Sport

​Hidhet shorti për Ligën U17 të vajzave

Këtë vit në këtë ligë do të marrin pjesë 22 ekipe, të ndara në dy grupe, teksa kampionati nis më 3 shtator.

Published

on

Në prani të anëtares së KE të FFK-së dhe njëherësh kryetares së Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi si dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues në Ligën 17 për vajza.

Këtë vit në këtë ligë do të marrin pjesë 22 ekipe, të ndara në dy grupe, teksa kampionati nis më 3 shtator.

Krasniqi ka përgëzuar formimin e ekipeve të reja për vajza, teksa ka thënë se FFK do të vazhdojë misionin e saj për mbështetjen e futbollit të femrave dhe masovizimin e tij në çdo pjesë të vendit. Në bazë të shortit të tërhequr çiftet e javës së parë janë si vijon:

Grupi A

Intelektualet – Ferizaj

Llapi – Prishtina

Presingu – Vizioni

2 Korriku – Rilindja

Bazeli – Kosova VR

Ardhmëria pushon

Grupi B

Deçani – Behari

Hajvalia – Mitrovica

Jakova – Malisheva

Feronikeli – 16 Qershori

Shqiponja – Dukagjini

Istogu pushon

Sport

Dion Kacuri merr ftesën e Kosovës, mesfushori i Zvicrës U21 zgjedh Dardanët

Published

on

By

Mesfushori 22-vjeçar, Dion Kacuri, ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, dhe pritet të jetë pjesë e “Dardanëve” në katër ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve.

Sipas burimeve të Telegrafit, Kacuri e ka pranuar pozitivisht ftesën e teknikut gjerman, duke bërë kështu hapin e madh drejt përfaqësimit të Kosovës në nivel senior.

Kacuri konsiderohet si një prej talenteve të futbollit zviceran. Ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Zvicrës U18, U19, U20 dhe U21, ndërsa në total ka regjistruar 18 paraqitje dhe tri gola.

22-vjeçari aktualisht është pjesë e Lustenaut në Austri, ku luan si i huazuar nga Baseli. Në këtë sezon ai ka bërë gjashtë paraqitje dhe ka shënuar një gol, duke qenë një prej futbollistëve më të spikatur të skuadrës.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr edhe vëmendjen e Franco Fodës. Përzgjedhësi i Kosovës ishte i pranishëm në tribunë gjatë ndeshjes ndaj Sturm Grazit, ku Kacuri u vlerësua me notën 7.3 nga “Sofascore”.

Ai aktivizohet kryesisht në pozitën e qendërmesfushorit, por mund të luajë edhe si numër 6 apo numër 10, duke i dhënë fleksibilitet në fazën ofensive dhe defensive.

Nga Zvicra e shihnin si pasues të Granit Xhakës

Kacuri ishte një futbollist shumë i vlerësuar në sistemin e Zvicrës, ku për një kohë ishte konsideruar edhe si një prej kandidatëve për të ndjekur gjurmët e Granit Xhakës në mesfushë.

Megjithatë, tashmë ai ka zgjedhur Kosovën dhe do të jetë një tjetër futbollist që kalon nga përfaqësueset zvicerane te “Dardanët”.

Kacuri ka luajtur më herët edhe me Leon Avdullahun te Baseli. Dy futbollistët kishin qenë bashkë në formacionin startues të klubit zviceran në vitin 2024, ndërsa tani mund të ribashkohen edhe me fanellën e Kosovës.

Lista e plotë e Kosovës pritet të publikohet në fund të kësaj jave.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë katër ndeshje brenda 14 ditësh. Fillimisht, më 24 shtator, Kosova përballet me Irlandën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë udhëton në Austri.

Më 1 tetor, Kosova do të luajë ndaj Izraelit në Hungari, ndërsa cikli mbyllet më 4 tetor në Prishtinë, sërish ndaj Austrisë.

D.L

Continue Reading

Sport

Messi rikthehet te Argjentina, “Monumentali” përgatitet për lamtumirën e gjigantit

Published

on

By

Ajo që u raportua gjatë ditës së martë tashmë është zyrtare: Lionel Messi është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni.

Superylli i Inter Miamit do të rikthehet në përfaqësuese për një ndeshje të veçantë përshëndetëse, e cila do të zhvillohet në stadiumin legjendar “Monumental” të Buenos Airesit.

Argjentina do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore në këtë periudhë. Kampionët e botës do të përballen me Bolivinë më 30 shtator, Burkina Fason më 3 tetor dhe Beninin tri ditë më vonë. Pikërisht sfida ndaj Beninit pritet të jetë momenti special për Messin.

Kjo do të jetë një tjetër paraqitje simbolike e yllit argjentinas me fanellën e kombëtares, pas një karriere ndërkombëtare të jashtëzakonshme, kulmi i së cilës ishte triumfi në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022.

Messi ka fituar gjithashtu dy edicione radhazi të Kupës së Amerikës, në vitet 2021 dhe 2024, duke kompletuar një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e futbollit argjentinas.

Me 207 paraqitje, 125 gola dhe 68 asistime për Argjentinën, Messi ka lënë pas një rekord të jashtëzakonshëm.

Tani, “Monumentali” po përgatitet të mirëpresë edhe një herë kapitenin legjendar, në një natë që pritet të jetë e veçantë për futbollin argjentinas.

D.L

Continue Reading

Sport

Më 20 shtator mbahet Kampionati Shtetëror i Karatesë për Kadetë, Juniorë dhe U21

Published

on

By

Federata e Karatesë e Kosovës ka njoftuar se këtë të diel, më 20 shtator 2026, do të organizohet Kampionati Shtetëror për kategoritë e kadetëve, juniorëve dhe moshat e reja U21.

Garat do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, me fillim nga ora 11:00.

Marrë parasysh rëndësinë e këtij eventi për promovimin e talentit dhe përkushtimit të karatekave kosovarë, Federata u ka uruar sukses të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa u ka bërë thirrje sportistëve, trajnerëve dhe dashamirësve të karatesë që të pranishëm për të mbështetur garuesit.

D.L

Continue Reading

Sport

UEFA cakton stadiumet e finaleve të Ligës së Kampionëve për vitet 2028 dhe 2029

Published

on

By

Stadiumet ikonike “Allianz Arena” në Mynih  dhe “Camp Nou” në Barcelonë  do të jenë nikoqire të finaleve të mëdha të UEFA Champions League për vitet 2028 dhe 2029. Vendimi zyrtar u mor gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Mynih 2028: Në shtëpinë e Bayern München, finalja do të zhvillohet për herë të tretë në histori (pas edicioneve të vitit 2012 dhe 2025).

Barcelonë 2029: “Camp Nou” do të presë gjithashtu finalen e tij të tretë historike, pikërisht një vit para se Spanja të bashkëorganizojë Kupën e Botës 2030 me Portugalinë dhe Marokun.

Sezonet e ardhshme: Finalja e edicionit të ardhshëm është caktuar të luhet në stadiumin “Estadio Metropolitano” në Madrid.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara