

Lajmet
Ish-krerët e UÇK pritet të vaksinohen deri më 4 qershor
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNë konferencën e pestë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj po diskutohet për vaksinimin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale dhe lehtësimin e masave antiCOVID. Aty u bë e ditur se vaksinimi i të akuzuarve me dozën e dytë do të bëhet deri më 4 qershor, derisa nga mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt u kërkua edhe lehtësimi i vizitave familjare.
Nga Zyra Administrative e Gjykatës Speciale, Ralf Rosh tha se synimi i tyre është të largohen gjitha kufizimet, por janë rregullat e shtetit të Holandës të cilat duhet të respektohen.
“Është dëshira dhe synimi jonë përfundimtar si zyrë administrative që të hiqen këto kufizime kur të lejohet kjo. Sa i përket vaksinimeve, vaksinimi i dytë i paraburgosurve është caktuar për në qershor”, tha ai.
Mirënjohës për procesin e vaksinimit të të akuzuarave u shpreh Jonathan Rees, avokat i kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit.
“Ne jemi mirënjohës që më 4 qershor të mbarojë procesi i vaksinimit. Ne kemi kuptuar që të gjithë edhe stafi dhe paraburgosurit janë vaksinuar plotësisht dhe ata që kanë mbetur do të vaksinohen më 4 qershor. Ne mendojmë se duhet të caktuar një datë që njësia e paraburgimit do t’i heq kufizimet ndërmjet të paraburgosurve dhe të lejojnë vizitat familjare. Besoj që është e natyrisht që gjithë palët të jenë të vaksinuar dhe të hiqet këto masa”, tha ai.
Ndërsa, Toby Cadman, avokat i nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj tha se nëse vazhdohen masat kufizuese deri në muajin korrik është problem për të akuzuarit.
“Këto kufizime që vazhdojnë të ekzistojnë dhe mendohet të vazhdohet deri në korrik krijojnë një problem serioz”, tha ai.
Lajmet
Gjykata Themelore hedh poshtë padinë kundër ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës
Published
20 minutes agoon
May 14, 2025By
UBTnews
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë padinë e një grupi aktivist kundër rregullatorit të energjisë në Kosovë në lidhje me shtrenjtimin e rrymës, njoftoi të mërkurën avokati i grupit, Ardian Bajraktari.
Bajraktari shkroi në Facebook se ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore, sipas të cilit kërkesa e grupit “Asnji cent ma shumë” për padi ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) është refuzuar.
Ai njoftoi se grupi do të ankohet në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Themelores.
“Beteja ligjore kundër vendimit të ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon”, shkroi ai.
Rregullatori i energjisë e miratoi më 11 prill rritjen e çmimeve për tarifat e energjisë elektrike për 16.1 për amvisëri dhe biznese që kanë deri në 50 punëtorë, duke nxitur protesta.
Tarifat e reja u miratuan më 16 prill dhe u futën në fuqi më 1 maj.
Grupi “Asnjë cent më shumë” zhvilloi disa protesta gjatë kohës kur ZRRE-ja po shqyrtonte rritjen e çmimit të rrymës dhe asokohe paralajmëroi padi ndaj saj.
Ngritja e çmimit të rrymës ka çuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve themelore.
Çmimi prej 50 centësh për një bukë tashmë ka ndryshuar shumëkund në Prishtinë: në disa furra buka blihet për 60 centë, e në disa të tjera për 80 centë.
Në disa kafene dhe restorante të kryeqytetit të Kosovës, çmimi për një kafe është ngritur nga 1 euro në 1.5 ose në 2 euro.
Javë më parë, Institucioni i Avokatit të Popullit i kërkoi ZRRE-së t’i pezullojë vendimet për rritjen e çmimit të rrymës deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve.
Sipas tij, rritja e tarifave ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut, “duke rënduar veçanërisht grupet më të cenueshme dhe familjet në asistencë sociale”.
Ndërsa, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e kundërshtoi ashpër vendimin për rritjen e çmimit të rrymës, duke thënë se “rritja e çmimit të energjisë nuk do të mbetet rast i izoluar, por do të prodhojë rritje të çmimeve të tjera”.
ZRRE-ja argumentoi se rritja e tarifave këtë vit ishte e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.
Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”. Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.
Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve./REL/
Lajmet
Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA
Published
1 hour agoon
May 14, 2025By
UBTnews
Një shtetas i Kosovës është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për krime kibernetike në dëm të qytetarëve amerikanë, ka njoftuar Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Ndaj Liridon Masuricës, 33-vjeçar nga Gjilani, i njohur si “@blackdb”, rëndojnë akuzat për konspiracion për mashtrime dhe për përdorim dashakeq të 15 apo më shumë instrumenteve të paautorizuara elektronike.
Nëse shpallet fajtor, Masurica mund të dënohet me burgim në kohëzgjatje maksimale prej 55 vjetësh.
Masurica ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës më 12 dhjetor 2024, ndërsa është ekstraduar në SHBA më 9 maj, në përputhje me marrëveshjen e ekstradimit mes dy vendeve, ka njoftuar Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekstradimi i Masuricës “është dëshmi konkrete e zotimit të palëkundur për sundimin e ligjit pa përjashtim dhe pa kompromis”.
Sipas saj, “ky veprim është një hap i madh përpara në ndërtimin e besimit në drejtësi dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Ky është vetëm një rezultat nga hapat që po ndërmarrim për të dëshmuar se Kosova është një vend ku krimi nuk gjenë strehim”, është shprehur ajo.
Ekstradimin e ka përshëndetur edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila ka vlerësuar “bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.
Për ekstradimin e Masuricës në SHBA ka njoftuar fillimisht prokurori amerikan, Gregory W. Kehoe.
I pandehuri thuhet se ka bërë paraqitjen fillestare në një gjykatë federale në Tampa të Floridas më 12 maj, para gjyqtares Lindsay Saxe Griffin, e cila ka urdhëruar që ai të mbahet në paraburgim.
Sipas aktakuzës, Masurica ka qenë kryeadministrator i BlackDB.cc – një treg i zi online që ka funksionuar nga viti 2018 deri më tani.
BlackDB.cc, sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, ka ofruar ilegalisht në shitje kredenciale të vjedhura të llogarive dhe serverëve, informata për kartela të kreditit dhe informata të tjera identifikuese të individëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
“Pasi i kanë blerë, kriminelët kibernetikë kanë përdorur gjërat e blerave në BlackDB.cc për të kryer një varg aktivitetesh ilegale, përfshirë mashtrime me taksa, mashtrime me kartela krediti dhe vjedhje identiteti.
Hetimi ndaj Masuricës është kryer nga Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI), në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur autoritetet amerikane, të cilat kanë thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë ofruar ndihmë të konsiderueshme për arrestimin e të dyshuarit.
Disa javë më parë, dy kosovarë ishin ekstraduar në SHBA, ku akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve.
Bëhet fjalë për dy të rinj – Ardit Kutleshin, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshin, 28 vjeç – të cilët ishin arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar, në bazë të kërkesës së SHBA-së për ekstradim./REL/
Lajmet
“Shqipëria ka bërë përparime”, Von der Leyen uron Ramën: Vendi juaj është në BE
Published
1 hour agoon
May 14, 2025By
UBTnews
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar me anë të një postimi në X kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 11 maj.
Ajo shprehet se Shqipëria ka bër ënjë përparim të madh drejt BE ndërsa shton se mezi pret që përgëzimet t’ia bëj personalisht kryeministrit Rama në Samitin që do të mbahet në Tiranë.
“I dashur Edi Rama , urime per fitoren tuaj elektorale! Nën drejtimin tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria bën pjesë në BE! Mezi pres t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”,-tha Von der Leyen.
Lajmet
Viktor Orban uron Ramën për fitoren: Mezi pres t’ju shoh të premten
Published
4 hours agoon
May 14, 2025By
UBTnews
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitimin e mandatit të katërt të qeverisjes në Shqipëri.
Me anë të një postimi në X Orban shprehet se mezi pret takimin që do të mbahet të premten në Tiranë, ndërsa shton se ky takim i liderëve të Europës, mund të jetë një Samit historik i EPC.
“Urime Kryeministrit për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”,-shkruan Orban.
Kryeministri Edi Rama do të qeverisë vendin edhe për katër vite të ardhshme. Partia Socialiste fitoi bindshëm në zgjedhjet e 11 majit, duke shënuar fitoren më të madhe ndonjëherë që pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.
PS ka arritur të sigurojë e vetme 83 mandate, ndërkohë që ende vijon të numërohet vota e diasporës.

Shpargu ndihmon në uljen e tensionit të gjakut

Gjykata Themelore hedh poshtë padinë kundër ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Beyoncé thyen rekorde me turneun “Cowboy Carter”

UBT lanson kampanjën zyrtare për maturantët nga Shqipëria – studio në institucionin lider të arsimit në Ballkanin Perëndimor

Kosovari i akuzuar për krime kibernetike ekstradohet në SHBA

“Shqipëria ka bërë përparime”, Von der Leyen uron Ramën: Vendi juaj është në BE

Tërmet i fuqishëm në Greqi

Viktor Orban uron Ramën për fitoren: Mezi pres t’ju shoh të premten
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT
-
Lajmet1 month ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim