Kronikë e zezë

​Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë në aheng

Kjo në fshatin Bellacërkë të Rahovecit.

Published

on

Policia ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për veprën penale “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, në fshatin Bellacërkë të Rahovecit.

Në vazhdën e hetimeve lidhur me informatën e pranuar nga një qytetarë përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë”, zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin K. P., lindur në vitin 1992, shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar

“Rahovec, 17 gusht 2022 -Stacioni Policor në Rahovec, në vazhdën e hetimeve lidhur me informatën e pranuar nga një qytetarë përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë”, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin K. P., i lindur në vitin 1992, shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me datën 11.08.2022 në fshatin Bellacërkë-Rahovec. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një karikator të cilën e posedonte në mënyrë të paautorizuar dhe që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në rastin në fjalë. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Një shtetas i Kosovës me inicialet K.B., i cili kërkohej me letërreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, është ekstraduar sot nga Zvicra për në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor. I dyshuari ishte arrestuar paraprakisht nga autoritetet zvicerane me kërkesë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të të dyja shteteve. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës konfirmoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar për vepra penale. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Djeget një shtëpi e pabanuar në Veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Published

on

By

Një shtëpi e pabanuar është kapluar nga zjarri në Veri të Mitrovicës.

Rasti është raportuar në polici nga një kosovar, i cili ka njoftuar se objekti po digjej.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Si pasojë e këtij incidenti, janë djegur kulmi i shtëpisë dhe një dhomë.

Në konsultim me prokurorin, policia ka inicuar rastin si “Zjarrvënie” dhe ngjarja mbetet nën hetime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, sipas raportit më të fundit të Policisë. Tri nga këto raste janë shënuar në rajonin e Prishtinës, përkatësisht në Podujevë e Fushë-Kosovë, ndërsa dy rastet e tjera janë regjistruar në Deçan dhe Gjakovë.

Në rastin e parë në Podujevë, një burrë është arrestuar pasi në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu në Podujevë është raportuar edhe një rast tjetër dhune, ku një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Në Fushë-Kosovë, policia ka arrestuar një burrë pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gruaja ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Deçan, janë arrestuar dy gra pasi ishin fjalosur mes vete. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti po procedohet në mënyrë të rregullt.

Rasti i pestë është regjistruar në Gjakovë, ku një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dy infermierë ndalohen në Prizren, dyshohen për përvetësim të parave nga pacientët

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se dy infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) janë ndaluar nën dyshimin se kanë përvetësuar para nga pagesat e pacientëve për shërbime mjekësore.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit Xh.B., në cilësinë e kryeinfermierit, dhe B.R., në cilësinë e infermierit, dyshohet se gjatë ndërrimeve të natës, në periudha të ndryshme nga viti 2024 deri në fund të vitit 2025, kanë përvetësuar mjetet financiare të arkëtuara nga pagesat e pacientëve.

Hetimet kanë zbuluar se Xh.B. dyshohet se ka përvetësuar 1,250 euro, ndërsa B.R. 1,032 euro. Sipas Prokurorisë, shuma e përgjithshme e mjeteve të përvetësuara arrin në 2,282 euro.

Veprimet e tyre dyshohet se përbëjnë veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Pas intervistimit, në prani të mbrojtësve, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara