Lajmet

​Haradinaj takon presidentin Begaj: Sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët e sigurisë është jetik

Haradinaj tha se me presidentin Begaj zhvilluan një bisedë të hapur dhe vëllazërore.

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin ka thënë se ka pasur një bisedë të hapur vëllazërore.

Ai ka shpërndarë disa foto nga ky takim, sipër të cilave ka shkruar se bashkëpunimi mes dy vendeve dhe sinqeriteti në raport me aleatët e sigurisë është jetik si asnjëherë më parë.

Me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilluam sot një bisedë të hapur dhe vëllazërore për situatën politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve. Shpreha gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar. Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët tonë të sigurisë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më jetik se asnjëherë më parë“, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajmet

Dështimi i 19-të për konstituimin e Kuvendit, Kusari-Lila fajëson opozitën

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas dështimit të 19-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar partitë opozitare për bllokimin e procesit.

Ajo tha se këto parti po refuzojnë të marrin pjesë në votimin për Komisionin për votim të fshehtë, i cili është i nevojshëm për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Këto votimet e fundit janë votime të cilat nuk ka pjesëmarrje të përfaqësuesve të partive opozitare. Në situatën aktuale, e kemi të paqartë se cila është kërkesa e opozitës. Cili është qëllimi i opozitës. Në rrethanën në të cilën jemi, është një situatë ku bllokuesit e vetëm janë partitë që nuk marrin pjesë në votim. Në rast se duan të bëjnë Qeverinë ose të jenë pjesë e një qeverie të partive opozitare të deritashme, atë nuk mund ta kenë pa u votuar Kuvendi, nënkryetarët dhe pa u konstituar Kuvendi. Në disa mediume është komentuar kërkesa për të takuar një herë në javë në seancë nga zotëri Dehari, kjo ishte vetëm referencë që të sqarohej çështja e kësaj procedure të votimit. Nuk është që kemi hezituar të vijmë çdo 48 orë por kemi propozuar për shkak se nuk ka lëvizje të qëndrimeve të tyre“, ka shtuar Kusari-Lila.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: Kurti duhet të reflektojë dhe ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare

Published

on

By

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të reflektojë dhe ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare.

I bëjmë thirrje deputetit Kurtit të reflektojë, të zhbllokojë situatën, ta ndërrojë kandidaten, në mënyrë që institucionet të konstituohen. PDK-ja ka qenë e përgjegjshme dhe konstruktive gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të mundohemi me çdo gjë për ta zhbllokuar situatën”, tha Çitaku.

 

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: AAK e gatshme për kandidat konsensual

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka ofruar zgjidhje për të shmangur bllokimin e Kuvendit, duke u shprehur e gatshme të votojë një kandidat konsensual që në seancën e parë.

Ai theksoi se vonesat po e dëmtojnë Kosovën dhe akuzoi kryeministrin Albin Kurti për qëndrim të jashtëligjshëm në detyrë.

Ne i kemi dhënë zgjidhje Kosovës, jo atij, duke premtuar votën e tonë që në ditën e parë për kandidat konsensual. Nëse ka kandidat konsensual, ne e votojmë. Ndryshe është duke e torturuar Kosovën kuptohet për të vazhduar të mbesë edhe deputet edhe kryetar qeverie jashtëligjshë. Vetëvendosja e ka kaluar pragun falë listës Guxo e Alternativës edhe kjo e jona ashtu është. Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun”, tha Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Seanca konstituive ndërpritet, vazhdimi më 23 maj

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e nëntëmbëdhjetë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 23 maj në orën 11:00

Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan 52 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancë ishin të pranishëm 109 deputetë.

54 deputetë kanë votuar për, kundër një,  asnjë abstenim, atëherë shihemi me 23 maj në ora 11:00”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

 

Continue Reading

Të kërkuara