Lajmet

​Ish-ministri Çeku raporton në lidhje me sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022

Ai tha se roli i tij si ministër i Energjisë dhe minerave në atë kohë ka qenë më shumë moral.

Published

on

Ish-Ministri i Energjisë dhe Minierave për periudhën 2006-2008, Ethem Çeku gjatë raportimit të Komisionit hetimor në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv e rregullator tha se sektori i energjise ka pasur shumë zhvillime dramatike dhe kemi mbetur i vetmi vend që pas çlirimit e këndej nuk kemi zhvilluar asnjë kapacitet, kemi stagnuar me themelimin e energjisë.

Çeku tha se të gjitha kompetencat në sektorin e energjisë në periudhën 2007 i ka pasur përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara dhe AKM-ja. Ai tha se roli i tij si ministër i Energjisë dhe minerave në atë kohë ka qenë më shumë moral. Ndërsa theksoi se gjatë mandatit të tij ishte ideja për ndërtimin e një termocentrali të ri por që ndaj këtij projekti u ngrit një fushatë e egër dhe më pas pati zgjedhje në vitin 2007. Më pas u ndërrua ideja për ndërtimin e këtyre kapaciteteve nga 1000 Mgë në 500 gjë që ndikoi në ikjen e katër konsorciumeve të mëdha për ndërtimin e ketij termocentrali.

Ai madje shtoi se nuk ka pasur rezistencë nga banorët e asaj ane kur ata kohë çdo ditë i kanë takuar pasi që plani ka qenë që banorët të zhvendosen.

Ish-ministri Çeku tha se problemi kryesor ishte çka të bëjmë me Kosovën A, dhe se kishte ide që për Kosovën A të merret një bager i madh e të bëhet rrafsh sepse po e ndot mjedisin, por që këtë ide nuk e kanë mbështetur.

“Ne nuk e kemi mbështetur, edhe sot nuk e mbështes dhe është gabim që nuk i kemi rehabilituar dhe me 50 milionë mund të bëhej rehabilitimi i Kosovës A dhe të mos kishim sot këso telashesh”, tha ai.

Ish-kryetari i Bordit të KEK-ut për peridhën 2006-2008, Fatmir Rexhepi tha se nëse Ethem Çeku nuk ka arritur ta bëjë termocentralin C askush nuk do të mund ta ndërtojë atë. Ai tha se fushata e egër e bërë nga shoqëria civile e ka penguar ndërtimin e këtij termocentrali.

“Besoj se në vitin 2008 ka mundur të bëhej tenderimi dhe me përfundu deri në 2015, 1000 megavat dhe pastaj pjesa tjetër dhe krejt kjo është bërë me qëllim qe Kosova të importojë energji. Kundërshtimi që e kemi pasur ka qenë shoqëror. Sorosi nuk ka kanë lënë gurë e dru kundër termocentraleve duke u thirrur se po ndotet ambienti. Kemi bërë shumë përpjekje e në të njëjtë kohë ndërtoheshin temermocentrale në Beograd dhe financimi i shoqërive civile që tani po del të jetë nga gaspromi e penguan ndërtimin. Pëgatitjet që ka bërë ministia në kohën e Ethem Çekut nëse ai nuk ka ndërtuar termocentral në Kosovë askush nuk do të mund ta ndërtoj. Nuk është dashur me pengu ndërtimin e termocentralit C. Sa i përket vendimmarrjes ka qenë kolegiale, kemi qenë katër anëtar dhe me votë”, theksoi ai.

Kurse Agron Dida nga tha se projekti për ndërtimin e termocentralit C ka pas mbështetje ndërkombëtare.

“Banka Botërore ka financuar mbështetjen e sistemit energjetik në Kosovë në vlerë prej 15 milionë dollarë. Për të mund të fillohet studimi i projektit të Kosovës C. Agjencia evropiane për rindërtim vetëm për shtim të mihjes së Sibovcit ka investuar 5 milionë euro”, tha ai.

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Të kërkuara