Lajmet

​Haradinaj për Trepçën: Menaxhimi i dobët këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit

Ai e ka akuzuar Qeverinë e tanishme se e ka neglizhuar Trepçën.

Published

on

Janë bërë 34 vite nga greva e minatorëve të Trepçës. Këtë ditë e ka quajtur si aktin më të guximshëm dhe moment kthese për përpjekjen për liri, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tregoi se gjatë mandatit të tij si kryeministër është votuar statuti i “Trepçës”, ku u regjistrua si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës.

“Greva e Minatorëve ishte akt i guximshëm e moment kthese në përpjekjet tona për liri. Kjo grevë u shndërrua në rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë. Mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e atëhershme të punëtorëve të devotshëm ishte rikthimi i Trepçës në burim jete. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruam si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Ky ishte hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave dhe punësim dhe për ta rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje Haradinaj tha se Qeveria e tanishme e ka neglizhuar Trepçën, ku tani kjo ndërrmarje po ballafaqohet me mungesë të financave, me borxhe e prodhim minimal.

Lajmet

Përfundon në Mitrovicë murali kushtuar Statujës së Lirisë për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Published

on

Përfaqësues të Seksionit për Diplomaci Publike të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë morën pjesë në përurimin e muralit artistik kushtuar Statujës së Lirisë në Mitrovicën e Jugut, në kuadër të shënimit të #Freedom250, që përkujton 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

Murali u realizua në bashkëpunim me organizatën Futja Ngjyrë, e njohur për projektet e saj të artit urban në hapësirat publike.

Sipas Ambasadës Amerikane, projekti synon të promovojë vlerat e lirisë, kreativitetit dhe bashkëpunimit me komunitetin lokal, duke shënuar njëkohësisht jubileun historik të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Murali tashmë i është shtuar hapësirës publike në Mitrovicën e Jugut, si simbol i miqësisë dhe vlerave të përbashkëta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për sulm ndaj një të mituri

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicën e Jugut, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm”.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Arrestimi është bërë pasi në rrjetet sociale u publikua një video-incizim, në të cilin i dyshuari shihet duke sulmuar një viktimë të moshës së mitur.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

24 vjet burg për të akuzuarin për vrasjen me thikë në Zllakuqan të Lipjanit pas një konflikti mes fëmijëve

Published

on

Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për veprën penale “Deklarim i rremë”, në lidhje me një rast të tentim-vrasjes që kishte ndodhur në shtator të 2013-ës.

Sipas Policisë, tre të dyshuarit gjatë intervistimit kanë dhënë deklarata që dallojnë nga ato që janë dhënë fillimisht për rastin, duke ngritur dyshime për deklarim të rremë.

“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë lidhur me rastin ‘Tentim Vrasje’ të datës 20.09.2013 pasi që të njëjtit kanë dhënë deklarata të ndryshme krahasuar me rastin ku janë intervistuar fillimisht”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rama: Serbia mban përgjegjësinë kryesore për ngecjen e dialogut me Kosovën

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për ngecjen e dialogut me Kosovën, duke theksuar se Beogradi ende nuk e ka pranuar realitetin e krijuar me ekzistencën e Republikës së Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Serbia, Rama u shpreh se problemi kryesor qëndron te refuzimi i Serbisë për të pranuar ndryshimin e realitetit politik në rajon.

“Serbia është më përgjegjësja për situatën në dialog, sepse nuk është e gatshme ta pranojë realitetin. Nuk ekziston më diçka që quhet ‘Kosova dhe Metohia’; ekziston Republika e Kosovës”, deklaroi ai.

I pyetur për faktin se pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Rama tha se kjo nuk e ndryshon realitetin.

“Pesë nga 27 janë ende pak. Shumica dërrmuese e vendeve e kanë pranuar realitetin. Edhe shqiptarët, sikurse kombet e tjera të ish-Jugosllavisë, kishin të drejtën e vetëvendosjes”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Rama shmangu komentet direkte për qëndrimet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

“Unë kam një rregull që e respektoj gjithmonë: nuk flas kurrë për opozitën time në një gjuhë të huaj. Mos më kërkoni të them në një gjuhë të huaj gjëra që kanë të bëjnë me Albin Kurtin dhe me vëllezërit e motrat e mia në Kosovë”, tha ai.

Në fund, Rama theksoi se Serbia, si shteti më i madh në rajon, duhet të përballet me të kaluarën dhe të pranojë realitetin e ri.

“Sipas mendimit tim, sa më shpejt që Serbia ta pranojë se ekziston një realitet i ri, aq më mirë do të jetë për vetë Serbinë”, përfundoi ai./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara