Lajmet

​IKShPK shënon javën e imunizimit

Java e imunizimit shërbeu si vetëdijësim për qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka shënuar sot javën e imunizimit me moton “Jetë të gjatë për të gjithë”. Këtë vit java e imunizimit kishte për qëllim që të vetëdijësojë sa më shumë qytetarët për marrjen e vaksinave kundër COVID-19, e po ashtu edhe vaksinat e tjera të rregullta.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha ka thënë se këtë vit shënimi i javës evropiane të imunizimit ka për qëllim të përforcojë rëndësinë e qasjes së barabartë në vaksina për parandalimin e sëmundjeve

“Shënimi i javës evropiane të imunizimit për vitin 2022, ka për qëllim të përforcojë rëndësinë e qasjes së barabartë në vaksina si mënyrën më të drejtpërdrejtë dhe me kosto efektive për parandalimin e sëmundjeve që dikur, por edhe sot kërcënojnë shëndetin publik. Suksesi në vaksinim kundër COVID-19 nuk është arsye që ne të lëmë anash vaksinimin e rregullt të popullsisë, duke iu mundësuar fëmijëve në Kosovë, të gjitha komuniteteve pa dallim qasjen në vaksinat e kalendarit të rregullt të obliguar të vaksinimit, me qëllim që vendin tonë ta mbajmë larg sëmundjeve që parandalohen përmes vaksinimit”, tha Gexha.

Ndërsa një tjetër aspekt që i është shtuar fokusi është edhe porosia e qindra vaksinave kundër kancerit të qafës së mitrës.

“Një tjetër aspekt të cilin e kemi shtuar fokusin gjatë këtij viti është edhe porosia e disa qindra vaksinave kundër human papilomavirusit për herë të parë në Kosovë, me qëllim që vajzave të reja këtë vit në baza vullnetare e viteve në vijim në mënyrë të rregullt t’iu ofrohet preventivë kundër kancerit të qafës së mitrës”, tha ajo.

Edita Haxhiu nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë që janë rreth 25 vaksina në dispozicion në të gjithë botën, e po ashtu ka thënë që po shpresojnë që edhe në Kosovë të sigurojnë vaksinën kundër malaries.

“I kemi rreth 25 vaksina në dispozicion në të gjithë botën, duke e shtuar edhe vaksinën kundër malaries. Më 25 prill u shënua Dita e malaries dhe u planifikua një pilot i rreth një milion fëmijëve në Afrikë që të parandalohet një sëmundje vdekjeprurëse, dhe shpresojmë që edhe ne në Kosovë shumë shpejt do ta sigurojmë si vaksinë me indikacione të trafikut ndërkombëtar”, tha ajo.

Ndërsa zëvendësshefja për imunizim në IKSh​IKSHPK shënon javën e imunizimitPK, Fetije Fetaj ka folur për mbulimin me vaksinat e rregullta dhe COVID-19, duke thënë se Kosova ka qenë vendi i fundit që ka nisur vaksinimin kundërCOVID-19 në rajon, por që shumë shpejt ia ka dalë, pasi deri më tani janë mbi një milion doza të vaksinës të administruara. Ajo ka shtuar se aktualisht në vendin tonë janë 10 vaksina të cilat përdoren për sëmundje të caktuara.

Ndryshe, objektivat e javës së imunizimit janë rritja e ndërgjegjësimit të publikut për mbrojtjen e ofruar nga vaksinat kundër sëmundjeve vdekjeprurëse, të krijohet mbështetje në mesin e profesionistëve shëndetësorë për vaksinim, të angazhohen politik-bërësit shëndetësorë, punëtorë shëndetësore dhe prindërit që të ketë një vaksinim sa më të lartë në popullatën tonë, për t’i mbrojtur fëmijët që asnjë fëmije të mos mbetet pa u vaksinuar.

Lajmet

Januzaj kthehet në skenë me dy gola

Published

on

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj, ishte kryefjala e Sevillës në fitoren prej 1:4 në Kupën e Mbretit ndaj Toledos.

Januzaj shkëlqeu me paraqitjen e tij, duke shënuar dy gola gjatë ndeshjes.

Golin e parë Januzaj e shënoi në minutin e 40, kurse golin tjetër në minutën e 48-të, duke kaluar pak minuta prej njëra-tjetrës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për sigurinë dhe kapacitetet aktuale të FSK-së

Published

on

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Maqedonci teksa njoftoi për takimin mes tyre, thekson se ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës, dhe pranin e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.

“Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në këtë takim diskutuam mbi situatën e sigurisë në vend, për stabilitetin e sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë sfiduese për sigurinë, ndërsa e informova dhe për kapacitetet aktuale të FSK-së. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe besimin e thellë që ky bashkëpunim dhe me ambasadorin Rudolph do të vazhdojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta”, ka shkruar Maqedonci./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Arrestime në Fushë Kosovë dhe Ferizaj për posedim dhe shitje të narkotikëve

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër shtetas të Turiqsë në Fushë Kosovë.

Të njëjtit dyshohen për posedim dhe shitje të narkotikëve teksa gjatë bastisjes siç bën të ditur Policia ka sekuestuar 1,482 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon), një laptop, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ferizaj

Edhe në Ferizaj, dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Policia gjeti edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden eshtra në Veri, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Published

on

Disa mbetje eshtrore janë gjetur në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë kanë thënë njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Rasti ka ndodhur derisa një familje e cila po gërmonte te një varr për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije.

Njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara