Lajmet

​Hoxhaj: Kosova ka nevojë të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës

Published

on

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, njëherësh kandidat për postin e kryeministrit, Enver Hoxhaj, njoftoi sot se analisti Faton Abdullahu ka aderuar në PDK.

Ai me këtë rast tha se PDK si subjekt i madh politik po hapet edhe për intelektualët jashtë partisë, të cilët do ta kenë vendin e merituar në këtë parti.

“Kosova po kalon në faza të vështira politike. Shteti ynë, i ndërtuar mbi shumë sakrifica, sot gjendet në udhëkryq të madh politik, ekonomik dhe social. E kërcënuar së brendshmi nga popullizmi dhe qeverisja e dobët, dhe së jashtmi nga goditja ndaj UÇK-së dhe shtetësisë.. Dhe asnjëherë nuk ka pasur nevojë më shumë se sa vitet e fundit që Kosova ka nevojë të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës”, tha ai.

Hoxhaj tha se për ta parandaluar zhbërjen e shtetit, PDK-ja do të garojë në këto zgjedhje në aleancë të gjerë me qytetarët dhe ekspertët e fushave të ndryshme, që mund ta ndihmojnë vendin në këto momente vendimtare.

“PDK-ja po kthehet edhe një herë te baza, po dëgjon pulsin e qytetarit, po i ndjen kërkesat e tij dhe po e krijon një bllok të gjerë opozitar për ta parandaluar zhbërjen e shtetit dhe kthimin e shtetit në binarët e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit me aleatët perëndimorë. Blloku i madh opozitar i koalicionit mes PDK-së dhe qytetarit është garancia e vetme për ta ruajtur shtetin, dhe mbi të gjitha është forca e vetme për ta rimëkëmbur Kosovën edhe në planin politik edhe atë ekonomik dhe kombëtar”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se Faton Abdullahu do të jetë pjesë e listës për deputet, ndërsa thotë se edhe nuk do të ketë persona me aktakuza në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai ka ftuar edhe partitë tjera ta respektojnë vendimin e Kushtetueses që të mos kenë persona me aktakuzë në zgjedhjet e reja parlamentare.

“Abdullahu i bën nder të madh listës së Partisë Demokratike të Kosovës me të cilën garojmë në këto zgjedhje dhe është prej emrave më emblematikë të mendimit politik në Kosovë dhe do të jetë pjesë e listës. Te përbërja e listës natyrisht që ne do të respektojmë kodin etik, i cili ka qenë meritë e kryetarit të partisë, Veselit. Integriteti i listës dhe listës me duar të pastra do të jetë kriter kryesor për të gjithë ata që hyjnë në listën e PDK-së, dhe presim që partitë tjera politike nuk e kanë marrë këtë praktikë në të kaluarën, ta marrin në konsideratë ose do të jenë të detyruar për shkak të Gjykatës (Kushtetuese) që ta marrin në konsideratë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkaq, Faton Abdullahu tha se ka vendosur t’i bashkëngjitet PDK-së, pasi kjo parti ka hapur dyert për ide dhe njerëz të ri për ndryshime të mëdha.

“Unë jam i bindur se një parti politike vlerësohet nga rrënjët. Unë ju besoj rrënjëve të PDK-së, sepse besoj te vlerat e luftës, tek UÇK -ja. UÇK është margaritar i qytetërimit evropian. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka krijuar miqësi me botën perëndimore me pushkë në dorë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka lëvizur kufijtë në Ballkan, ato u shtyn tutje në të mirë të interesave euro-atlantike dhe në dëm të Rusisë dhe aleatëve të saj. Unë besoj palëkundshëm në këto rrënjë të PDK-së ashtu sikurse besoj se degët e këtij trungu edhe mund të krasiten për t’u bërë më të mira e më të shëndosha. PDK më ka bindur sot më shumë se kurrë se aty ku ka popullizëm, aty ajo di të vendosë pragmatizëm, aty ku ka frikë dhe hezitim, ajo di dhe mund të kthejë guxim, aty ku ka zhgënjim, aty di të kthejë shpresë e besim dhe aty ku ka ndarje e përçarje di dhe mund të kthejë unitet.”, tha Abdullahu.

Sipas Abdullahut, PDK-së i është bërë një ‘hile’ e madhe pasi ajo po hyn në garën zgjedhore pa kryetarin e saj Kadri Veselin, por që punët e filluara mbarë nga ai, idetë për reforma e ndryshime, strategjinë për ta luftuar krimin e korrupsionin dhe riparimi i raporteve me aleatët e vendit, do t’i shtyjë përpara më fuqishëm se kurrë kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj.

“Kosovës i duhet një kryeministër si Hoxhaj që e kupton drejtë e mirë gjuhën euro-atlantike. Sot, Hoxhaj është këtu sepse tek ai PDK e ka pa njeriun që krijon balancën e nevojshme, duke u bazuar me korrektësi dhe po krijon unitet që është i nevojshëm edhe për partinë. Një kryeministër i kësaj natyre i duhet Kosovës në kohën kur neve po na duhen balancat politike, uniteti për t’u përballur me të këqijat që ka Kosova, por edhe ato që po na vijnë nga Serbia”, tha Abdullahu./KP

Vendi

UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij

Published

on

By

UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.

Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.

Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.

“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.

Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.

Video e plotë

Continue Reading

Lajmet

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Lajmet

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara