prodhimi i pajisjeve elektrike 1.9%, prodhimi i metaleve 1.3%, përpunimi i produkteve ushqimore 0.7%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 0.5%, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 0.2%, nxjerrja e xehes së metalit 0.1%.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove me 2.9%), grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë me 1.7%, prodhimi i tekstilit me 1.0%, xeherorët dhe guroret tjera me 0.8%, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave me 0.8%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse me 0.4%, prodhimi i pijeve me 0.1%, prodhimi i produkteve kimike me 0.1%, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve me 0.1%.

Ndërsa, çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5.5%, në mes të TM3 2025 dhe TM3 2024.

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove 23.01%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 20.8%, prodhimi i tekstilit 14.2%, përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike 8.1%, prodhimi i veshjeve 7.9%, prodhimi i mobilieve 7.8%, shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara 7.0%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. 5.1%, prodhimi i pajisjeve elektrike 5.0%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 5.0%, përpunimi i produkteve ushqimore 3.1%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 2.9%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 0.9%, prodhimi i produkteve minerale jometalike 0.4%, prodhimi i produkteve kimike 0.1%”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, ngritja u neutralizua nga ulja e çmimeve te: prodhimi tjetër p.k.t. -15.9%, prodhimi i metaleve -10.4%, xeherorët dhe guroret tjera -6.0%, nxjerrja e xehes së metalit -2.5%, prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës -1.7%, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve -1.5%, prodhimi i pijeve -0.8%./KP

Continue Reading

Vendi

Doktoresha Marianne Herzog mbajti ligjëratë inspiruese për studentët e Psikologjisë në UBT

Published

on

Një ligjëratë inspiruese u mbajt sot në UBT, ku të pranishëm ishin studentët e programit Psikologji, të cilët patën mundësinë të ndjekin nga afër ligjërimin e Doktoreshës së njohur Marianne Herzog, e cila njihet për qasjet e saj moderne dhe humane në trajtimin e traumës dhe zhvillimit personal.

Tema e ligjëratës shpalosi një perspektivë të re psikologjike mbi frikën dhe traumën, duke i transformuar ato në një histori inspiruese fuqizimi. Doktoresha Herzog prezantoi metoda profesionale dhe raste studimore nga përvoja e saj akademike dhe klinike, duke e treguar se procesi i shërimit dhe i tejkalimit të vështirësive është i mundur për çdo grupmoshë dhe për çdo individ që kërkon rritje personale.

Gjatë ligjëratës, ajo prezantoi librin e saj të fundit, i cili prek me shumë ndjeshmëri dhe profesionalizëm përvojat personale, rrënjët e traumave që nga fëmijëria, dhe mënyrat se si ato formësojnë të ardhmen. Libri trajton mekanizmat e brendshëm të njeriut për të sfiduar frikën, për të dalë mbi dhimbjen dhe për të aktivizuar potencialin e brendshëm që secili prej nesh e ka.

Studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje, të diskutojnë dhe të ndajnë mendime rreth përvojave në trajtimin dhe menaxhimin e traumave, duke e kthyer këtë aktivitet në një formë të veçantë ndërveprimi akademik.

Një falënderim i veçantë shkon për Doktoreshën e nderuar Xhida Lumi dhe ekipin e saj profesional, të cilat bënë të mundur organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme në ambientet e UBT-së, duke sjellë për studentët një përvojë të jashtëzakonshme akademike dhe motivuese.

Continue Reading

Lajmet

LDK në konferencë për media

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media sot.

Konferenca është raportuar të mbahet në ora 14:00 në selinë qendrore të LDK-së, duke mos u bërë të ditura arsyet./EO

Continue Reading

Lajmet

Dëmtohet me mjete të forta një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit

Published

on

By

Një pjesë e kanalit të Ibër–Lepencit në territorin e komunës së Zubin Potokut është dëmtuar nga persona të panjohur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti të ketë ndodhur mes 22 dhe 25 nëntorit e ku janë përdorur mjete të forta.

Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, thuhet në raport 24 orësh.

Rasti është cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pronës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të incidentit.

Ndërsa më 29 nëntor bëhet një vit prej sulmit terrorist që ndodhi në kanalin e Ibër – Lepencit, ku ishte vënë lënda shpërthyese prej 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj./EO

Continue Reading

Të kërkuara