Lajmet
Hoti: Mashtrimet e Kurtit po dalin në shesh çdo ditë
Ai ka shkruar se privatizimi është duke vazhduar.
Published
3 years agoon
By
UBT newsIsh-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për mashtrim të qytetarëve sa i përket procesit të privatizimit.
Në një status në Facebook Hoti ka shkruar se privatizimi është duke vazhduar valë-valë, përkundër deklarimeve të zyrtarëve të partisë në pushtet se privatizimet do të vlerësohen.
Postimi i Hotit:
VAZHDON PRIVATIZIMI VALË-VALË‼️
Mos harroni: më 15 mars është afati për dorëzimin e ofertave për “Valën 62” të privatizimit. ‼️
Mashtrimet po dalin në shesh çdo ditë. Për dhjetë vite shanin e akuzonin secilin për privatizim, me e pa të drejtë. I mashtronin qytetarët se do të vlerësojnë privatizimet, dhe do të themelojnë Fondin Sovran me asete të Agjencisë së Privatizimit. Sapo erdhën në pushtet, privatizimi po vazhdon valë-valë.
Ja faktet që dëshmojnë mashtrimet:
1. Programi zgjedhor i VV-së, faqe 11: “Agjencinë Kosovare të Privatizimit do të shuhet dhe asetet e saj do i kalojnë në pronësi Fondit Sovran.”
2. Fjala e Kurtit në Kuvendin e Kosovës më 17.05.2021, në prezantimin e Programit Qeverisës 2021-2025: “Agjencinë Kosovare për Privatizim do ta shuajmë dhe do ta transferojmë në agjenci brenda Qeverisë, e do të krijojmë Agjencinë Zhvillimore për udhëheqjen e politikave zhvillimore ndërmjet ministrive dhe agjencive të pavarura.”
3. Programi Qeverisës 2021-2025, faqe 9: “Do të angazhohemi për krijimin e Fondit Sovran. Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për mundësimin e investimeve të jashtme dhe qasjen në tregje të huaja të kapitalit. Po ashtu, Fondi Sovran do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. Si pasojë e kësaj, do të shuajmë Agjencinë Kosovare për Privatizim me anë të transferimit të saj në agjenci brenda Qeverisë.”
Lajmet
KQZ fillon publikimin e rezultateve të verifikuara të balotazhit në QKN
Published
13 minutes agoon
November 10, 2025By
UBTnews
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë janë prezantuar aktivitetet pas ditës së votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se pas mbylljes së vendvotimeve, materialet zgjedhore janë dërguar në Qendrat Komunale të Numërimit të 18 komunave ku është zhvilluar votimi.
“Të dielën në mbrëmje, pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit, materialet zgjedhore nga Qendrat e Votimit janë tërhequr dhe dërguar në Qendrat Komunale të Numërimit, që i takojnë 18 komunave ku është mbajtur raundi i dytë i votimit. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave bëhet në vendvotime dhe rezultatet evidentohen në formularë dhe pastaj publikohen nga KQZ. Ndërkaq, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, në këto qendra do të bëhet verifikimi i rezutateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve”, ka deklaruar Elezi.
Sipas Elezit, në këto qendra po bëhet verifikimi i rezultateve nga formularët e plotësuar në vendvotime, proces që zhvillohet me transparencë dhe në prani të vëzhguesve.
“Ky aktivitet, pra verifikikimi i rezultateve, ka filluar në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit dhe do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe në prezencë të vëzhguesve. Siç e dini, në ditën e zgjedhjeve, përveç organizimit të votimit në 1,628 vendvotime të rregullta, KQZ ka mundësuar edhe votimin me kusht në 20 vendvotime të tjera, votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile për votuesit me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës përmes postës. Numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta dhe i fletëvotimve nga votimi jashtë Kosovës, do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas disa ditësh.Sipas të dhënave preliminare, nga 20 vendvotime me kusht, në 18 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar 749 zarfe me fletëvotime. Këto zarfe, ende nuk janë verifikuar. Kjo do të ndodhë brenda disa ditësh pas skanimit të Listës së Votuesve, proces i cili na mundëson që të dijmë nëse ndonjë nga votuesit me kusht ka votuar dhe në vendvotimin e tij të rregullt”, shtoi ai.
Ai bëri të ditur se janë evidentuar 749 zarfe me fletëvotime nga votimi me kusht, ndërsa verifikimi i tyre do të bëhet pas skanimit të listave të votuesve.
Po ashtu, mbi 1,440 qytetarë me nevoja të veçanta kanë votuar përmes ekipeve mobile, ndërsa 29,725 persona ishin regjistruar për të votuar jashtë Kosovës. Tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare jashtë vendit pritet të bëhet së shpejti.
“Sa i takon votimit të personave me nevoja të veçanta, sipas të dhëave nga ky lloj votimi janë më shumë se 1,440 qytetarë të komunave të ndryshme që kanë votuar përmes ekipeve mobile jashtë vendvotimeve nga 2,541 sa ishin të regjistruar. Sa i përket votimit jashtë Kosovës përmes postës, njoftojmë se tërheqja e dërgesave postare nga 22 kutitë postare jashtë Kosovës do të bëhet së shpejti. Numri i votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës në këto 18 komuna, ishte: 29,725. Aktualisht nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë votuar”, përfundoi zëdhënësi./EO
Lajmet
Cakolli: Fuqia politike matet me buxhetin që qeveriset, jo vetëm me numrin e komunave
Published
1 hour agoon
November 10, 2025By
UBTnews
Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, duke theksuar se peshën reale politike të partive duhet ta përcaktojë buxheti që ato do të menaxhojnë në nivel lokal, e jo vetëm numri i komunave të fituara.
Në një postim publik, Cakolli ka argumentuar se “fuqia politike nuk matet vetëm me numrin e komunave, por me madhësinë e përgjegjësisë që secila parti do të mbajë – pra, me buxhetin që do të qeverisë.”
Duke u bazuar në të dhënat e buxheteve komunale për vitin 2026, ai ka paraqitur përllogaritjet sipas partive:
LDK → 7 komuna me buxhet rreth €272 milionë
PDK → 6 komuna me buxhet rreth €195 milionë
LVV → 7 komuna me buxhet rreth €171 milionë
AAK → 5 komuna me buxhet rreth €119 milionë
Sipas Cakollit, këto shifra tregojnë se LDK-ja do të qeverisë rreth një të tretën e buxheteve komunale të Kosovës, ndërsa PDK dhe LVV kanë peshë të ngjashme, dhe AAK ruan pozicion të qëndrueshëm me komuna të mesme e buxhete solide.
“Matja mbi këtë premisë është ndër më objektivet për të analizuar ndikimin politik në nivel lokal,” ka përfunduar Cakolli./EO
Lajmet
U.D. e ambasadores së BE-së në Kosovë për zgjedhjet: Dëshmi të demokracisë së Kosovës
Published
1 hour agoon
November 10, 2025By
UBTnews
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Bashkimit Europian në Kosovë, Eva Palatova mirëpriti zhvillimin “e rregullt dhe gjithpërfshirës” të rundit të dytë të zgjedhjeve në 18 komunat e vendit.
Ajo i konsideroi zgjedhjet lokale si dëshmi të demokracisë në Kosovë.
“Ushtruesja e detyrës së ambasadores së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti sonte zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 18 komuna të Kosovës, që shënuan përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë së Kosovës”, shkroi Zyra e BE-së mbrëmë në një postim në X./EO
Lajmet
Fatmir Shehollit i vazhdohet masa e paraburgimit
Published
2 hours agoon
November 10, 2025By
UBTnews
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh, raporton KosovaPress.
Këta e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila deklaroi se vazhdimi i masës së paraburgimit ka qenë kërkesës e Prokurorisë Speciale.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka deklaruar Gashi.
Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë nën dyshimet se ishte i përfshirë në spiunazh. Ndërsa, më 10 tetor Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte vendosur masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muajsh.
Sheholli, zyrtarisht përfaqësues i shoqërisë civile nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, është përfolur në media për lidhje me Serbinë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor./KP
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu
KQZ fillon publikimin e rezultateve të verifikuara të balotazhit në QKN
Një moment i rrezikshëm për Ariana Grande, ajo i shpëton mrekullisht përplasjes nga një makinë
Arkeologët zbulojnë një varr mbretëror 5000-vjeçar që ndryshon historinë e Kinës së lashtë
Kremlini thotë se dëshiron që lufta të përfundojë, por procesi i paqes ka ‘ngecur’
Një udhëtim poetik në prozë, Ervina Halili prezanton “Malin e qumështit”
Cakolli: Fuqia politike matet me buxhetin që qeveriset, jo vetëm me numrin e komunave
U.D. e ambasadores së BE-së në Kosovë për zgjedhjet: Dëshmi të demokracisë së Kosovës
Fatmir Shehollit i vazhdohet masa e paraburgimit
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet3 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
