Magazinë

​Ish-kampioni i botës në boks plaqkitet nën kërcënimin e armës

Khan shtoi se as ai dhe as gruaja e tij për fat të mirë nuk u lënduan në këtë rast.

Published

on

Amir Khan ka zbuluar se atij i është vjedhur ora derisa ishte në Londër me gruan e tij Faryal Makhdoom.

Ish-kampioni i botës në pesha të lehta tha se ishte në qytetin Leyton, në lindje të Londrës, kur dy burra i dolën para dhe nën kërcënimin e armës ia kërkuan orën.

Khan shtoi se as ai dhe as gruaja e tij për fat të mirë nuk u lënduan në këtë rast.

“Sapo më morën orën nën kërcënimin e armës në lindje të Londrës, në Leyton”, shkroi ai në Twitter.

“Sapo kalova rrugën me Faryal, dy burra vrapuan drejt meje, më kërkuan orën duke më drejtuar një armë në fytyrë. Gjëja kryesore është që ne të dy jemi të sigurt”, sqaroi Khan.

Çifti janë të martuar që nga viti 2013 dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Në një intervistë të vitit 2018, Khan foli për një incident të ngjashëm ku ai luftoi me një bandë të armatosur që përpiqej t’ia vidhte Range Rover-in e tij në vlerë prej 100,000 funte në vitin 2012.

Magazinë

Aktori britanik Ray Brooks, zëri i “Mr Benn”, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare

Published

on

Aktori i njohur britanik, Ray Brooks, një figurë e dashur e ekranit të vogël dhe zëri i paharrueshëm i serialit të famshëm për fëmijë “Mr Benn”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtë.

Lajmin e hidhur e konfirmoi familja e tij, e cila bëri të ditur se u nda nga jeta të shtunën, i rrethuar nga të afërmit. Gjatë karrierës pesëdekadëshe, Brooks luajti në disa nga serialet dhe dramat më të njohura të televizionit britanik, shkruan DailyMail.

Ai u bë i famshëm me rolin e Reg në dramën “Cathy Come Home”, një produksion i BBC-së me regji të Ken Loach, i cili trajtonte krizën e strehimit dhe mbeti një nga transmetimet më me ndikim në historinë e televizionit. Në vitet e 80-ta fitoi zemrat e publikut me rolin e Robbie Box në “Big Deal” dhe si Max Wild në “Running Wild”. Brooks ishte një nga të paktët aktorë që u shfaq në “Coronation Street” dhe “EastEnders”, duke lënë gjurmë me interpretimet e tij.

Zëri i tij u bë pjesë e fëmijërisë së miliona britanikëve përmes “Mr Benn”, ku fraza “sikur me magji!” mbetet ikonike. Edhe pse seriali pati vetëm 13 episode, ai u transmetua vazhdimisht për më shumë se dy dekada.

Përveç televizionit, aktori pati role të suksesshme në kinema dhe teatër, përfshirë filmin fitues të Palmës së Artë “The Knack… and How to Get It” dhe komedinë “Carry On Abroad”. Ai gjithashtu kontribuoi si narrator në programe të tjera dhe bëri zërin për qindra reklama.

Familja e tij kujtoi dashurinë e Brooks për futbollin, veçanërisht për klubin Fulham, dhe për kohën e kaluar në Brighton, vendlindjen e tij.

Në vitet e fundit, ai jetoi me demencë, por deri në fund ruajti lidhjen e ngushtë me të afërmit. Larg nga skena dhe kamerat, Ray Brooks mbeti një njeri i thjeshtë, i përkushtuar ndaj familjes dhe pasioneve të tij.

Continue Reading

Magazinë

Rita Ora publikon këngën e re ‘Joy’

Published

on

Sapo erdhi një lajm i mirë nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ajo ka publikuar këngë të re me titull “Joy”, duke emocionuar fansat në të gjithë botën.

Në rrjetet sociale, Ora ndau një foto shoqëruar me njoftimin se kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale, përfshirë Spotify, Apple Music dhe YouTube.

“Joy” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 34-vjeçares, e njohur për “Anywhere”, “Your Song” dhe “Let You Love Me”. E veçanta e kësaj kënge është se do të shërbejë si kolonë zanore për versionin britanik të emisionit të njohur “Love Is Blind UK”, një format i famshëm televiziv për takime dashurie.

Sipas burimeve për The Sun, Rita pranoi me shumë entuziazëm të realizonte këtë projekt.

“Joy” është përshkruar si një këngë me mesazh të fuqishëm, që flet për gjetjen e lumturisë dhe paqes së brendshme, në një botë ku ndjenjat shpesh sfidohen nga realiteti.

Stili muzikor përmban elemente të pop-it modern dhe një interpretim emocional nga Ora, që e bën këngën të prekë zemrat e dëgjuesve.

Fansat dhe ndjekësit e artistes kanë reaguar pozitivisht, duke shpërndarë këngën dhe shprehur vlerësime për vokalin e mesazhin që përcjell. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson ndërroi jetë në moshën 48-vjeçe

Published

on

Ish-bashkëshorti i Kelly Clarkson, Brandon Blackstock, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Një përfaqësues i familjes njoftoi lajmin për US Weekly. “Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Brandon Blackstock”, tha ai.

Brandon Blackstock kishte luftuar me kancerin për tre vitet e fundit, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Ai luftoi me trimëri me kancerin për më shumë se tre vjet. Ai ndërroi jetë në paqe i rrethuar nga familja e tij. Ju falënderojmë për mendimet dhe lutjet tuaja dhe ju kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë“, thuhet në deklaratë.

Vetëm një ditë më parë, duke shpjeguar vendimin e saj për të shtyrë shfaqjen në Las Vegas, Kelly kishte zbuluar se Brandon po përballej me një problem shëndetësor , por nuk e specifikoi natyrën e problemit.

“Fatkeqësisht, më është dashur të shtyj shfaqjet e mbetura të serisë Studio Session në gusht në Las Vegas. Zakonisht e mbaj jetën time private, por gjatë vitit të kaluar babai i fëmijëve të mi ka qenë i sëmurë dhe unë duhet të jem e pranishme për ta në këtë kohë. U kërkoj falje atyre që blenë bileta për shfaqjet dhe e vlerësoj shumë mirësinë, mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, tha ajo në një postim të ndarë me fansat në Instagram të mërkurën, më 6 gusht.

Continue Reading

Magazinë

Matthew McConaughey humbi rolin e Jack në ‘Titanic’, refuzoi kërkesën e thjeshtë të regjisorit

Published

on

Matthew McConaughey mund të ishte Jack Dawson në “Titanic”, por një “jo” kokëfortë e la jashtë një prej roleve më ikonike në historinë e kinemasë.

Sipas një fragmenti nga libri i producentit të ndjerë Jon Landau, “The Bigger Picture”, i publikuar në një gazetë, McConaughey kishte shkuar për audicion dhe kishte bërë një skenë me Kate Winslet. Dhe sipas Landau, “Kate u mahnit nga prezenca dhe karizma e Matthew”.

Por pastaj… ai foli.

McConaughey e interpretoi Jack-un me theksin tipik të Teksasit. Regjisori James Cameron, i tha: “Shumë mirë. Tani ta provojmë ndryshe.”

Por Matthew nuk e pa të nevojshme. U përgjigj: “Jo. Ishte mjaftueshëm. Faleminderit.”

Dhe kaq. Roli iku.

Për kontekst: Jack Dawson supozohej të ishte një djalë jetim nga Chippewa Falls, Wisconsin, dhe jo një cowboy simpatik që flet sikur sapo ka zbritur nga rodeo. Me atë “jo”-në e tij, McConaughey i mbylli vetes derën e anijes, para se Titanic-u të nisej.

Më vonë, roli shkoi te Leonardo DiCaprio, i cili nuk e pati të lehtë. Gjatë audicionit, kur Cameron i kërkoi të lexonte skenarin, Leo u përgjigj “unë nuk lexoj.” (Leo klasik i viteve ’90). Por kur Cameron i tha se pa lexuar nuk ka rol, DiCaprio e mori seriozisht, lexoi që çke me të dhe shkëlqeu!

Regjisori e përshkroi momentin si magjik: “Retë u ndanë dhe një rreze drite ndriçoi Jack-un. Mendova ‘ky është djali’.”

Për ironi, nëse McConaughey do kishte pranuar të ndryshonte theksin për dy minuta, historia e filmit dhe ndoshta karriera e tij do të kishin marrë një kthesë tjetër. Ai zgjodhi të mbetej besnik i stilit të vet dhe të largohej siç vetëm ai di: me shumë vetëbesim dhe një “alright, alright” në mendje.

Continue Reading

Të kërkuara