Kronikë e zezë

​I ndihmoi për test të patent-shoferit, arrestohet zyrtari në Gjilan

Janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit.

Published

on

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, duke asistuar dëshmitarin i cili iu ka nënshtruar testit për patent-shofer në Gjilan.

Sipas raportit, janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si keqpërdorim i detyrës zyrtare

“Gjilan 02.02.2023 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur duke asistuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili iu ka nënshtruar testit për patentë shofer. Janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lajmet

Dy të arrestuar pas një therjeje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, është raportuar një rast i veprës penale – Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë.

Dy persona dyshohet se janë therur me thikë nga një person i panjohur.

Viktimat më pas janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa lidhur me rastin në polici janë shoqëruar dy persona të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

“Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Hidhet një granatë dore në një lokal në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Një granatë dore dyshohet se është hedhur në një lokal në Fushë-Kosovë nga një person i cili ndodhej në makinë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, nuk raportohet për të lënduar, përveç shkaktimit të dëmeve materiale.

Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit.

“Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali. Përveç dëmeve, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit”, sipas raportit policor.

Continue Reading

Lajmet

Dhunë në familje në Prishtinë e Podujevë: Sulmohen fizikisht dy gra

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në 24 orët e fundit, ku viktima në të dyja rastet kanë qenë gratë.

Në Podujevë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja kishte ndodhur më 18 prill, por është raportuar zyrtarisht të hënën. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas arrestimit dhe intervistimit, është liruar nga prokurori për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Prishtinë, një tjetër rast i dhunës është regjistruar paraditen e së hënës. Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Edhe në këtë rast, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve. Prokurori ka vendosur që rasti të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kërcënohen përmes telefonit mjeku dhe infermierët në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes ndaj punonjësve shëndetësorë në Podujevë, që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:10.

Sipas raportit policor, tre persona (një doktor dhe dy infermierë) kanë raportuar se janë kërcënuar përmes telefonit nga një i dyshuar mashkull kosovar. Ende nuk dihen motivet që kanë çuar deri te ky veprim.

Policia ka arritur ta identifikojë dhe ta intervistojë të dyshuarin. Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara