Lajmet

​Hoti pas shpërthimit të mbrëmshëm: E domosdoshme mbikëqyrja e shfrytëzimit të gazit

Published

on

Në javën e fundit të dhjetorit dhe në fillim të janarit dy shpërthime të bombolave të gazit kanë tronditur qytetarët e Kosovës, duke lënë të lënduar dhjetëra njerëz.

E kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar të mërkurën se është e domosdoshme të merren veprime për mbikëqyrjen e shfrytëzimit të gazit edhe për industri edhe për familje.

Në një konferencë për media, Hoti shprehu edhe njëherë keqardhje për familjet e personave të përfshirë, teksa vlerësoi se institucionet shëndetësore kanë kryer punën e tyre me profesionalizëm.

“Është e domosdoshme që ne të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të mbikëqyrur shfrytëzimin e gazit edhe për industri, edhe për familje edhe për qëllime të tjera. Në këtë drejtim jemi duke u kujdesur. Dje kam pasur disa biseda me ministrat përkatës për të parë një proces të mbikëqyrjes së licencimit të mënyrës së shfrytëzimit të gazit”, tha Hoti.

E mbështetje për personat që mbetën të lënduar mbrëmë në shpërthimin që ndodhi në një lokal në Ferizaj, dha ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

“Disa të cilët vlerësohet që duhet të trajtohen apo të kenë trajtim jashtëspitalor, të gjitha mundësitë që i ka MSH do të jenë në mbështetje të tyre dhe të familjarëve të tyre, pa marrë parasysh se ku, si dhe në çfarë vendi duhet të orientohen për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Zemaj.

Në fund, kryeministri Hoti ka komentuar edhe miratimin e propozim-vendimit për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së jashtë vendit, miratimi i të cilit u quajt i vonuar nga shefat e grupeve parlamentare, gjegjësisht ata të opozitës, duke e kritikuar Qeverinë Hoti për vonimin e kësaj çështje. E sipas tij, në këtë aspekt nuk ka pasur asnjë vonesë.

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë praktike mbi hekurudhat në Fushë Kosovë

Published

on

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, të programit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, realizuan një vizitë studimore në Stacionin Hekurudhor të Fushë Kosovës, në kuadër të lëndës “Hekurudhat”.

Qëllimi i vizitës ishte njohja praktike me infrastrukturën e transportit hekurudhor, funksionimin e stacionit, sistemet e sinjalizimit dhe komunikimit, si dhe ndërlidhjen me format e tjera të transportit multimodal.

Vizita u zhvillua me 23 studentë, nën monitorimin e Dr. sc. Visar Baxhukut, ndërsa studentët u informuan nga z. Sabit Thaqi, Drejtor i Divizionit të Udhëheqjes së Trenave. Programi përfshiu një pjesë teorike mbi historikun e hekurudhave të Kosovës dhe një pjesë praktike në terren.

Gjatë vizitës, studentët u njohën me trasen e hekurudhës, binarët dhe lidhjet e tyre, pajisjet e sinjalizimit dhe komunikimit, sistemet e kontrollit të lëvizjes së trenave, si dhe sfidat aktuale në funksionimin e trafikut hekurudhor.

Bazuar në vlerësimet e ligjëruesve dhe reagimet e studentëve, u konstatua se vizita studimore arriti qëllimin e saj, duke ofruar përvojë praktike të vlefshme dhe duke forcuar lidhjen mes teorisë dhe praktikës profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Gjakovë: Arrestohet një person për dhunë në familje

Published

on

By

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktima femra, nënën dhe bashkëshorten e tij.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor rreth orës 22:30. Si pasojë e dhunës, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten e tij. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Goditje e rëndë për Liverpoolin, Isak thyen këmbën dhe futet në operacion

Published

on

Alexander Isak i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi theu këmbën në ndeshjen kundër Tottenhamit, konfirmoi Liverpooli.

Sulmuesi suedez pësoi frakturë të fibulës në momentin e golit të tij, kur këmba iu ngec mes mbrojtësve. Klubi bëri të ditur se pas diagnozës, sot u përfundua një operacion për një dëmtim të kyçit të këmbës që përfshinte një frakturë të fibulës, duke shtuar se ende nuk është vendosur një afat kohor për kthimin e tij.

Isak, i transferuar për një shifër rekord 125 milionë paund, ka pasur vështirësi për të gjetur vazhdimësinë te Liverpooli, me vetëm dy gola në ligë në 10 paraqitje dhe pa gola në Ligën e Kampionëve. Lëndimi vjen në një moment delikat për ekipin, i cili ndodhet i pesti në renditje dhe është tashmë pa Mohamed Salah për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Në mungesë të Isakut dhe Salahut, barra e sulmit pritet të bjerë mbi Hugo Ekitike, që po kalon formë të mirë me tetë gola në ligë. Situata rrit edhe më shumë presionin mbi klubin për të vepruar në afatin e janarit, ndërsa e ardhmja e Salahut mbetet në dyshim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund

Published

on

Karim Adeyemi ka rikthyer polemikat te Borussia Dortmund pas sjelljes së tij jo profesionale gjatë ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach.

Pas zëvendësimit në minutën e 60-të, sulmuesi gjerman u drejtua direkt drejt dhomave të zhveshjes, duke shkaktuar reagim të ashpër nga drejtuesit e klubit.

Dortmundi pritet ta gjobisë lojtarin, ndërsa në klub po diskutohet seriozisht edhe mundësia e shitjes së tij në verën e ardhshme.

Incidentet e përsëritura kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Adeyemit, pavarësisht dëshirës së klubit për ta mbajtur atë përtej vitit 2027./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara