Lajmet

​IML synon shërbime mjeko-ligjore sipas standardeve ndërkombëtare

Haxhiu tha se fuqizimi i kapaciteteve të IML-së do të arrihet me akreditimin e laboratorit të toksikologjisë ligjore.

Publikuar

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) synon të ofroj shërbime mjeko-ligjore në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat do të arrihet me akreditimin sipas ISO standardeve dhe digjitalizimit.

Kështu u tha në tryezën e diskutimit të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX-it, ku u prezantuan edhe arritjet kryesore të IML-së, funksionimi dhe rezultatet e deritanishme nga ky Institut në kuadër të projektit “Përkrahje e mëtejshme për mjekësinë ligjore në Kosovë“.

Ky projekt i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian synon që të mbështesë autoritetet e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjor me fokus tek shërbimet e mjekësisë ligjore.

E me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se si ministri do të bëjnë të gjitha përpjekjet për zhvillimin e fushës së Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Haxhiu tha se fuqizimi i kapaciteteve të IML-së do të arrihet me akreditimin e laboratorit të toksikologjisë ligjore që do të mundësoj besueshmërinë e rezultateve.

Unë pres që realizimi me sukses i projektit ‘Mbështetja e mëtejshme për mjekësin ligjore në Kosovë‘ të cilin sot solemnisht po e promovojnë të ndihmoj në krijimin e një shërbimi të pavarur, efikas dhe efektiv të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe të mbështes autoritetet e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit përmes mbështetjes së mëtejshme të zbatimit të ligjit në përgjithësi. Fuqizimi i kapaciteteve të IML-së do të arrihet me akreditimin e laboratorit të toksikologjisë ligjore sipas standardeve gjë që do të mundësoj besueshmërinë e të gjitha rezultateve analitike në këtë kontekst akreditimi do të ndihmoj në sigurimin e përputhshmërisë së vazhdueshme me standardet e industrisë si dhe me përmirësimin e vazhdueshëm të operacioneve të laboratorit toksikologjik. Strategjia zhvillimore e IML-së në periudhën 2021-2025 është një nga dokumentet kyçe të përgatitura në kuadër të projektit për ngritjen institucionale të mjekësisë ligjore dhe është dokument afatgjatë, zhvillimor fokus i të cilit është implementimi praktika dhe arritje rezultateve optimale. Ky dokument strategjik identifikon nevojat potenciale si dhe përcakton prioritet zhvillimore të IML-së për periudhën 3-5 vite”, tha ajo.

Kurse, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomash Szunyog u shpreh se puna e Institutit të Mjekësisë Ligjore është e rëndësishme për sundimin e ligjit në Kosovës.

Sipas tij BE ka mbështetur IML-në me 3 milionë euro, ndërsa theksoi se tashmë ky institucion ka strategjinë afatgjate për zhvillim.

Këto përmirësime do të rrisin kapacitetin e shërbimeve të mjekësisë ligjore dhe ruajtjen e të dhënave dhe themelimi I bazës ligjore për analizat kryesore. Në mënyrë që Instituti të përfitoj nga këto përfitime sa më shpejt që të jetë e mundur inkurajoj ministrinë që të finalizojmë prokurimin për pajisjet e nevojshme dhe për pastrimin e zyrës apo dhomës së dëshmive. Gjatë dy viteve të mija në Kosovë kam folur për rëndësinë e sundimit të ligjit ku Instituti I Mjekësisë Ligjore është njëri prej kontribuesve kryesor juridik që mund tu ndihmoj standardeve të sundimit të ligjit në këtë drejtim dhe të ndihmoj Kosovën që të përmirësoj rrugën e tyre drejt BE-së“, theksoi ai.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark tha se misioni i tyre që nga fillimi ka mbështetur zhvillimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, me fokus kryesor identifikimin e trupave të personave të zhdukur.

Wigemark tha se aktualisht janë duke punuar në identifikimin e mbetjeve mortore që janë në morgun e Prishtinës.

Që nga viti I kaluar ekspertët tanë janë duke punuar së bashku me IML-në dhe të tjerët duke identifikuar mbetjet mortore në Prishtinë dhe ky është i koordinuar me IML-në dhe është pjesë e grupit punues është I bazuar në strategji në planin e veprimit 2021-2025. Detyra e kësaj është që të identifikon të gjitha ato mbetjet mortore që janë në morg dhe të përcaktohet statusi i të gjitha këtyre mbetjeve. Shumica e atyre që kanë anëtar të familjes që janë të zhdukur akoma po presin dhe durimi i tyre është duke humbur, si mision unë besoj që kemi akoma arsye ta bëjmë këtë punë në fakt kemi 1621 arsye për të vazhduar këtë punë së bashku me të gjithë partnerët e rëndësishëm dhe gjithashtu puna jonë të vazhdoj me kolegët tanë ligjor, sidomos me IML për të identifikuar varrezat klandestine potenciale dhe varrezat që identifikojnë persona të zhdukur nga lufta e Kosovës”, theksoi shefi I EULEX-it.

Kurse, drejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Flutura Goga-Bajrami prezantoi strategjinë zhvillimore 2021-2025 dhe synimet për zhvillimin e këtij institucioni.

Në misionin tonë IML synon të ofroj shërbime mjeko-ligjore në përputhje me praktikat më të mira evropiane duke ndjekur standardet ndërkombëtare në mënyrë që të jetë partner i njohur në evropianizimin e mëtejshëm të Kosovës. Promovimin e shërbimit mjeko-ligjor në akreditim me ISO standard do të garantoj respektimin e standardeve për praktikën më të mirë mjekësore në kryerje të autopsive dhe ekzaminimeve laboratorike. IML do të marrë pjesë në cilësinë e përgjithshme të sundimit të ligjit që për më tepër do të rris nivelin e besimit në komunitet, duke arritur një funksionim të vazhdueshëm dhe efektiv të Institutit me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mjekësore me një strukturë të organizuar mirë e cila është krijuar sipas standardeve moderne të mjekësisë ligjore. Proceset mjeko-ligjore në Institutin tonë do të ofrojnë transparencë”, theksoi ajo.

Projektit “Përkrahje e mëtejshme për mjekësinë ligjore në Kosovë“, ka nis në shkurt të vitit 2018 kurse pritet të përfundoj në dhjetor të këtij viti.

Lajmet

​BE mban trendin e rënies së emetimeve të gazrave serrë

Publikuar

nga

Trendi në rënie në emetimet e gazrave serrë të BE-së vazhdoi gjatë gjithë vitit 2023 me një rënie prej pak më shumë se 5%, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara këtë javë.

Shtetet anëtare të BE-së lëshuan më shumë se 3.4 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit të gazeve serrë në vitin 2023. Kjo është 5.1% më pak se në vitin 2022, kur u lëshuan rreth 3.6 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit.

Bullgaria emetoi 47.5 milion ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit ose rreth 1.4% të emetimeve të gazit serrë të BE, sipas llogaritjeve të BTA bazuar në të dhënat e Eurostat.

Vendi uli emetimet e gazeve serrë me pothuajse një të pestën (-19.6%) në 2023, duke regjistruar rënien e dytë më të madhe pas Estonisë (-27%).

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Bullgaria u rendit e dyta në mesin e vendeve anëtare të BE-së me uljen më të madhe të emetimeve të gazrave serrë. Pas Estonisë (-23%), ky vend regjistroi një rënie prej afro 17% nga viti në vit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara