Lajmet

​IKD për zgjedhjet: Kishte incidente të vogla, policia dhe prokuroria kanë reaguar në mënyrë adekuate

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, ka plotësuar standardin e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike.

IKD gjatë tërë ditës deri në mbylljen e kutive të votimit ka monitoruar procesin e votimit të qytetarëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me ekipin e përbërë prej 51 vëzhuguesve/monitoresve mobil – vullnetarë – të cilët në fokus të monitorimit kanë pasur rastet e indicidenteve, në të cilat kanë vlerësuar veprimet dhe reagimet e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave.

“IKD ka evidentuar një numër të rasteve të incidenteve, të cilat dyshohet se kanë hyrë edhe në sferën penale, por në të cilat raste, vlerëson se ka pasur një reagim adekuat të policisë dhe prokurorisë, në parandalimin dhe ndjekjen e personave përgjegjës. Në vazhdim, IKD pasqyron gjetjet dhe vlerësimet e monitorimit të ditës së votimit. Vëzhguesit e IKD gjatë ditës së votimeve kanë identifikuar shkelje të ndryshme, më e shpeshta nga të cilat ka qenë mos respektimi i masave anti-COVID nga qytetarët në pothuajse të gjitha Qendrat dhe Vend-Votimet, në të gjitha komunat e Kosovës. Për më tepër, krahas mos mbajtjes së distancës dhe në raste të ndryshme as maskave, nga ana e qytetarëve, vëzhguesit e IKD kanë identifikuar edhe raste ku komisionerët dhe/apo vëzhguesit nuk kanë mbajtur maskat, si masë mbrojtëse kundër pandemisë COVID-19. Një shkelje tjetër e përsëritur, e që ka përfshirë rajone të ndryshme brenda Kosovës, ka qenë edhe dërgimi i SMS-ave me mesazhe nga parti të caktuara politike, duke bërë thirrje që të votohet për to. Në lidhje më këtë, nga prokuroria, IKD është njoftuar se është hapur rast në procedurë të rregullt. Përmes vëzhgimit të realizuar nga IKD, janë identifikuar po ashtu tri raste të fotografimit të votës, në tri rajone të ndryshme brenda vendit. Vëzhguesit e IKD kanë identifikuar po ashtu raste të mungesës së fletëvotimeve në katër qendra të ndryshme të votimit, të gjitha në Prishtinë. Kurse, në dy raste, vëzhguesit e IKD-së kanë identifikuar shfaqje të logove të partive politike brenda Qendrave të Votimit. Nga këto, një rast është identifikuar në Prishtinë dhe një tjetër në Suharekë. IKD nga burimet brenda prokurorisë ka kuptuar se janë dy raste të hapura në procedurë të rregullt, për ndërhyrje në sistem kompjuterik. Rast tjetër për të cilin kanë ndërhyrë organet e rendit është identifikuar në Lipjan, ku një person është ndaluar për shkak të kanosjes së komisionerëve. Një rast është identifikuar po ashtu në Prishtinë, ku një qytetar ka deklaruar se i është pa mundësuar votimi për shkak se pas arritjes në vendvotim ka gjetur se tek emri i tij në listë veçse ka qenë i vendosur një nënshkrim. Përkitazi me këtë rast, IKD është njoftuar nga policia se ky rast është trajtuar dhe personit në fjalë i është mundësuar votimi me kusht. Ndërsa, veprime vijuese po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit. Vëzhguesit e IKD-së po ashtu kanë identifikuar të paktën nga një rast kur ka pasur mungesë të shenjave zyrtare të KQZ në kuti të votimit, pastaj rast tjetër ku ka pasur dyshime për identifikimin e personave të vdekur në lista të votimit, një rast për tentim për votim të dyfishtë, e po ashtu edhe një rast për shitje të votës. Ndërsa, për rastet kur personave i është mohuar e drejta për të votuar për shkak të skadimit të letërnjoftimit edhe përkundër aplikimit për t’u pajisur me të ri, vëzhguesit e IKD-së kanë raportuar disa herë brenda ditës së sotme. Kjo çështje pastaj është përmbyllur me vendimin e KQZ-së për lejimin e këtyre personave për të votuar. Vëzhguesit e IKD-së në një rast kanë gjetur edhe se vëzhguesit janë detyruar ta marrin rolin e komisionerit, për shkak të numrit të madh të votuesve. Ky rast është evidentuar në kryeqytet”, thuhet në njoftim.

Vëzhguesit e IKD-së tanimë gjenden në vëzhgim të procesit të numërimit të votave në vendvotime, ku deri më tash, nuk është shënuar ndonjë rast i parregullsive. Tutje, për çdo risi, IKD do të ju mbajë të informuar.

Lajmet

Humb jetën një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

Published

on

By

Një person ka humbur jetën në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt në rrugën “Arshi Pipa”.

Sipas Policisë, në orën 23:00 është pranuar informata se një person ka rënë nga një lartësi. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.

Burimi: KOHA.

D.L

Continue Reading

Lajmet

IHMK me paralajmërim për motin sot: Priten reshje shiu, rrufe e mundësi për breshër

Published

on

By

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë ditës së sotme, më 21 korrik, mbi territorin e vendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave, të cila vende-vende do të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive, erërave të fuqishme dhe paraqitjes së breshrit.

“Reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit. Për këtë arsye, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë,” sqaron IHMK.

Temperaturat maksimale pritet të lëvizin ndërmjet 31°C dhe 33°C, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, e cila mund të fuqizohet përkohësisht në zonat me stuhi.

IHMK u rekomandon qytetarëve që të ndjekin përditësimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura në rast të stuhive apo erërave të forta.

Continue Reading

Lajmet

ESTOFEX vendos Kosovën në nivelin më të lartë të rrezikut për stuhi dhe breshër të madh

Published

on

By

Kosova është përfshirë në zonën me nivelin më të lartë të rrezikut (Niveli 3) sipas parashikimit të publikuar nga Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX). Ky alarm paralajmëron mundësinë e motit ekstrem gjatë të martës dhe në orët e para të së mërkurës.

Sipas ESTOFEX-it, niveli 3 është shpallur për pjesë të Italisë, Kroacisë jugore, Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës, kryesisht për shkak të rrezikut nga breshëri i madh, erërat shkatërruese dhe, në raste të izoluara, tornadot. Meteorologët theksojnë se situata atmosferike mund të sjellë një nga episodet më të fuqishme të motit ekstrem këtë verë në rajon.

Në analizën e tyre thuhet se stuhitë e formuara mbi Detin Adriatik mund të lëvizin drejt Ballkanit dhe të ruajnë intensitetin e tyre edhe mbi territorin e Kosovës, ku aktiviteti mund të vazhdojë deri në orët e vona të natës.

Megjithatë, ekspertët sqarojnë se Niveli 3 nuk do të thotë se çdo zonë do të goditet nga fenomene të rënda, por se kushtet atmosferike janë shumë të favorshme për zhvillimin e stuhive të fuqishme. Qytetarëve u rekomandohet të ndjekin paralajmërimet zyrtare dhe të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dekreton lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë që dhanë dorëheqje më 2022

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, pas vendimit përkatës të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Përmes një njoftimi, Haxhiu bëri të ditur se ky akt përmbyll një proces të zgjatur që nga viti 2022, kur prokurorët në fjalë kishin paraqitur dorëheqjet e tyre.

“Me këtë akt përmbyllet një proces i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës,” – deklaroi Haxhiu.

Ajo theksoi tutje se funksionimi i shtetit bazohet mbi parimet e sundimit të ligjit dhe se institucionet nuk mund të mbeten peng i proceseve të papërfunduara.

“Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara,” – nënvizoi Haxhiu, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri në mbrojtje të integritetit institucional. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara